Lajme
Bilall Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë
Kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra.
Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.
“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara.
Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit, nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun president
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të saj për emrin e Bekim Sejdiut për president.
“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër.
“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.
“Nëse PDK-ja është kundër Sejdiut atëherë unë u them shpreheni me votë. Mos votoni për, veç votoni. Ndoshta është momenti i tillë që ndoshta 6 nga deputetët e LDK-së mund të na bashkëngjitet. Unë besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte ‘jo nuk do ta shpëtojë Kosovën’”, ka thënë Kurti.
Lajme
Artan Grubi ofroi 335 mijë euro garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak
Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”, ka ofruar rreth 335 mijë euro si garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, shkruan Portalb.mk.
“Mbrojtja ofroi pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335.707 eurosh si garanci se i akuzuari do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Propozimi i mbrojtjes i është dërguar Prokurorisë Publike për mendim. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të vendosë nëse do ta pranojë garancinë.
Nga Gjykata bëjnë të ditur se aktakuza për rastin e Lotarisë Shtetërore është dorëzuar më 13 gusht 2026. Sipas nenit 470 të Ligjit për Procedurë Penale, masa e arrestit shtëpiak për Grubin skadon më 13 tetor 2026, pas përfundimit të afatit ligjor prej 60 ditësh nga dorëzimi i aktakuzës.
“Masa e arrestit shtëpiak për këtë të akuzuar skadon më 13 tetor 2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Lajme
Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune.
“Parimisht mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski.
Me këtë, kryeministri praktikisht nuk e mbështeti propozimin e Odës për ndryshimin e zgjidhjes aktuale, sipas së cilës, nëse një festë shtetërore bie të dielën, dita e ardhshme është ditë jo pune.
Oda Ekonomike propozon ndryshime me të cilat do të ulej numri i ditëve jo pune, me arsyetimin se festat e shpeshta ndikojnë në produktivitet dhe krijojnë kosto shtesë për kompanitë.
Kundër kësaj iniciative janë shprehur edhe sindikatat, të cilat vlerësojnë se shkurtimi i ditëve jo pune do të nënkuptonte cenimin e të drejtave të punëtorëve të fituara tashmë.
Sipas qëndrimit të Mickoskit, Qeveria nuk ka ndërmend të mbështesë një zgjidhje që do t’u hiqte punëtorëve të drejta që tashmë i gëzojnë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
