Lajme
Dhjetë kandidatë në garë tek Antikorrupsioni
Procedura e përzgjedhjes, e cila u bllokua për shkak të zgjedhjeve lokale, do të rifillojë në seancën e së martës në Komisionin Parlamentar të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Intervistat me kandidatët që plotësojnë kërkesat sipas komisionit të përzgjedhjes fillojnë me 10 kandidatët e përzgjedhur
Evis HALILI
Shkup, 17 nëntor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit së shpejti do të ketë një kryetar të ri. Procedura e përzgjedhjes, e cila u bllokua për shkak të zgjedhjeve lokale, do të rifillojë në seancën e së martës në Komisionin Parlamentar të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Intervistat me kandidatët që plotësojnë kërkesat sipas Komisionit të përzgjedhjes fillojnë me 10 kandidatët e përzgjedhur nga 12 që aplikuan në total. Në garë janë juristë e ekonomistë, si Vesna Dorevska (Shkup), ish ndihmëse ministre në MPB. Vlladimir Naumoski (Shkup), jurist, i cili është gjithashtu anëtar i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Juristi Antonio Sanev (Shkup), ish-drejtor i Ministrisë së Brendshme. Ekonomisti Branko Smilevski (Shkup), juristet Valentina Todorovska (Shkupi) dhe Nenad Trifunovski (Tetova). Avokati Feuzi Xhaferi (Gostivar), ish kandidat për Avokatin e Popullit.
Kandidatë të tjerë janë Bllagica Troshanska (Shkupi), udhëheqëse sektori në Ministrinë e Mbrojtjes, juristi Kimo Çavdar (Shkup), Adem Çuçul (Shkup). Intervistat do të zhvillohen nesër dhe të mërkurën. Sipas procedurës, Komisioni Përzgjedhës (i përbërë nga shtatë anëtarë) duhet të përcaktojë një listë renditjeje brenda tre ditëve pas intervistave.
Kjo listë renditjeje i dorëzohet më pas Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet, i cili, brenda dy ditëve, i propozon Parlamentit kandidatët më të mirë në një listë të vetme të propozuar. Përzgjedhja administrative u krye nga Zëvendës Avokati i Popullit, Ilber Rufati, Darko Avramovski dhe Baldri Jashari, anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, si dhe deputetët Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, Saranda Imeri-Stafai nga koalicioni “VLEN”, Mitko Trajçuleski nga LSDM dhe Arbana Pasholli nga BDI. Ata u zgjodhën në gusht, ishin të autorizuar për të përpunuar të dhëna personale dhe dorëzuan deklarata me të cilat zotoheshin të siguronin konfidencialitetin dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por puna e tyre u ndërpre për shkak të zgjedhjeve, të cilat e pezulluan të gjithë procesin.
Njoftimi publik për zgjedhjen e kryetarit të KSHPK-së u publikua më 1 gusht, pasi ish-kryetarja, Tatjana Dimitrovska, dha dorëheqjen gjashtë ditë më parë. Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar ka ngritur akuza kundër saj për dy krime – për zbulimin e një sekreti zyrtar ish-drejtorit të TEC-it të Negotinës dhe për falsifikim kompjuterik. (koha.mk)
Lajme
Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net
Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.
“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.
“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
