Connect with us

Lifestyle

Era Emurli prezanton EP-në “7 HIJE’T”, një udhëtim muzikor i përgatitur me profesionistë të industrisë

Këngëtarja e re Era Emurli po bën një hyrje të fuqishme në skenën muzikore me projektin e saj më të ri, EP-në “7 HIJE’T” – një koncept unik që përmbledh 7 këngë, 7 videoklipe, 7 ngjarje dhe 7 ndjenja. Ky projekt vjen si rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar, në bashkëpunim me profesionistë të njohur të muzikës, producentë, kompozitorë dhe regjisorë të videoklipeve.

Një EP që sjell shumë zhanre dhe emocione

“7 HIJE’T” nuk është vetëm një koleksion këngësh – është një udhëtim i plotë emocional. Çdo këngë përfaqëson një “hije” të ndryshme, një ndjenjë të veçantë dhe një ngjarje që lidhet me jetën, dashurinë, sfidat dhe përvojat personale. ERA sjell në këtë projekt një larmi zhanresh muzikore, duke dëshmuar se është një artiste e kompletuar dhe e guximshme në zgjedhjet e saj.

7 videoklipe, 7 histori vizuale

Për herë të parë, një EP e tillë do të shoqërohet me 7 videoklipe, secili i realizuar me kujdes të veçantë dhe një vizion artistik të qartë. Videoklipet do të shfaqin jo vetëm interpretimin e ERA-s, por edhe një estetikë të veçantë, të punuar me profesionistë të fushës së kinematografisë dhe produksionit.

Surpriza që nuk mbarojnë

Gjatë këtij muaji pritet të publikohet projekti i parë i EP-së, #LUJVUJ, si një fillim i fuqishëm i rrugëtimit të ERA-s. Por surprizat nuk ndalen këtu – çdo muaj do të lansohet nga një, e ndoshta edhe dy projekte të reja, duke krijuar një seri të qëndrueshme muzikore dhe artistike që do të mbajë publikun në pritje.

ERA – një artiste e re me vizion të qartë

ERA Emurli është një emër i ri, por me një energji dhe profesionalizëm të rrallë. Ajo ka punuar me profesionistë të muzikës dhe produksionit, duke sjellë një projekt që është i përgatitur në detaje dhe me shumë kujdes. “7 HIJE’T” është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm, dhe ERA premton që do të vazhdojë të sjellë muzikë me mesazh, emocion dhe cilësi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Florela Çoçaj shkëlqen krah babait të saj Flori Çoçaj, me këngën e re “Bjer o shi”

Një bashkëpunim i veçantë familjar po vjen në skenën muzikore shqiptare. Florela Çoçaj ka bashkuar zërin dhe talentin e saj me babanë, këngëtarin e njohur Flori Çoçaj, duke sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Bjer o shi”.

Ky projekt shënon një moment të veçantë për Florelën, e cila vjen krah babait të saj në një interpretim që i jep këngës një emocion të veçantë dhe e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Flori Çoçaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Nexhat Mujovi – Virusi. Videoklipi është realizuar nga MProduction, kurse producent ekzekutiv i projektit është Flori Çoçaj.

Kënga publikohet nga Baresha Network dhe tashmë është në dispozicion të publikut.

“Bjer o shi” vjen si një bashkëpunim që bashkon muzikën, emocionin dhe lidhjen babë e bijë, duke i dhënë Florelës një hapësirë të veçantë për të prezantuar veten para publikut.

Continue Reading

Lifestyle

Kostovski: Nga deponi e egër në park të madh në Luboten, fshati po merr pamje krejtësisht të re

Hyrja e fshatit Luboten do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe rekreative për banorët. Deponia e egër, e cila për vite me radhë kishte dëmtuar pamjen e kësaj zone, së shpejti do t’i takojë së kaluarës, pasi në vend të saj Komuna e Butelit do të ndërtojë një park të madh.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili përmes një postimi ka njoftuar se tashmë kanë nisur ndryshimet në hyrje të Lubotenit, me synimin që një hapësirë e shndërruar në deponi të kthehet në një park të bukur dhe të gjelbër.

Kostovski theksoi se asnjëherë më parë nuk është punuar kaq shumë për Lubotenin, duke përmendur si projekte konkrete realizimin e rrjetit të ujësjellësit, një kërkesë e kahmotshme e banorëve, si dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit.

