Connect with us

Lajme

Erdogan i kujton Europës: Turqia, garancia juaj!

Synimi i Turqisë për t’u përfshirë në programin SAFE të Bashkimit Evropian u përsërit nga Erdogan, duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga Etiopia.

Presidenti turk i bëri thirrje Unionit të çlirohet nga “axhendat e ngushta” që janë të papajtueshme me “epokën e transformimit të shpejtë”.

“Për vite me radhë, ne kemi shpjeguar në çdo platformë se vendi ynë do të japë shumë kontribute pozitive në Bashkimin Evropian. Tani është koha që Evropa të përfshijë Turqinë në mekanizmat ekzistues të mbrojtjes dhe sigurisë. Bota po ndryshon; sa më gjatë mund të mbetet Bashkimi Evropian rob i axhendave të ngushta në këtë epokë transformimi të shpejtë? Është e pamundur të kuptohet”, tha Erdogan.

“Mundësia më e mirë është të hiqen pengesat ideologjike për integrimin e Turqisë në Evropë dhe të forcohet fuqia e Evropës. Ata tani duhet të pranojnë se qëndrimet që përjashtojnë Turqinë dhe injorojnë realitetet globale nuk janë aspak logjike”, vazhdoi ai, duke shtuar: “Krijimi i një arkitekture të re mbrojtëse në Evropë… Nëse ky është qëllimi i tyre, është e qartë se krijimi i saj pa Turqinë do të jetë një përpjekje e pamjaftueshme. Ushtria turke është sot një nga ushtritë më të mëdha dhe më efektive në NATO. Ne kemi besim të plotë në ushtrinë tonë. Falë kësaj, ne jemi një vend që jo vetëm flet në tryezën e negociatave, por edhe demonstron aftësitë e tij në terren.”

“Shpresoj që të gjithë tani e kanë kuptuar se pa Turqinë, Evropa nuk mund të ndërtojë një ekuacion të fortë sigurie”, shtoi ai në deklaratat e tij. /tesheshi.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tetova shndërrohet në kryeqendër të bashkëpunimit: Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare

Qyteti i Tetovës ka mirëpritur këtë javë delegacionet e larta të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), në një takim që shënon një gur themeli për konsolidimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Takimi mblodhi kryetarë komunash dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, si dhe përfaqësues të komunave arbëreshe nga Italia, duke i dhënë ngjarjes një karakter të plotë kombëtar dhe kulturor.

Strategjia 2026-2028: Fokus te fondet e BE-së dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, vëmendja kryesore u përqendrua te Strategjia Afatmesme 2027–2028 dhe prioritetet e punës për vitin aktual. Diskutimet u fokusuan në tri shtylla kryesore:

  • Integrimi Evropian: Përafrimi i standardeve të qeverisjes lokale me ato të Bashkimit Evropian.

  • Thithja e Investimeve: Rritja e kapaciteteve teknike të komunave për të aplikuar dhe implementuar projekte ndërkufitare të financuara nga fondet e BE-së.

  • Ekonomia dhe Turizmi: Promovimi i një pakete të përbashkët turistike që lidh trashëgiminë kulturore të të gjitha trevave shqipfolëse.

Një Union që po rritet

Pjesëmarrja e komunave arbëreshe këtë vit reflekton rritjen e vlerës së këtij Unioni, jo vetëm si një instrument administrativ, por edhe si një urë lidhëse shpirtërore dhe ekonomike me diasporën historike.

Asambleja mbylli punimet me një zotim të përbashkët për të intensifikuar shkëmbimin e përvojave në sferën e urbanizmit, mjedisit dhe kulturës, duke e parë Unionin si një aktor kyç në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Continue Reading

Lajme

Diaspora do të përjashtohet nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2031

Diaspora do të përjashtohet nga procesi i regjistrimit të popullsisë që pritet të realizohet në vitin 2031. Këtë e paralajmëroi numri një i Entit të Statistikave Dejan Stankov duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si Ent Shtetëror për Statistika do ta marrim parasysh propozimin e Gjykatës Kushtetuese e cila është sjellë para një periudhe të caktuar. Në përputhje me metodologjinë statistikore dhe standardeve ndërkombëtare nuk ka nevojë që të ndajmë qytetarët, në kuptimin nuk ka nevojë të përfshijmë popullsinë jo rezidente sepse qëllimi i regjistrimit është përcaktimi i popullsisë rezidente, gjegjësisht popullsinë që jeton në shtet dhe kjo është definicioni themelor statistikor”, deklaroi Dejan Stankov – Drejtor i Entit të Statistikave.

Ministri i Transformit Digjital thotë se dikasteri i tij po bashkëpunon me të gjitha institucionet të cilat bartin të dhënat e qytetarëve. Para regjistrimit elektronik, do të bëhen testime të metodologjisë.

