Connect with us

Lajme

Rreshjet sjellin vështirësi në Hasanbeg, banorët kanë kujtime të hidhura nga vërshimet

“Kanali i parregulluar, për të cilin banorët paralajmëruan prej kohësh, vazhdon të shkaktojë dëme. Banorët janë të shqetësuar se, nëse reshjet e shiut vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Ndaj ata kërkojnë që të merren masa sa janë ende në kohë, sepse uji nuk pret premtime”.

Rreshjet e dendura të sotme kanë sjellë veshtirësi në Hasanbeg, ku uji ka mbushur oborret e disa shtëpive, duke bllokuar daljen dhe duke krijuar rrezik për dëme të mëtejshme. Situata nxjerr në pah problemet me kanalet e parregulluara, ku thekson për të disatën herë nevojën për ndërhyrje urgjente para se dëmet të përkeqësohen. Qenan Ismaili, një banor i Hasanbegut, ku edhe në emër të të gjithë fqinjëve që nuk donin të flisnin para kamerave, për tvShenja, shprehi revoltën e tij dhe të gjithë të tjerëve.

Qenan Ismaili, banor i Hasanbegut

“Mirdita quhem Qenan Ismaili, banor i Hasanbegut, kemi problem me këtë kanallin, vetëm nuk është sot e dje, baba këtu prej të 70-ën kur ka ardh e ka përjetu këtë kanal e është plak, e ka vdekur, un i bëra 50 po e përjetoj, gjithmonë na e kanë mbajtur si xhoker kanalin. Kur kanë ardhur votimet ti kërkojnë, xhoker gjithmonë ka qenë kanali, do të bëhet kanali, do të ndërtohet kanali, jo në korrik, jo gusht, gjë hiq kurr hiq skan ndërtu. Tash jam detyru sot, ka hy uji në shtëpi krejt rrugëve kryesore qka mblidhet uji, atmosferska te komuna që del, vjen këtu në kanal na hyn në shtëpia. Më sot ne problemet i kemi , shikoni lëshoje kamerën le të shihet, këto janë krejt qka i kemi mbledhur, jamë detyru me pru bagerin privat”.

Të lodhur nga premtimet, ata shprehin hapur zhgënjimin dhe paralajmërojnë edhe për ndonjë protestë të fuqishme nëse problemi me kanalin vazhdon kështu duke mos u zgjidhur.

Qenan Ismaili, banor i Hasanbegut

“Para 1 muaji kam bë apel, njëjtë e kam pasur problemin, nuk kanë mar masa në komunë. Tash kam bë, tash pritet me dhënë një lajm që do të vere një bager, një kamjon, po atë unë deri sa ta shoh nuk e besoj, se gjithmonë jemi manipulu me kësi muhabete, kena me ardh, kena me i dërgu, jo të hënën, jo tjetrën javë, kurr nuk u bë azgjë. Kjo duhet mu pastru njëher e përgjithmonë, mu kry kjo punë, jo me e mbajt xhoker për banorët e Hasanbegut. Kanalin kena me e ndërtu, kanalin kena me e ndërtu, kurse nuk ndërtohet. Ama edhe ne do të revoltohemi ndonjë ditë keq, kur do të dalim edhe ne një protestë të fuqishme ta bëjmë atëher nuk do të jetë mirë, as për komunën, as për banorët as për askënd”.

Banori paralajmëron dhe shqetësohet se nëse rreshjet e shiut vazhdojnë ka gjasa që uji të hyjë më shumë, në shtëpi dhe thekson se për këtë shkak sot janë detyruar që të angazhojnë një bager privat.

Qenan Ismaili, banor i Hasanbegut

“Kjo rrezik, nëqoftëse vazhdon sonte me ra shi hala, kjo e rezikon edhe mrena me hi. Sikur që në 2016 që na ka ndodhur, kjo mundet me ndodh apet, pse, nuk ka rrugëdalje, nuk është pastru bërllogu, prej gjithçka vjen ktu, qka të mblidhet vjen mblidhet këtu tek ura, kta e kemi problemin, unë sot nashta po e kaloj me atë ujin qka e inqizut, po nëqoftëse vazhdon shiu, do të jetë më rrezik. Unë e hetoj rrezikun se qfarë vjen, për atë kam dale kam marrë masa, i kam mbledh kojshin, banorët krejt, me ndihma me send, privat bagerin, për çfarë ne ta pastrojmë privat kurse është shteti”.

Ndërkaq  ai thekson se ky kanal për të cilin u dhanë shumë premtime, por që deri më tani nuk u bë azgjë, duhet me do e mos të ndërtohet dhe pastrohet njëher e përgjithmonë.

 Qenan Ismaili, banor i Hasanbegut

“Të pastrohet kanalli, të ndërtohet kanali sikur na kanë premtuar Afrim Gashi, Izet Mexhiti, edhe bobi na e kanë premtuar këtu te komuna kur kanë qenë, na kanë premtuar që kanali do të bëhet me beton, korritë, krejt. Ajo nëqoftëse njëher ndërtohet ashtu kurrë zdo të ketë problem, qe 70 vjet ky problem është, 70 vjet, po plakemi, kan mu plakë djemt e mi e kan me vdek xhoker kanallin, qe se pravi kanallnot qe se pravi kanallot, merr votat, nuk shkon kështu gjithmonë. Ne mundemi mu manipulu okej, ama një dit na vjen deri këtu, edhe ne e kemi boll kur ta bëjmë, kur ta bëjmë ne boll atëher është shumë keq, po nuk kemi qef të vijmë deri aty situata, le të marin masa, le të pastrohet, të mos mblidhet uji, tash detyrohem un të jap secilën javë që të bjerë shi me dhënë pare bagerin, atë, këtë, edhe krejt privat, për çfarë, çfarë arsye”.

Përderisa ky problem për vite me radhë vazhdon të shkaktojë dëme të njëjta, teksa zgjidhja e tij është përmbytur nga institucionet, banorët  thonë se durimi ka një kufi. Ndaj janë në pritje të dërhyrjeve të menjëhershme nga institucionet./Shenja/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

Lajme

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.

Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 hours ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme10 hours ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme10 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme10 hours ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme10 hours ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme10 hours ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme10 hours ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme1 day ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme1 day ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Lajme1 day ago

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur...

Trending