Lajme
Arrestohen në Shkup 5 turistë, shtetas të Turqisë
Policia ka arrestuar pesë shtetas turq në territorin e komunës së Aerodromit për qëndrim të parregullt në vend, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Aksioni është zhvilluar nga ora 09:00 deri në orën 12:00 nga nëpunës policorë të SPB Shkup, duke vepruar sipas planit të shërbimit për lajmërim – çlajmërim për muajin qershor.
Siç informon MPB, janë privuar nga liria M.E.S. (19), P.S. (23), J.S. (19), D.G. (25) dhe B.T.B. (20), të gjithë shtetas të Republikës së Turqisë.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Lajme
Drejtori i Vardarit, Milenko Nedellkovski kërkon Federatë dhe Ligë Futbolli pa shqiptar
Gazetari fashist dhe aktualisht drejtues ekzekutiv i Klubit të Futbollit “Vardar”, Milenko Nedellkovski, ka komentuar dënimet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ndaj KF Shkëndija, duke e lidhur çështjen me strukturën e ligave vendore në rajon.
“Në Ligën e Futbollit në Maqedoni luajnë ekipe maqedonase. Në Shqipëri luajnë ekipe shqiptare, në Kosovë kosovare, në Serbi serbe… e kështu me radhë. Emisione debati, çfarë janë këto?!”, ka shkruar Nedellkovski, ndërsa racizmi i tij vjen nga reagimet dhe dënimeve disiplinore ndaj KF Shkëndija nga FFM, si dhe diskutimeve për mundësinë e ndryshimeve në garat vendore.
Nedellkovski aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv në KF “Vardar”, një nga klubet më të mëdha të futbollit në vend. Ndërkohë, KF Shkëndija është klub nga Tetova që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe është një nga ekipet më të suksesshme në vitet e fundit në kampionat. Së fundmi, Shkëndija u dënua më 105.000 euro gjobë, katër ndeshje pa publik dhe përjashtim nga Kupa e Maqedonisë 2026/27./Koha.mk/
Lajme
Sot është dita e fundit në shkolla, nxënësit nisin pushimet verore
Sot është dita e fundit e mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Pas përfundimit të vitit shkollor, ata do të jenë në pushim veror deri më 31 gusht.
Për më shumë se 14.500 maturantë, mësimi përfundoi më 15 maj. Ndërkohë, nesër (11 qershor), maturantët e regjistruar për provimin shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen provimit të detyrueshëm ekstern në gjuhën amtare – maqedonase, shqipe, turke ose serbe.
Kandidatët që kanë zgjedhur maturën profesionale shtetërore dhe maturën artistike shtetërore do ta japin këtë provim më 12 qershor. Ndërkaq, pjesa e parë e maturës, provimi zgjedhor ekstern, u zhvillua më 6 qershor.
Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 14.587 nxënës të regjistruar për provimet e maturës, 12.184 do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, 2.276 maturës profesionale shtetërore, ndërsa 127 nxënës janë regjistruar për maturën artistike shtetërore.
Në të njëjtën kohë, gjysmëmaturantët gjatë këtij muaji duhet të kryejnë regjistrimin në vitin e parë të arsimit të mesëm. Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, duke përdorur qasjen e dedikuar për nxënësit nga llogaritë e tyre në schools.mk.
Pas aplikimit online, kandidatët do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkollat ku kanë aplikuar.
Lajme
Sekuestrohen 312 puro kontrabandë në Tabanoc, kallëzim penal ndaj shoferit të autobusit
Një sasi e madhe purosh me vlerë rreth 4 mijë euro është sekuestruar nga ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave gjatë një kontrolli të detajuar të një autobusi në pikën kufitare Tabanoc.
Siç njoftojnë autoritetet doganore, kundër shtetasit të Maqedonisë së Veriut, K.B., është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kumanovës për veprën penale të kontrabandës, e paraparë dhe e dënueshme sipas Kodit Penal. I dyshuari është shofer autobusi, i punësuar në një kompani që merret me transport ndërkombëtar rrugor.
Autobusi u ndalua për kontroll të hollësishëm nga ekipi doganor mobil pas dyshimeve të ngritura gjatë procedurës së rregullt kufitare. Gjatë kontrollit, nën ulëse dhe në një zgavër të fabrikuar të autobusit u zbuluan gjithsej 312 puro të prodhuesve të ndryshëm.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve, detyrimet e papaguara ndaj shtetit arrijnë në rreth 174.900 denarë.
Produktet e akcizës që ishin objekt i tentativës për kontrabandë janë sekuestruar, ndërsa me urdhër të Prokurorisë Publike të Kumanovës do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar.
Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se kontrollet e intensifikuara në pikat kufitare do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të akcizës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit, ruajtjen e shëndetit publik dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
