Lajme
Mësohet se me cilat dënime fillon”Qyteti i sigurt”!
Vozitja në kryeqytet dukshëm është qetësuar pas periudhës testuese të sistemit “Qyteti i sigurt”, thotë shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski.
Ai theksoi se qytetarët menjëherë e kanë ulur numrin e kundërvjatjeve me vendosjen e vërejtjeve, ndërsa sistemi i ri do të regjistrojë katër kundërvajtje kyçe të cilat më së shumti e rrezikojnë sigurinë në komunikacion: vozitja e shpejtë, kalimi në semafor të kuq, automjete të paregjistruara dhe parkimi jo i rregullt.
“Përmes vërejtjeve populli shumë shpejtë reagoi gjatë periudhës testuese. U njoftua, e dinte se çka paraprin dhe menjëherë e qetësoi vozitjen, e qetësoi mënyrën e vozitjes. Me atë dëshmuam se mund të jemi njejtë si gjermanët, austriakët, si të gjitha vendet e tjera që e kanë të inkorporuar atë në sistemin e vet – edhe ne ta respektojmë”, deklaroi Topallovski në podkastin “Radar” me Sotir Kostov.
Ai theksoi se reagimi ishte aq i shpejtë sa që numri i kundërvajtjeve u ulë për më shumë se tre herë.
“Në fillim kishim mbi 110 mijë kundërvajtje. Nuk ka sistem dhe institucion që mund ta përpunojë atë. Por populli – për dy ditë – e zbriti numrin në 30 mijë. Aq është i menqur populli ynë. Mu në vërjtje, mu në vetë testin, e uli nivelin e vozitjes së shpejtë”, shtoi ai.
Topallovski sqaroi se reforma është e kahëzuar drejt katër kundërvajtjeve të cilat më së shumti ndikojnë në rendin dhe sigurinë e trafikut: vozitja e shpejtë, kalimi në dritë të kuqe, automjete të paregjistruara dhe parkim jo i rregullt. Këto janë mu kundërvajtjet që do t’i detektojë “Qyteti i sigurt”.
“Njerëzit thonë: ‘Dy-tre minuta do të ndalem’, ndërkaqkjo krijon probleme të mëdha. Nëse vetëm në një pikë në ‘Aradhat partizane’ ndalen dy automjete, krijohen kolona që për dy orë nuk do të mund t’i pastroni. Më e keqja është se në atë mënyrë rrezikohen jetët e njerëzve – nuk sheh këmbësor, nuk sheh se kush kalon”, paralajmëroi Topallovski.
Ai shtoi se mbeten edhe kundërvajtjet e tjera rrugore për të cilat ka pasur dënime deri më tani, si mosmbajtja e rripit të sigurisë apo përdorimi i celularit gjatë vozitjes, por përmes “Qytetit të sigurt” do të regjistrohen vetëm katër kategoritë prioritare.
Lajme
Elezi: VLEN po e kthen përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ligj
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, ka deklaruar se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë politike, por parim kushtetues që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe një nga shtyllat kryesore të karakterit multietnik të shtetit.
Sipas tij, për më shumë se dy dekada kjo çështje ka mbetur pa një zgjidhje ligjore të qëndrueshme, duke u trajtuar përmes mekanizmave të përkohshëm dhe interpretimeve të ndryshme, por pa një ligj të veçantë.
“Për gati 23 vite kjo çështje mbeti pa ligj të veçantë. Arsyet i dimë, kishim arnime, mekanizma të përkohshëm dhe interpretime të ndryshme, por asnjëherë ligj”, ka theksuar Elezi.
Ai ka vlerësuar se me ardhjen e VLEN-it në përfaqësimin e shqiptarëve janë hapur procese që, sipas tij, nuk janë iniciuar gjatë dy dekadave të kaluara.
“Për vetëm 24 muaj ne sollëm ligj dhe po e avancojmë Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap historik dhe një përgjigje serioze ndaj boshllëkut institucional që u krijua pas shfuqizimit të balancuesit”, ka deklaruar Elezi.
Në fund, ai ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike të mbështesin këtë proces, duke theksuar se tashmë është koha për vendime konkrete dhe jo për retorikë politike.
“Ky është momenti kur secili duhet të tregojë nëse është në anën e historisë. Nuk ka më vend për patriotizëm të rrejshëm. VLEN nuk bën zhurmë për të drejtat e shqiptarëve, por i kthen ato në ligj. VLEN shqiptarët po i bën ligj”, ka përfunduar Elezi.
Lajme
Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24 qershor në Konferencën e 5-të me temë “Kapërcimi i hendekut ndërmjet pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe politikave rinore”, e mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në këtë aktivitet, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me politikat rinore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Gjatë punimeve të konferencës, u trajtuan çështje si avancimi i politikave për të rinjtë, sfidat e shëndetit mendor te gjeneratat e reja, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe politike. Po ashtu, u theksua rëndësia e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat se si mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë, duke synuar politika më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të tyre.
Deputetja Musa vlerësoi rëndësinë e këtyre forumeve ndërkombëtare si hapësira ku ndërtohen ura bashkëpunimi dhe ku forcohet dialogu për të ardhmen e gjeneratave të reja në rajon.
https://www.facebook.com/share/p/1HGPU1rqzd/
Lajme
Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.
Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.
Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
Ja postimi plotë:
Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
