Connect with us

Lajme

Elmi Aziri: Mickoski propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – pjesë e Frontit Europian, Elmi Aziri ka dalë me reagim pas zhvillimeve të takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Aziri nëpërmjet një shkrimi, hedh dyshime se në këtë takim, kryeministri i ka propozuar Arsovskës që mjetet e parapara për magjistralen prej në Shkup deri në Stankovec, të ridestinohen për zgjidhjen e problemit me ndërmarrjen publike të Shkupit.

“Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë, nga 15 në 4 miliard denar! Mjetet për Spitalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 miljon në 1,7 milion denarë! Dje Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Parqe dhe Gjelbrime!”.

“Pra, Kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!
Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë! Tmerr!”, shkroi mes tjerash Aziri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

‘Befason” Von der Leyen, zgjerimi i BE-së në duar të Sllovenisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar përbërjen e re të Kolegjit të Komisionerëve, që i bie qeveria e re e Bashkimit Evropian, që për momentin ka 27 vende anëtare.

Një ndër emërimet më të befasishme është personi që do të jetë në krye të zgjerimit të BE-së, e nominuara për këtë post është diplomatja nga Sllovenia, Marta Kos, njofton Klankosova.tv.

“Duhet të theksohet se Marta Kos, është propozuar nga qeveria sllovene, si anëtare e Kolegjit të Komisionerëve. Procedura e nominimit që përfshin konsultim të parlamentit të Sllovenisë, për një opinion jo obligativ është duke vazhduar. Ajo (Kos), do të jetë komisionere e zgjerimit po ashtu përgjegjëse për fqinjësinë lindore, dhe ajo do punojë për të mbështetur Ukrainën, dhe vazhdimin e punës në rindërtim dhe të mbështes vendet kandidate që të bëhen gati për hyrjen e tyre (në Bashkim Evropian)”, tha kryetarja e KE-së, Von Der Leyen.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, është vetëm Republika e Kosovës, që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Aplikimi për këtë ishte bërë në dhjetor të 2022-ës, por Brukseli nuk ka bërë deri tani asnjë hap drejt dhëniës së këtij statusi.

Ndryshe, shefe e re e diplomacisë evropiane do të jetë Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë. Kallas, do ta zëvendësojë spanjollin, Josep Borrell, që mbajti këtë post nga viti 2019, njofton Klankosova.tv.

Continue Reading

Lajme

Turk apo gjerman? Doneri nxit debatin në Gjermani

Raportimi i së martës nga “Deutsche Welle” për “Aldo Morning Show” në Tv Klan preku këtë herë një temë social-kulturore. Prej vitesh miliona turq jetojnë në Gjermani duke konsoliduar një miqësi mes vendeve, por ajo që i ka lidhur më shumë është një ushqim kult: dëneri që njihet edhe si dyner apo doner.

Sipas Lindita Arapit, Gjermania është përfshirë nga një debat për përgatitjen e dënerit. Turqit mendojnë se duhet të quhet i tillë vetëm si e përgatisin ata, ndërsa gjermanët s’bien dakord.

Lindita Arapi: Lobi turk i dënerit mendon se duhet të quhet dëner vetëm çfarë bëhet 100% si dëner në Turqi. Federata turke ka paraqitur jë kërkesë zyrtar në BE për ta ndalur dënerin gjerman nëse nuk bëhet ashtu si në Turqi dhe me përbërës tradiionalë. Yusuf Efiloglu nga Federata Ndërkombëtare e Dënerit, ka folur për “Deutsche Welle” dhe thotë dëneri është turk, është ushqim tradicional, vendlindja e tij është Turqi dhe në Gjermani dëneri bëhet i ndryshuar, bëhet me mish viçi apo edhe me mish pule, ndërkohë që turqit duan që ai të bëhet me mishin e gjedhit 16-muajsh dhe qengjit 6-muajsh, domethënë janë ato kërkesat që kanë secila federatë dhe në të vërtetë ata e duan si vlerë kulturore të tyre që të mbrojnë traditën e tyre, por gjermanët nuk janë dakord për këtë, prodhuesit gjermanë të dënerit.

Tradita nuk është i vetmi shqetësim, por edhe kostoja e dënerit. Ushqimi konsiderohet një kult dhe ka një xhiro prej miliarda eurosh në vit.

Lindita Arapi: Tregtarët në Gjermani janë të shqetësuar sepse thonë do të rriten çmimet dhe mund të humbasin konkurrencë. Ka edhe një faktor ekonomik, mos të harrojmë që sektori i dënerit në Gjermani, është vërtet një ushqim kult në Gjermani, ka një xhiro prej 2.4 miliardë eurosh në vit dhe punëson 60 mijë punëtorë. Është një faktor ekonomik prandaj edhe tregtarët turq në Gjermani janë të shqetësuar./tvklan.al

Continue Reading

Lajme

Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto në shtrat të moshuarit dhe ia mori 50 mijë euro

Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh.

Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar (71 vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm.

Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kenë raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do të ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të kapë nga i moshuari plot 50 mijë euro.

Në një aksion të organizuar të policisë, dje është kapur në një banesë e dyshuara Leonora Gashi.

Me vendim të prokurorit, 41 vjeçarja është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 hours ago

‘Befason” Von der Leyen, zgjerimi i BE-së në duar të Sllovenisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar përbërjen e re të Kolegjit të Komisionerëve, që i bie...

Lajme17 hours ago

Turk apo gjerman? Doneri nxit debatin në Gjermani

Raportimi i së martës nga “Deutsche Welle” për “Aldo Morning Show” në Tv Klan preku këtë herë një temë social-kulturore....

Lajme17 hours ago

Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto në shtrat të moshuarit dhe ia mori 50 mijë euro

Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas...

Lajme17 hours ago

Tetova kërkon 50 asistentë për 97 nxënës me aftësi ndryshe

Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në...

Lajme17 hours ago

Dënohet personi që kishte goditur me veturë burrin e Shkurte Fejzës

Enis Tamnik, është dënuar një vit me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Ai u akuzua se në muajin shkurt...

Lajme17 hours ago

Shkupjani bëhet për spital, me boks hekuri rrihet keq nga dy tetovarë

MPB ka njoftuar se me 16.09.2024, në ora 23:00, në SPB Tetovë, S.S. (27) nga Krushopeku i Shkupit raportoi se...

Lajme17 hours ago

NP Higjiena Komunale – Shkup largoi deponitë e egra në rrugën e plastikave dhe në lagjen Tophanë

Gjatë natës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e deponisë së egër të...

Sport17 hours ago

Liga e Kampionëve rikthehet me sistem të ri, përballje të forta sonte

Sonte nis edicioni i ri në Champions League. Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes...

Lajme17 hours ago

Janë regjistruar 57 raste të reja me Covid-19, si pasojë e virusit kanë vdekur katër persona

Në periudhën nga 9 deri më 15 Shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, dhe janë...

Lajme17 hours ago

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut ndërron jetë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtetase te Maqedonisë së Veriut në Ferizaj, më saktë në fshatin...

Trending