Connect with us

Lajme

Mickoski shtrëngon duart me Ramën dhe Kurtin

Në Tiranë po mbahet samiti i liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së”. Kryeministri Hristijan Mickoski është pjesëmarrës, dhe ndër të tjera ka zhvilluar takime rasti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti. Mickoski ka thënë se ky samit përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar dialogun dhe për të forcuar përpjekjet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. “Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal, si shtylla kryesore të vizionit tonë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të begatë”, deklaroi Mickoski. /SHENJA/

May be an image of the Oval Office

May be an image of text

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Deputeti Bytyqi: Qytetarët do të paguajnë mbi 60 milionë euro vetëm kamatë për borxhin e ri

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, tha se huamarrja e re qeveritare prej 260 milionë eurosh do të jetë shumë më e shtrenjtë, duke marrë parasysh normën e lartë të interesit, me shtetin që paguan midis 58 dhe 64 milionë euro vetëm për interesa.

Bytyqi theksoi se çmimi për huamarrje kaq të shtrenjtë do të paguhet nga qytetarët edhe para se të ndihet ndonjë efekt ekonomik.
“Sipas EURIBOR-it aktual gjashtëmujor prej 2.562% dhe marzhit të dakorduar prej 2.10 pikë përqindjeje, kjo kredi aktualisht do të kushtojë rreth 4.66% në vit. Në varësi të orarit përfundimtar të shlyerjes, shteti do të paguajë afërsisht midis 58 dhe 64 milionë euro vetëm për interesa, dhe me tarifën e njëhershme prej 3.64 milionë eurosh, barra e drejtpërdrejtë financiare varion nga 61 deri në 67 milionë euro, pa kosto shtesë të agjencisë dhe kosto të tjera. Ky është çmimi i vërtetë që qytetarët do të paguajnë edhe para se të ndiejnë ndonjë efekt ekonomik”, tha Bytyqi.

Në të njëjtën kohë, Bytyqi theksoi se paratë nga borxhi i ri nuk do të përdoren për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve, por për tenderët kriminalë të Qeverisë.
“Gjëja më e frikshme është se këto para nuk shkojnë te qytetarët, nuk shkojnë për një standard më të lartë, por për tenderët partiakë, kompanitë e preferuara dhe luksin e qeverisë. Prandaj, LSDM, siç njoftoi, do ta kundërshtojë këtë borxh”, tha Bytyqi.

Continue Reading

Lajme

Çmime të reja të naftës për festën e Bajramit

Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë rriten me 0.5 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të rriten me 0.50 denarë për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk do të ndryshojë.

Çmimi i naftës M-1 NS do të rritet me 0.330 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 51.144 denarë.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë siç e quajti ai, fitoren e përbashkët.
Mexhiti theksoi se bashkë me partnerët e qeverisë kanë gjetur zgjidhje, jo vetëm për provimin e Jurisprudencës, por edhe të gjitha provimeve tjera profesionale.
“Nuk ka nevojë për protestë. Ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhje, por jo vetëm për Jurisprudencës, por për të gjithë provimet profesionale që nuk janë zgjidhur për 25 vite. Zgjidhjen e kemi promovuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e ka thënë edhe kryeministri”.
“Studentët i përgëzoj për organizimin, për protestat, për mendimin ndryshe. Por dua të potencoj se studentët nuk kanë nevojë të protestojnë, por duhet të festojnë fitoren e përbashkët”, tha Mexhiti.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme21 seconds ago

Deputeti Bytyqi: Qytetarët do të paguajnë mbi 60 milionë euro vetëm kamatë për borxhin e ri

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, tha se huamarrja e re qeveritare prej...

Lajme2 minutes ago

Çmime të reja të naftës për festën e Bajramit

Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë rriten me 0.5 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë. Çmimet me...

Lajme4 minutes ago

Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë...

Lajme4 minutes ago

Sela propozon Ligj të ri për përfaqësim të drejte dhe adekuat: Ky ligj realizon të drejtat e qytetarëve, nuk është ligj dosido

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për përfaqësim të drejtë...

Lajme6 minutes ago

Mesazhi i Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahu me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh...

Lajme19 hours ago

Tregjet plot, qytetarët po përgaditen për festën e Kurban Bajramit

Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët kanë filluar përgatitjet tradicionale që shoqërojnë këtë ditë të rëndësishme për besimtarët...

Lajme19 hours ago

Interesimi i madh për blerjen e kurbanëve, pavarësisht çmimeve të larta

Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave...

Lajme20 hours ago

MPB del me sqarim për të shtënat në Haraçinë

Rasti i djeshëm në Haraçinë i cili bëri bujë në opnion, ku policia ka shtënë me armë zjarri, pasi të...

Lajme20 hours ago

Maqedonia e Veriut humb 10 mijë banorë në vit nga emigrimi dhe rënia e lindshmërisë

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, popullsia po plaket. Të rinjtë po emigrojnë masivisht nga Maqedonia e Veriut. Këtë...

Lajme20 hours ago

Një e mitur shtatzënë u shtrua në spital me dhimbje të lindjes, policia ndaloi nënën e saj

Një vajzë e mitur me dhimbje lindjeje u soll dje në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Pas...

Trending