Lifestyle
Lule e nis mbarë këtë vit, kujt i thotë “Goodbye”?
Pop artistja kosovare Lule nuk ka të ndalur, pasiqë ka sjellë projektin më të ri.
Ajo ka sjellur projektin e ri të titulluar “Goodbye” të cilin e ka publikuar në kanalin Faber Media.
Projekit është punuar nga producenti Nurteel.
Videoprojekti është realizuar nga super produksioni Max Production dhe si producent ekzekitiv i projektit shfaqet pikërisht menaxheri i suksesshëm i skenës shqiptare, Labinot Nuraj.

Sponsor të ketij projekti janë kompanitë Drini Market dhe Edeka Thaqi.
Ju ftojmë të ndiqni këngën më të fundit të Lules:
Lifestyle
“Kaj”, projekti i ri veror i Artir Gjikokajt që sjell ritëm dhe atmosferë
Këngëtari Artir Gjikokaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Kaj”, një këngë me ritëm veror që sjell energji, atmosferë të lehtë dhe tinguj që përshtaten me sezonin e nxehtë.
Artisti, i cili prej vitesh është aktiv në skenën muzikore shqiptare me projekte solo dhe bashkëpunime të ndryshme, këtë herë vjen me një material që synon të përcjellë freski, disponim dhe vibe vere. “Kaj” ndërtohet mbi një frymë moderne dhe ritmike, duke e sjellë Artir Gjikokajn në një tjetër projekt që i shtohet repertorit të tij muzikor.
Kënga pritet të gjejë vend te publiku që preferon projektet e lehta verore, ndërsa “Kaj” vjen si një tjetër hap i Artir Gjikokajt në rrugëtimin e tij artistik.
Lifestyle
Sfida e Butrintit, shqiptari bën gjestin e veçantë me tre djemë me Sindromin Down që ata t’i fitojnë 100 mijë eurot
Butrint Imeri, këngëtari shqiptar, ka bërë një sfidë interesante.
Ai ka thënë se kush i bën videot më virale në Tik Tok me këngët e reja të albumit të tij, pra, që pëlqehën e shikohen më së shumti, do t’ia dhurojë 100.000 euro.
E një shqiptar, me lejen e prindërve të tre fëmijëve me Sindrom Down, ka realizuar një video me ta në mënyrë që ata t’i fitojnë këto para dhe t’i ndaj nga 33 mijë euro për secilin.
“Unë kam vendosur që, nëse këta engjuj i fitojnë ato 100 mijë euro, do t’ua ndaj të treve në mënyrë të barabartë – secilit do t’i takojnë rreth 33,333.33 euro.
Përveç kësaj, kam edhe një dhuratë të veçantë për këta: gjatë verës do t’i dërgoj në pushime, kudo që ata dëshirojnë!
Hajde të gjithë bashkë t’i përkrahim këta engjuj, sepse e meritojnë çdo të mirë në këtë botë. Zoti i ka bekuar me zemër të bardhë, dashuri dhe mirësi të pafundme. Le t’ua kthejmë me respekt, dashuri dhe mbështetje.
Këta engjëj e meritojnë këtë shpërblim dhe gjithë dashurinë e botës” shkruhet në fund të videos.
Fëmijët e kategorisë së tij nuk janë shumë të socializuar fatëkeqësisht në shoqërinë tonë, prandaj, po t’i fitonin këto para, do ishte një ndihmesë e madhe për ta!
Videon mund ta shihni duke klikuar direkt në link!
https://vt.tiktok.com/ZSCRxfqDK/
Lifestyle
Ola Xhauri rikthehet me “Location”, një projekt ritmik me Florian Tufallarin
Këngëtarja Ola Xhauri ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Location”, një bashkëpunim me Florian Tufallarin, që e rikthen atë në vëmendjen e publikut me një këngë ritmike dhe një paraqitje të kuruar në çdo detaj.
Në këtë projekt, fokusi bie te Ola Xhauri, e cila vjen me energji, stil dhe një prezencë të fortë artistike, duke e vendosur veten në qendër të klipit dhe të gjithë konceptit muzikor. “Location” sjell një atmosferë moderne, ndërsa këngëtarja shfaqet me një interpretim të sigurt dhe një imazh të ndërtuar me kujdes, në përputhje me frymën e këngës.
Pas realizimit të projektit qëndron një ekip i gjerë profesionistësh. Muzika është punuar nga Sardi Mneri, tekstin e ka shkruar Deyzoh, ndërsa produksioni është realizuar nga Monkey Music. Videoklipi është prodhuar nga Full Moon Production, duke i dhënë këngës një dimension vizual të veçantë.
Në paraqitjen e saj, Ola është mbështetur edhe nga emra të njohur të skenës së modës dhe bukurisë. Arbër Bytyqi është kujdesur për grimin, Katerina Zenel dhe Eréza Kabashi për stilimin, ndërsa koreografia është realizuar nga Arbiol Dardha.
Me “Location”, Ola Xhauri sjell një projekt të kompletuar, ku muzika, imazhi dhe performanca bashkohen në një prodhim që synon të lërë gjurmë te publiku. Kënga shënon një tjetër hap në rrugëtimin e saj artistik, duke e prezantuar këngëtaren me një frymë të re dhe me një projekt që mban vulën e një pune të mirëmenduar.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
