Connect with us

Lajme

Fshatrat shqiptare po dominojnë dhe po rriten me fëmijë, statistikat flasin qartë

Ndërsa shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me shpërngulje dhe zbrazje, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër në shumë vendbanime me shumicë shqiptare, përcjell INA.

Sipas Regjistrimit të Popullsisë 2021 të Entit Shtetëror të Statistikës, nga 19 fshatrat në vend me mbi 300 banorë ku më shumë se 30% e popullsisë janë fëmijë deri në moshën 14-vjeçare, shumica janë fshatra shqiptare.

Në krye të listës renditet Jabollçishti i Poshtëm (Komuna e Çashkës), ku 39,7% e popullsisë janë fëmijë, i ndjekur nga Jabollçishti i Epërm (38,3%) dhe Vranovci i Epërm (34,9%). Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Batinci, Studeniçani, Cvetova, Draçevica, Orllanca dhe fshatra të tjera me popullsi shqiptare.

Këto të dhëna nga Enti i Statistikave dëshmojnë se në shumë fshatra shqiptare ka vitalitet demografik, familje të reja dhe një brez të ri që përbën bazën e zhvillimit të ardhshëm. Ky potencial duhet të mbështetet me investime në arsim, infrastrukturë, bujqësi dhe vende pune, në mënyrë që këto vendbanime të vazhdojnë të zhvillohen.(INA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka pritur sot në takim zyrtar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me ç’rast u diskutua për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe procesin e integrimit evropian të rajonit.

Gashi e vlerësoi vizitën si dëshmi të përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe forcimin e dialogut ndërmjet dy parlamenteve. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës karakterizohet nga dinamika intensive dhe shprehu bindjen se ai do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.

Sipas Gashit, të dy vendet ndajnë vizionin për një rajon paqësor, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike. Në këtë drejtim, ai nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe koordinimit për çështjet me interes të përbashkët rajonal.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u zotua për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit konstruktiv mes dy institucioneve. Ajo bëri të ditur se kjo është vizita e saj e parë zyrtare në një shtet të huaj në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si dëshmi të rëndësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Haxhiu shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe iniciativa shumëpalëshe e rajonale.
Integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal kanë qenë gjithashtu ndër temat kryesore të takimit. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi duhet të kontribuojë në përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit, duke u bazuar në meritë, përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e qëndrueshëm të reformave.

Gashi dhe Haxhiu theksuan edhe rëndësinë e nxitjes së kontakteve mes qytetarëve, të rinjve, komuniteteve akademike dhe bizneseve, duke vlerësuar se këto lidhje përbëjnë një bazë të rëndësishme për miqësi dhe partneritet afatgjatë.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në botë, me theks të veçantë te nevoja për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Në përfundim, të dy kryetarët shprehën bindjen se vizita zyrtare do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të besimit të ndërsjellë dhe në identifikimin e mundësive konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.

Continue Reading

Lajme

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë grabitur një shumë parash.

Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor 2026, në orën 23:20, një 35-vjeçar nga fshati Kuçevishtë ka denoncuar rastin në SPB Shkup.

Ai ka deklaruar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kërcënuar me armë zjarri atë dhe bashkëshorten e tij.

Më pas, autorët kanë marrë paratë e qarkullimit ditor të një kompanie të postës së shpejtë, ku ishte e punësuar bashkëshortja e denoncuesit.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Continue Reading

Lajme

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.

Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.

Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.

Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!

Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 minutes ago

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka pritur sot në takim zyrtar kryetaren e Kuvendit të Kosovës,...

Lajme21 hours ago

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh. Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen...

Lajme21 hours ago

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së...

Lajme21 hours ago

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut

VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj...

Lajme24 hours ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme24 hours ago

Filipçe, Mickoskit: Shpalli vetë zgjedhjet, ne nuk të bëhemi alibi!

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend...

Lajme24 hours ago

Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të...

Lajme24 hours ago

Nga e enjtja, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në Maqedoni mund t’i keni edhe në telefona

Nga e enjtja, qytetarët do të mund t’i kenë letërnjoftimet dhe patentë-shoferët në telefonat e tyre mobilë, njoftoi ministri i...

Lajme2 days ago

Mbeturinat para shkollave dhe kopshteve në Tetovë ngrenë shqetësim, drejtori i NPK-së Samet Bislimi: Grumbullimi falas nga dera e secilës shtëpi dhe objekt

Jepet zgjidhje konkrete për mbeturinat e vëllimshme në Tetovë – drejtori i NPK-së u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë shërbimin...

Lajme2 days ago

Gjest i madh, 18 vjeçari gjen kuletën me 18 mijë € dhe i’a kthen pronarit

Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të...

Trending