Lajme
Gjatë muajit dhjetor janë mbledhur 13.000 ton mbeturina komunale në Shkup
Gjatë muajit dhjetor 2025, NP “Higjiena Komunale”-Shkup mblodhi dhe transportoi gjithsej 13.000 ton mbeturina komunale nga koshat në shtëpitë individuale dhe kontejnerët e vendosur në hapësirat publike në territorin e qytetit të Shkupit.
“Në të njëjtën kohë, ekipet e Kompanisë larguan 2200 metra kub mbeturina kryesisht të rënda dhe ndërtimore nga deponitë ilegale të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit.
Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup zhvilloi një numër të madh bisedash edukative me përfaqësues të subjekteve afariste, si dhe me individë të cilët u kapën duke hedhur mbeturina në mënyrë të papërshtatshme, gjatë të cilave u përgatitën 225 procesverbale.
Numri më i madh i procesverbaleve – gjithsej 85 – u dorëzuan në komunën e Karposhit të Shkupit”, thonë nga NP “Higjiena Komunale”.
Lajme
Tetova në festë me “Netët Rinore”, Telekom Maqedoni vazhdon përkrahjen për kulturën dhe të rinjtë
Tetova po jeton ditë të mbushura me muzikë, energji dhe atmosferë festive në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë – Netët Rinore”, që po zhvillohen nga 27 deri më 29 korrik 2026, duke mbledhur mijëra qytetarë dhe vizitorë në qendër të qytetit.
Skena e këtij manifestimi është shndërruar në një pikëtakim të artistëve më të njohur të estradës shqiptare. Gjatë netëve festive performuan emra të njohur si Xhensila Myrtezaj, Rilind Alimani, Fjolla Ibrahimi, DJ Ginger, 2TON, Nora Istrefi, Majk, Emrah Brah, Blleki, DJ Bata, si dhe shumë artistë të tjerë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të rinjtë dhe dashamirët e muzikës.
Realizimi i një programi të këtij niveli nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e partnerëve që investojnë vazhdimisht në jetën kulturore të vendit. Në mesin e tyre është edhe Telekom Maqedoni, e cila mbështet Programin Rinor në kuadër të “Vera e Tetovës 2026”, duke kontribuar në organizimin e mbrëmjeve festive dhe në krijimin e përvojave të paharrueshme për të rinjtë.
Si një kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore, Telekom Maqedoni vazhdon të dëshmojë se është pranë qytetarëve jo vetëm përmes teknologjisë dhe shërbimeve të komunikimit, por edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme të kulturës, muzikës dhe aktiviteteve që pasurojnë jetën e shoqërisë. Përkrahja e ngjarjeve që bashkojnë të rinjtë dhe promovojnë vlerat kulturore mbeten pjesë e angazhimit afatgjatë të kompanisë.
“Tetova n’Festë – Netët Rinore” konfirmoi se do të kthehet në një nga manifestimet më të rëndësishme verore në rajon, duke sjellë netë të mbushura me muzikë, argëtim dhe emocione, ndërsa mbështetja e partnerëve si Telekom Maqedoni është një garanci që ngjarje të tilla të vazhdojnë të zhvillohen dhe të pasurojnë jetën kulturore të qytetit të dy universiteteve.
Lajme
Memishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet online
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për mërgimtarët, të cilët gjatë këtyre ditëve po vizitojnë komunën për t’u informuar lidhur me gjendjen e tyre administrative, pagesat e tatimit në pronë dhe obligimet e tjera komunale.
Sipas Memishit, interesimi i shtuar i qytetarëve dhe përgjegjësia e treguar ndaj detyrimeve komunale janë dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke kontribuar në ndërtimin e një komune më të organizuar, më transparente dhe më të zhvilluar.
Ai bëri të ditur se së shpejti do të funksionalizohen edhe aplikacionet online, të cilat do t’ua lehtësojnë qytetarëve marrjen e shërbimeve komunale, pavarësisht se ku ndodhen.
Në fund, kryetari Memishi falënderoi qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të vazhdohet drejt modernizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Komunës së Tearcës.
Lajme
Dogana konfiskoi 5.000 pako cigare me vlerë 9 milionë denarë, u arrestua shoferi i kamionit
Në një aksion të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues të deklaruar për transit, janë zbuluar dhe konfiskuar 5.000 pako cigare me vlerë prej 9 milionë denarësh.
Shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë, i cili kishte tentuar t’i kontrabandonte cigaret, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “kontrabandë”, njoftoi Drejtoria Doganore.
Sipas njoftimit, kamioni ishte deklaruar për transit nga Greqia drejt Serbisë dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur, transportonte materiale ndërtimore – lesh guri.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet doganore zbuluan mbi paletat me mallin e deklaruar 100 kuti të pashënuara, secila me nga 50 pako cigare, përkatësisht gjithsej 5.000 pako cigare pa pulla akcize, të cilat nuk ishin deklaruar.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
