Lajme
Kosova e dërgon në paraburgim shtetasin e Maqedonisë – u kap me mbi 6 kilogram heroinë!
Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut i cili akuzohet për transportim të paligjshëm të 6 kilogramëve heroinë.
U.B. dhe M.Sh. heroinën e kishin transportuar përmes kufirit në Han të Elezit, teksa I.M. i kishte pritur në një parking bashkë me një agjent të Policisë i cili ishte duke realizuar masat e veçanta hetimore shitje dhe blerje e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve.
Pasi dy të pandehurit ia sollën substancën narkotike I.M. që ishte me policin, njësia mbështetëse e Policisë së Kosovës intervenoi duke e arrestuar I.M. teksa dy të dyshuarit e tjerë janë arratisur.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.M., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gramë.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024, në bashkëkryerje, pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë.
Me veturën e markës ‘Audi’, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë, me peshë të përgjithshme: 6 kilogramë e 137 gramë (6.137.06 gr) e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I.M., me veturën e tij të markës Golf + i ka pritur në parkingun e ndërmarrjes tregtare ‘Viva Fresh’ në Han të Elezit, kështu që rreth orës 20:30 min, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., e kanë sjellë lëndën narkotike me veturën ‘Audi’ afër veturës “Golf” , me ç’rast i pandehuri I.M., del nga vetura e tij dhe e merr lëndën narkotike nga vetura ‘Audi’ dhe kthehet me veturën e tij me qëllim që ta dorëzoj te blerësi i simuluar, mirëpo intervenojnë njësitë mbështetëse të policisë të cilat e arrestojnë të pandehurin I.M., si dhe e sekuestrojnë veturën “Golf “ + dhe lëndën narkotike, kurse të pandehurit U.B., dhe M.Sh., me veturën ‘Audi’ largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes kurse rreth orës 21:00 kalojnë në pikën kufitare Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve , substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.
Lajme
Fetai: Nesër takohemi me Mickoskin! Sali do të propozohet për zv/kryeministër, Ministria e Ambientit i mbetet LD-së së Mexhiti
Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.
“Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit”, shtoi mes tjerash Fetai. /tv21.tv
Lajme
Feti Abazi zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të komunës së Bogovinës
Sot, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Feti Abazi ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Bogovinës. Në fjalën e tij të parë pas marrjes së mandatit, Abazi theksoi se ky moment është një rikthim mes njerëzve dhe mjedisit nga i cili vjen, për të vazhduar misionin e shërbimit publik me përulësi dhe nder.
“Komuna e Bogovinës ka qenë vendi ku kam mësuar se shërbimi publik nuk është vetëm një punë e zakonshme, por një mision dhe obligim i përditshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve,” deklaroi ai.
Kryetari i ri i Bogovinës theksoi se do të punojë çdo ditë me përkushtim, dashuri dhe vizion për qytetarët, duke u zotuar se do ta çojë përpara komunën me energji të re dhe entuziazëm.

“Ky është premtimi ynë ndaj jush – ta kthejmë komunën në punë. Ju më keni dhënë një besim të madh, dhe askush nuk guxon ta nëpërkëmbë këtë besim, duke filluar nga unë i pari,” shtoi Abazi.
Ai u shpreh i bindur se përpara komunës qëndron një periudhë e re zhvillimi dhe përparimi, e cila do të përballet me shumë sfida, por edhe me mundësi të mëdha për ndryshim.
“Nga sot fillon koha jonë – koha e gjeneratës së re,” përfundoi Feti Abazi, duke u bërë thirrje qytetarëve që bashkërisht t’i kthehen punës për të mirën e komunës së Bogovinës.
https://www.facebook.com/share/p/1Cd3eeVR8q/
Lajme
Grabitje me armë në Prishtinë, Kolumbianes i merren 10 mijë euro
Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur dje, në intervalin kohor 20:00–20:40, në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.
Viktima, shtetasja kolumbiane A. J. Z.O., rreth 26-vjeçare, ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit nga tre persona të panjohur, të cilët, sipas saj, kanë vepruar pa maska. Ajo ka deklaruar se autorët i kanë marrë shumën prej 10 mijë eurosh.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, hetuesit e rajonit të Prishtinës, Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda (NJHP) si dhe forenzika rajonale, për sigurimin e provave materiale dhe gjurmëve të mundshme.
Rasti është konfirmuar për Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda dhe është iniciuar hetimi për veprën penale “Grabitje”. Hetimet janë në zhvillim dhe policia po punon në identifikimin e autorëve.
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle1 year agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme2 years agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme2 years agoKSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
