Lajme
Çdo i katërti nxënës në RMV ka luajtur bixhoz për para
Hulumtimi i institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veirut tregon se gjatë 12 muajve të fundit, një në katër nxënës (25%) deklaroi se ka luajtur bixhoz për para. Bixhozi me prani fizike është më i zakonshëm (21%) sesa bixhozi online (15%), edhe pse të dy format janë të pranishme në masë të konsiderueshme. Bixhozi problematik është rritur nga 4.5% në 2019 në 7.6% në 2024 te ata që luajnë bixhoz (9.3% te djemtë dhe 4.1% te vajzat në 2024).
Nga ata që luajnë bixhoz, 21% kanë marrë pjesë në bixhoz me prani fizike (makineri, lojëra me letra ose kubë, lotari, bast sportiv ose mbi kafshë). Djemtë kishin më shumë gjasa të luanin bixhoz: 30% e djemve raportuan se kishin luajtur për para, krahasuar me 12% të vajzave.
Bixhozi online (makina, lojëra me letra ose kubë, lotari, bast sportiv ose mbi kafshë) është më pak i përhapur, por ka dallime gjinore. 15% e nxënësve raportuan bixhoz online, ku 21% ishin djem dhe vetëm 9% vajza.
“I këto shifra tregojnë dallime të rëndësishme gjinore në sjelljen ndaj bixhozit, ku djemtë raportojnë vazhdimisht nivele më të larta të përhapjes në të gjitha format e bixhozit”, thotë IShP.
Nga 2015 në 2024, përhapja totale e bixhozit për para te nxënësit në 12 muajt e fundit ka treguar rënie graduale. Në 2015, 31% e nxënësve raportuan bixhoz, që u ul në 27% në 2019 dhe më pas në 25% në 2024.
Te djemtë, përhapja ishte më e lartë në 2015 (44%), por u ul ndjeshëm deri në 2019 (34%) dhe që atëherë mbeti stabile.
Te vajzat, përhapja mbeti relativisht stabile gjatë periudhës së monitoruar, me ndryshime të vogla: 18% në 2015, rritje e lehtë në 19% në 2019 dhe ulje në 16% në 2024.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një trend rënës të përhapjes së bixhozit te nxënësit, kryesisht te djemtë, ndërsa nivelet te vajzat mbeten të ulëta dhe stabile gjatë gjithë periudhës.
Hulumtimi u krye me mbi 2,8000 nxënës të moshës 15-16 vjeç./portalb
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
