Lajme
Gjorgjievski: Nuk ka kompromis me ndotësit, janë shqiptuar dënime deri 53.000 euro
Në periudhën e kaluar, nga ana e Qytetit të Shkupit janë ndërmarrë kontrolle të përforcuara inspektuese në kapacitetet industriale, janë vendosur mbikëqyrje të rregullta dhe të jashtëzakonshme, është punuar në zgjidhjen e trafikut, ndërtimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe korridoreve të gjelbra, si dhe trajtim adekuat i deponive. Veëtm në periudhën prej 6 nëntorit deri më 1 janar, janë shqiptuar 90 urdhër-pagesa kundërvajtëse dhe gjoba, 33 vendime për detyrim, 35 mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe 290 vërejtje. Janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.000 deri 53.000 eurove.
“Sot u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit të qytetit të Shkupit, kushtuar ndotjes së ajrit ambiental dhe shkaktarëve të saj. Më vjen mirë që pas një kohe të gjatë për këto çështje po diksutohet sinqerisht dhe pa politikbërie, me qëllim që të ndërmerren aktivitete konkrete, dhe jo vetëm problemet të anashkalohen. Dakordohem me të gjitha paraqitjet e këshilltarëve. Ky prpoblem kërkon përkusshtim, aksione konkrete dhe përgjegjëssi të përbashkët. Ndotja nuk është problem që zgjidhet brenda natës, as nuk është krijuar nga pushteti i tanishëm, por tani është obligim i yni të veprojmë dhe ta bëjmë Shkupin më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Në periudhën e kaluar ndërmorëm kontrolle të përforcuara inspektuese në kapacitetet industriale, vendosëm mbikëqyrje të rregullta dhe të jashtëzakonshme, punuam në zgiidhjen e trafikut, ndërtimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe korridoreve të gjelbra, si dhe trajtim adekuat të deponive. Vetëm në periudhëm prej 6 nëntorit deri më 1 janar, janë shqiptuar 90 urdhër-pagesa kundërvajtëse dhe gjoba, 33 vendime për detyrim, 35 mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe 290 vërejtje. Inspektorët për mjedis jetëssor kryen mbi 45 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në subjektet juridike në rrethin e ish-fabrikës OHIS dhe Fabrika e xhamit, si dhe në territorin e komunës së Sarajit. Janë shqiptuar gjoba prej 1.000 deri 53.000 euro”, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievskinë profilin e tij në Fejsbuk.
Lajme
Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë
Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia kombëtare në këtë komunë janë të garantuara institucionalisht dhe se emërtimet e rrugëve e shesheve janë bërë në përputhje me ligjin dhe me miratimin e Qeverisë.
Boçi tha se, sipas garancive që mori nga Mexhiti, në të njëjtën mënyrë do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë dhe në vendet e tjera, duke shtuar se “kur bëhet fjalë për kombin, VLEN dhe jemi një”.
Statusi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi
Sot në Çair, në zemër të Shkupit, bashkë më kryetarin Izet Mexhiti, për t’u bindur se Çairi frymon shqip, se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë.
Kur gjërat bëhen me ligj e procedurë, ato nuk mund t’i kontestojë askush.
Rrugët, sheshet dhe lagjet e Çairit e Butelit mbajnë emra veprimtarësh, ngjarjesh e personalitetesh të shquara të kombit tonë.
Dhe kryetari Mexhiti më siguroi se ato janë bërë konform procedurës dhe ligjeve, me pëlqim edhe të Qeverisë.
Prandaj ato janë të pakontestueshme, të pacenueshme, dhe të parevokueshme.
Kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë e gjetiu, më siguroi Izet Mexhiti.
Kur bëhet fjalë për kombin Vlen dhe jemi 1.
Lajme
PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë
Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës.
Sipas pamjeve, një numër i vogël qytetarësh i janë përgjigjur thirrjes për protestë, e cila u organizua si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
Protesta ishte thirrur nga BDI si shprehje e kundërshtimit ndaj këtij vendimi, ndërsa pjesëmarrja në terren, bazuar në pamjet nga droni, rezulton dukshëm më e ulët nga sa pritej.
Lajme
VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz, a përfunduan milionat evropiane në rrjetin e interesave familjare?
Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në Zajaz dhe Kërçovë, duke ngritur dyshime për keqpërdorime financiare dhe përfshirje të kompanive të lidhura me familjen Ahmeti.
Në një konferencë për media, Faton Fazliu nga VLEN deklaroi se, pavarësisht 24 viteve në pushtet dhe kontrollit mbi institucionet kryesore, BDI nuk arriti të zgjidhë një nga problemet më themelore të banorëve të Zajazit – ndërtimin e një rrjeti funksional të kanalizimit.
Sipas tij, qytetarët sot përballen me një projekt të papërfunduar, kanale të hapura dhe gropa septike, ndërsa shteti ka pësuar dëme milionëshe dhe ka humbur fonde nga Bashkimi Evropian.
VLEN iu referua informacioneve të publikuara lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga Policia Financiare për dyshime mbi keqpërdorime gjatë realizimit të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kërçovë. Sipas këtyre të dhënave, dëmi i pretenduar ndaj buxhetit arrin mbi 127 milionë denarë, ndërsa janë humbur rreth 9,47 milionë euro fonde nga programi IPA.
Fazliu tha se projekti nuk dështoi për mungesë fondesh, pasi financimi ishte siguruar nga Bashkimi Evropian, por për shkak të, siç u shpreh ai, “garancive bankare të dyshimta, angazhimit të nënkontraktorëve të paautorizuar dhe mungesës së kontrollit institucional”.
VLEN ngriti gjithashtu pyetje lidhur me raportimet se kompani të lidhura me Drin Ahmetin, nipin e Ali Ahmetit, kanë marrë pjesë në realizimin e projektit, duke kërkuar sqarime mbi rolin e tyre, vlerën e kontratave, mënyrën e përzgjedhjes dhe nëse kanë qenë të autorizuara nga institucionet kompetente.
Koalicioni kërkoi nga Prokuroria Publike dhe Policia Financiare që ta zgjerojnë hetimin, të publikojnë listën e të gjithë nënkontraktorëve të angazhuar dhe të verifikojnë nëse ka pasur lidhje politike, biznesore apo familjare mes personave përgjegjës dhe strukturave të BDI-së.
“Banorëve të Zajazit nuk u duhen më arsyetime, por kanalizim. Ndërsa qytetarët meritojnë përgjigje për çdo denar të shpenzuar dhe përgjegjësi nga ata që kanë menaxhuar këtë projekt”, deklaroi Fazliu.
BDI deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
