Lajme
LSDM: Kush garanton se uji në Gostivar është i sigurt?
LSDM akuzon se funksionarët e Qeverisë japin deklarata kontradiktore lidhur me cilësinë e ujit në Gostivar, duke krijuar konfuzion dhe pasiguri te qytetarët.
Nga partia thonë se drejtori i Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski, ka njoftuar se deri në fund të javës uji në Gostivar pritet të jetë i sigurt për konsum, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se në ujë janë konstatuar “baktere të reja”.
“Sot secili po tregon versionin e vet, ndërsa qytetarët janë të hutuar dhe nuk dinë kujt t’i besojnë. Mbi 4.000 persona janë helmuar në Gostivar, ndërsa Qeveria ende nuk ka publikuar asnjë dokument zyrtar për analizat e ujit. Pse nuk publikohen analizat? Nuk ka dokumente, nuk ka raporte të nënshkruara dhe të miratuara nga institucionet kompetente”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Partia vlerëson se mungesa e dokumentacionit zyrtar e minon besimin e qytetarëve në deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë.
“Si mund t’u besohet deklaratave kur nuk ekziston raport zyrtar, nuk dihet kush e ka nënshkruar dhe kush garanton se uji është i sigurt për përdorim teknik? Askush nuk u beson deklaratave të Mickoskit dhe Klekovskit. Rezultatet janë fshehur, ndërsa kjo ka çuar në mbi 4.000 infeksione dhe në shpërthimin e një epidemie të verdhëzës në Gostivar. Qytetarët nuk mund të kenë besim kur me çështjen e furnizimit me ujë dhe hiperklorinimit merret Ministri i Punëve të Brendshme, i cili nuk ka kompetencë apo ekspertizë në këtë fushë”, thuhet më tej në kumtesë.
LSDM kërkon që institucionet kompetente të publikojnë menjëherë raportet dhe analizat për cilësinë e ujit në Gostivar.
Lajme
Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net
Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.
“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.
“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
