Connect with us

Lajme

Plazhi nis herët, kosovarët “nuk e tradhtojnë” Shqipërinë

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht këtë vit pritet që sezoni turistik në Shqipërië të jetë i mbarë. Si çdo vit shqiptarët e Kosovës edhe këtë sezon do të jenë të shumtë për nga numri.

Kjo referuar edhe numrit të hyrjeve nga dogana e Morinit. Rreth 16 mijë shtetas kosovarë dhe 6 mijë mjete kaluan në Shqipëri këtë fundjavë duke shënuar një numër të lartë të hyrjeve në prag të fillimit të sezonit turistik, ndërkohë që bregdeti po preferohet jo vetëm për plazh por edhe peshkim.

Ndërkohë festa e Fiter Bajramit ka sjellë edhe emigrantët kosovarë që jetojnë e punojnë në Europë, të cilët vijnë përmes Shqipërisë për të festuar bashkë me familjet në vendlindje.

Në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë këtë fundjavë nuk pati radhë apo pritje. Kjo edhe nga zbatimi i marrëveshjes së dy qeverive për lëvizje të lirë e pa kontrolle gjatë fundjavës, e cila për vitin e tretë të zbatimit do të aplikohet edhe gjatë gjithë ditëve të sezonit turistik 2024./A2Cnn

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë

Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati, në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë inteligjencën artificiale.

‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë.

Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.

Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani, edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.

Continue Reading

Lajme

Fidan: Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në arenën ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, i cili gjendet për vizitën në Kosovë, tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare, raporton Anadolu.

Pas takimit me homologen e tij, Donika Gërvalla-Schwarz, të dy kryediplomatët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Duke folur për vizitën e tij në vend, Fidan tha se “kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por edhe vëllezërit tanë”.

Kryediplomati turk gjithashtu foli edhe rreth mbështetjes që Türkiye i jep Kosovës.

“Ne e kemi mbështetur gjithmonë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha Fidan.

Ministri turk pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Ai përveç takimeve me zyrtarë të tjerë do të vizitojë edhe qytetet Prizren dhe Mamushë, si dhe selinë e KFOR-it, ku Türkiye nga tetori i vitit 2023 mban kryesimin.

Në Prishtinë, ministri Fidan udhëtoi pas vizitës së tij të djeshme në Maqedoninë e Veriut.

– Marrëdhëniet Türkiye-Egjipt

Fidan, mes tjerash theksoi dëshirën e përbashkët për të zhbllokuar potencialin e plotë të partneritetit mes Türkiyes dhe Egjiptit.

“Egjipti dhe Türkiye kanë një vullnet të fortë për të realizuar potencialin e plotë të të dy vendeve, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në çështjet rajonale”, tha Fidan në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

Fidan shtoi se zyrtarizimi i marrëdhënieve “brenda një kuadri sistematik” mund të shërbejë si një model për rajonin.

Komentet e ministrit turk pasojnë vizitën e presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të mërkurën në kryeqytetin turk Ankara.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 days ago

Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë

Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel...

Lajme2 days ago

Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e...

Lajme2 days ago

Fidan: Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në arenën ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, i cili gjendet për vizitën në Kosovë, tha se vendi i tij do...

Sport2 days ago

Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Sot (e premte), Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25...

Lajme2 days ago

Paraburgim për një 31-vjeçar, tentoi ta përdhunojë një grua në Shkup

Paraburgim prej 30 ditësh i caktoi Gjykata Themelore Penale – Shkup, një personit nga Shkupi, i dyshuar për tentim për...

Lajme3 days ago

Gjendet e vdekur një 39-vjeçare nga Shkupi

MPB-ja informoi se dje në ora 09:05 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë e saj në Karposh të...

Sport3 days ago

Xhaka së bashku me Haaland, Vinicius e Bellingham në kërkim të Topit të Artë

Lista e ngushtë e nominimeve për Ballon d’Or 2024 është publikuar para ceremonisë së ndarjes së çmimeve që zhvillohet muajin...

Lajme3 days ago

Greqia dënon me burgim katër shtetas të RMV-së, ishin të përfshirë në vjedhjen e veturave luksoze të turistëve

Katër shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët u arrestuan vitin e kaluar dhe të akuzuar si anëtarë të një...

Lajme4 days ago

Vuçiq: Do të shkoja në Mitrovicë nëse do të më lejonin ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare....

Lajme4 days ago

Salih Murat: Gashi e keqpërdori pozitën e tij me dërgimin e sigurimit në aeroport

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë  të deputetit të Frontit Europian, Salih Murat, në Kuvendin e RMV: I nderuar...

Trending