Lajme
Krim në një familje në Kumanovë, 66 vjeçari vret motrën dhe nipin, një tjetër i plagosur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj, respektivisht ndaj nipërve të tij, me çka motra dhe njëri prej djemve të saj ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa i plagosuri i tretë është tranferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfrimuar rastin për TV SHENJA, të cilët kanë sqaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e marrëdhënieve të pazgjidhura të pronësisë.
Tabelë: MPB
“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punjonjësit e policisë i kanë hequr lirinë D.Gj (66), pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R( 63) dhe djemve të saj Zh.R (36) dhe T.R(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R dhe T.R, ndërsa Z.R me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”.
Nga MPB thonë se sulmuesi është arrestuar menjëherë ndërsa vazhdojnë hetimet për këtë rast tragjik, ndërsa në ditët në vijim do t’i ndajnë infmroacionet më të hollësishme për opinionin.
Lajme
Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje
Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.
Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.
Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.
Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.
Lajme
Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.
Lajme
Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë
Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.
Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