“E dini se si parti politike e kemi kritikuar regjistrimin e kaluar dhe kishim arsye se pse. Një pjesë e madhe e të dhënave nuk ishin mbledhur në mënyrën e duhur të metodologjisë. Regjistroheshin njerëz nga mërgata të cilët fare nuk janë rezident të shtetit nën rrethana të paqarta. Kujtojmë se kishte pako me pasaporta të cilët regjistroheshin sikur janë njerëz dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë në regjistrimin e ardhshëm dhe mirë është që kemi filluar më herët që secili të punojë në regjistrat e tij”, tha Stefan Andonovski – Ministër i Transformimit Digjital.

 Vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dispozita të metodologjisë të cilat ndanin popullsinë e Maqedonisë në rezident dhe jo rezident. Sipas Kushtetueses, ky kategorizim ishte bërë pa bazë ligjore sepse ligji për regjistrim nuk parashihte një ndarje të tillë me akt nënligjor.  Në regjistrimin e fundit të popullsisë, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 2 milion e 97 mijë e 319 persona prej të cilëve 1 milion e 836 mijë e 713 persona janë rezident. Ndërkohë si jorezidentë janë regjistruar 260 mijë 606 persona. Prej tyre rreth 180 mijë apo 66,4 për qind janë shqiptarë, ndërsa mbi 12 mijë apo 24,5 për qind janë maqedonasë. /Alsat/

Continue Reading

Lajme

Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi Topojanit

Në një atmosferë dhimbjeje dhe respekti, u mbajt mbledhje komemorative për mësimdhënësin e ndjerë Hazbi Topojani (1974–2026), në organizim të SHFK “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Komunën e Çairit.

Në këtë tubim përkujtimor morën pjesë familjarë, kolegë, miq dhe përfaqësues institucionalë. Fjalë rasti mbajti edhe Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, i cili e kujtoi të ndjerin si një njeri të përkushtuar ndaj arsimit dhe një mik të afërt, duke vlerësuar kontributin e tij në edukimin e brezave.

Drejtoresha e shkollës, Esma Fazlija, nënvizoi rolin dhe përkushtimin e tij në arsim, ndërsa kolegu Xhelal Ramadani ndau kujtime personale nga bashkëpunimi i tyre ndër vite. Nga Komuna e Çairit, Mjellma Gashi theksoi angazhimin e tij institucional, duke veçuar edhe drejtimin e Shkollës për të rritur “Anton Semejnoviq Makarenko”.

Në fund, në një moment tejet emocional, djali i tij, Ermal Topojani, ndau disa fjalë prekëse për babain e tij.

Kujtimi për Hazbi Topojanin do të mbetet i përjetshëm.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

Tetova shndërrohet në kryeqendër të bashkëpunimit: Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare

Qyteti i Tetovës ka mirëpritur këtë javë delegacionet e larta të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), në një...

Lajme15 hours ago

Diaspora do të përjashtohet nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2031

Diaspora do të përjashtohet nga procesi i regjistrimit të popullsisë që pritet të realizohet në vitin 2031. Këtë e paralajmëroi...

Lajme15 hours ago

Mbledhje komemorative në nderim të Hazbi Topojanit

Në një atmosferë dhimbjeje dhe respekti, u mbajt mbledhje komemorative për mësimdhënësin e ndjerë Hazbi Topojani (1974–2026), në organizim të...

Lajme15 hours ago

Policia arreston 5 persona për drogë në Shkup

SPB Shkup arrestoi pesë persona në lokacione të ndryshme në Shkup. Gjatë aksionit u sekuestruan: substanca të bardha marihuanë peshore...

Lajme15 hours ago

Taravari mbështet kërkesat e studentëve shqiptarë: “Si prind dhe profesor, e kam detyrim moral”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë, duke u rreshtuar...

Lajme15 hours ago

Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

Një kombinim i dëmshëm mes shtetit dhe naftëtarëve është shndërruar në një grabitje të pastër ndaj qytetarëve të Kosovës për...

Lajme15 hours ago

Çmime rekord të karburantit në Gjermani, një litër naftë në disa pompa arrin deri në 3 euro

Pavarësisht masave të qeverisë gjermane për të parandaluar rritjen e çmimeve të karburantit , disa derivate të tilla si nafta...

Lajme15 hours ago

Ulet numri i shkeljeve nga “Safe City” në mars

Nga numri i pergjithshem i shkeljeve te regjistruara per kalimin e nje sinjali te mbyllur (semafor te kuq), jane registruar...

Lajme15 hours ago

Filipçe: Nëse nuk anëtarësohemi në BE gjysma e maqedonasve do të marrin pasaporta bullgare

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se çështja e integrimit në Bashkimin Evropian nuk duhet parë më si një temë...

Lajme1 day ago

Erdogan: Uji zëvendëson naftën si burimi më strategjik

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se lufta për naftën dhe karburantet me bazë karboni në shekullin e kaluar...

Trending