Lajme
Rrahje para Gjykatës së Tetovës
MPB njofton se më datë 11.03.2026, në ora 13:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.Z. (46) nga fshati Zhelinë e Tetovës.
Arrestimi është bërë duke vepruar sipas denoncimit paraprak se, pas përfundimit të një seance gjyqësore, ai ka sulmuar fizikisht personin B.XH. (54) nga fshati Zhelinë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme
Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve
Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat e drejtorëve, për të cilat është diskutuar në kuadër të bisedimeve me partnerët e koalicionit.
“Do të jenë në periudhën që vijon, do të dihen emrat në periudhën e ardhshme”, tha shkurt kryeministri Mickoski.
Mickoski në korrik të këtij viti tha se deri në fund të verës do të mbarojnë bisedimet për drejtorët, sidomos në nivel lokal ku edhe është skanuar puna e ndërmarrjeve publike.
“Më tej do të vazhdojmë edhe në strukturat tjera edhe në nivel lokal. Ne kemi edhe në nivel lokal numër të madh të drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Kemi mendimin tonë për punën e një pjesë e atyre njerëzve. Kemi vende ku mundemi më mirë”.
“Ky proces i rikonstruimit, thellësisht dhe thelbësisht do të ndryshojë shumë gjëra deri në fund të verës”, deklaroi Mickoski më 20 qershor të këtij viti.
Njëkohësisht, deri në fund të shtatorit në VMRO-DPMNE vijon procesi i anëtarësimit dhe përditësimit të anëtarësisë në parti.
Ndryshimet bëhen në mes të mandatit, pasi kryeministri bëri një rikonstruim më të madh të eshalonit të parë. Partnerët e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM u ripozicionuan në resorë. VLEN-i mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Kulturës dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, megjithatë humbi Shëndetësinë, Politikën Sociale dhe pozitën e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të mirë. ZNAMI po udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa Ivan Stoillkoviqi nga partia serbe me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. /Alsat.mk
Lajme
Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup
Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit”.
“SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB. përcjell Zhurnal.mk .
Lajme
Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për komplotin e dyshuar është mbajtur i fshehtë për disa muaj.
Netanyahu e bëri deklaratën gjatë një interviste telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, duke e lidhur kërcënimin me nevojën për masa të vazhdueshme sigurie për familjen e tij.
“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq të vriste një nga djemtë e mi. Kjo është arsyeja pse kjo siguri nuk është luks. Pa të, ata do të kenë sukses”, tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit nuk bëri të ditur se cili prej dy djemve të tij, Yair apo Avner, ishte objektivi dhe nuk dha detaje mbi mënyrën apo kohën kur dyshohet se ka ndodhur komploti.
Netanyahu tha gjithashtu se kishte komunikuar me kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar që të sigurojë mbrojtjen e përshtatshme për çdo kandidat për postin e kryeministrit, veçanërisht në periudhën e fushatës zgjedhore.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Netanyahu u bëri thirrje gjithashtu aktorëve politikë që të tregojnë përmbajtje gjatë fushatës.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
