Connect with us

Lajme

Haradinaj përpiqet ta injorojë kryeministrin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka “injoruar’ kryeministrin Albin Kurti, gjatë ceremonisë së shënimit të 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve. Haradinaj ia ka zgjatur dorën “ftohtë” Kurtit, duke mos u ngritur nga vendi, raporton Ekonomia Online

. Më pas në një postim në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti se po i mashtron minatorët.Ai ka thënë se menaxhimi i dobët i Trepçës dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit.

Ndërkohë, kryeministri Kurti, ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit burojnë nga greva e minatorëve të “Trepçës”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake

Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.

Kujojmë që Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara!
Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk.
P.s
Besoj se Blendi Fevziu e ka marrë vesh këtë lajm (presim video).
Continue Reading

Lajme

Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe.

Osmani shkruan se një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.

Ja reagimi i plotë i Osmanit:

Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.

Gjykata Kushtetuese, në përbërje monoetnike, zhvilloi një seancë për një nga çështjet më delikate që lidhen me demokracinë tonë multietnike dhe vendosi të vazhdon me presionin ndaj gjuhës shqipe.

Ky akt rijujton të kaluarën dhe kërcënon të ardhmen tonë të përbashkët.

E ardhmja jonë duhet të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe tolerancën.

Le të mos lejojmë që plagët e së kaluarës të na pengojnë të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të bashkuar për të gjithë!

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë – maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarë të tjerë të komuniteteve – të ngremë zërin kundër këtij veprimi që rrezikon kohezionin tonë shoqëror dhe shtetëror.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake

Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë...

Lajme8 hours ago

Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Përshëndes...

Lajme8 hours ago

Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe. Osmani...

Lajme8 hours ago

Ndërpritet seanca për Ligjin e Gjuhëve

Gjykatësit kushtetues e ndërprenë seancën pas kërkesës së gjykatësit raportues të kësaj lënde që të përgatitet seancë përgatitore në të...

Sport22 hours ago

Themelimi i Akademisë së Futbollit të Beshiktash BJK në Gostivar, moment historik për futbollin në rajon

Gostivari dhe rajoni i Pollogut sot shënojnë një ditë të rëndësishme për futbollin dhe të ardhmen e talenteve të reja....

Lajme24 hours ago

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese...

Lajme1 day ago

E dhimbshme: Vdes policja 22-vjeçare, pasi rrëshqiti nga Piramida në Tiranë

Një police e Shqipërisë, ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë. 22-vjeçarja u rrëzua ditë më parë nga Piramida...

Lajme1 day ago

Hyri “live” në Tik-tok nga Gjinekologjia, gjykata në Tetovë kërkon që që të kthehet në punë anesteziologu Valton Dervishi

Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi,...

Lajme1 day ago

Mickoski: Në periudhën që pason do të ketë edhe shumë konfirmime për krimet e qeverisë së kaluar

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me vendosjen e Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, në konferencë për...

Lajme1 day ago

Ageler: SHBA dje mori një hap të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit në Maqedoni

Ambasadorja e SHBA-së, Angella Ageller, në një konferencë për media, deklaroi se SHBA dje mori një hap të rëndësishëm në...

Trending