Ai rikujtoi se para banorëve kishte marrë edhe zotimin se deponia e egër në hyrje të fshatit do të largohej dhe në atë hapësirë do të ndërtohej një park i madh, ku banorët do të mund të kalojnë kohën e lirë dhe të rekreohen.

Ndërkohë, banorët e Lubotenit që ishin të pranishëm e falënderuan Kostovskin për angazhimin, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e vëmendjes së kryetarëve të mëparshëm ndaj kësaj zone. Sipas tyre, është e turpshme që drejtuesit e kaluar të komunës as që kishin vizituar këtë pjesë të Butelit.

Ata vlerësuan angazhimin e kryetarit aktual dhe theksuan se investimet dhe kujdesi për komunën duhet të shtrihen në çdo vendbanim, pa dallim se për cilën pjesë të Butelit bëhet fjalë.

Nga një hapësirë e mbuluar me mbeturina, hyrja e Lubotenit synon të shndërrohet në një pikë të re gjelbërimi dhe rekreacioni për komunitetin.

Continue Reading

Lifestyle

Afrona dhe Androna Thaçi, motrat e vogla nga Tetova që po sjellin emocion me këngën “Për çdo fëmijë” në “Akordet e Kosovës”

Talentet e reja nga Tetova po ngjiten në skenën muzikore! Afrona dhe Androna Thaçi marrin pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës” me këngën “Për çdo fëmijë”, një projekt muzikor që përcjell mesazh të veçantë për më të vegjlit.

Dy artistet e vogla nga Tetova, Afrona dhe Androna Thaçi, po prezantojnë talentin e tyre në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës”, me këngën “Për çdo fëmijë”, duke sjellë një paraqitje që i kushtohet fëmijërisë dhe rëndësisë së saj.

Kënga vjen me muzikë dhe orkestim nga Nexhat Mujovi – Wirus, ndërsa tekstin e ka shkruar Besarta Murtezani. Përmes këtij projekti, Afrona dhe Androna bëhen pjesë e një festivali që u jep hapësirë talenteve të reja për të shfaqur aftësitë e tyre dhe për të hedhur hapat e parë në skenën muzikore.

Pjesëmarrja e dy motrave nga Tetova është një moment i bukur për promovimin e talenteve të reja shqiptare, të cilat me pasionin dhe përkushtimin e tyre dëshmojnë se muzika nuk njeh moshë dhe se ëndrrat mund të fillojnë të marrin jetë që në fëmijëri.

Me këngën “Për çdo fëmijë”, Afrona dhe Androna Thaçi përfaqësojnë me krenari qytetin e tyre, Tetovën, duke sjellë në festival zërin dhe talentin e gjeneratës së re.

Skena e “Akordeve të Kosovës” është një mundësi e rëndësishme për artistet e reja që të fitojnë përvojë, të prezantojnë talentin e tyre para publikut dhe të ndërtojnë rrugëtimin e tyre artistik.

Suksese Afronës dhe Andronës! Tetova ka arsye të krenohet me talentet e saj të vogla!

https://www.facebook.com/reel/1771651417500702

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme33 minutes ago

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore...

Lajme38 minutes ago

Kodra e Diellit hap shitjen online të biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit

Ski-Qendra “Kodra e Diellit” ka njoftuar se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit....

Lajme39 minutes ago

Edon Rexhepi, studenti shqiptar që përfundoi Ekonomikun në Shkup me mesatare 10.00

Një sukses i veçantë akademik vjen nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më...

Lajme3 hours ago

Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Mos i kufizoni të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë,...

Lajme4 hours ago

Pas reagimit të këshilltarëve shqiptarë, tabela në parkun “Oaza e Butelit” vendoset edhe në gjuhën shqipe

Tabela në hyrje të parkut “Oaza e Butelit”, në Komunën e Butelit, tashmë është vendosur edhe në gjuhën shqipe, pas...

Lajme17 hours ago

Taravari: S’kanë faj VLEN-i, ata janë si kukulla në Qeveri

Arben Taravari në Click Plus, duke folur për Alta Banka, kritikoi ashpër përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri. “S’kanë faj VLEN-i....

Lajme17 hours ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes...

Lajme17 hours ago

Mimoza Musa: Funksionarët e BDI-së kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli lidhur me përdorimin...

Lajme17 hours ago

Kasami: Gjuha shqipe nuk është zyrtare, qëndrimi i BDI-së është dyftyrësh

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk ka status zyrtar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut,...

Lajme20 hours ago

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona...

Trending