Connect with us

Lajme

Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë

Klan Maqedoni mëson se ka ndodhur një vrasje në fshatin Bllacë të Shkupit. Siç mëson Klan Maqedoni, rreth orës 18.15 minuta, Naser Tusha ka njoftuar në Polici  se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 67 vjeçarin Zelqif Tusha, në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme. Siç mëson Klan Maqedoni, në polici është vrasjen e ka kryer personi me iniciale N.N. me armë zjarri pushkë. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja nga armë zjarri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë, goditi 40 herë me thikë gruan e tij

Gjykata Themelore e Koçanit ka sjellë një vendim me burg të përjetshëm. Bëhet fjalë për një burrë i cili e kishte goditur gruan e tij në mënyrë brutale 40 herë me thikë. Ngjarja kishte ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.
“Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.
Personi në fjalë akuzohet edhe për veprën shantazh ndaj viktimës, që e kishte bërë para vrasjes. Këtë vepër i akuzuari nuk e ka pranuar dhe procedura për këtë pjesë zhvillohet e ndarë.
Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau gruan në mënyrë brutale, duke e goditur me thikë shumë herë. Ishte ora 06:15 kur ndodhi vrasja, koha kur tashmë e ndjera përgaditeshte për të shkuar në punë. Ai kishte marrë thikë nga kuzhina e shtëpiës dhe e kishte përndjekuar gruan rrugës kur ajo po shkonte në punë. Ai e kishte sulmuar duke e goditur në gjoks, stomak, kraharor dhe duar. Nga lëndimet, viktima kishte ndëruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas gjetjeve asokohe arsyeja e sulmit ishte zhvatja e parave dhe kërcënimi për video komprometuese që sulmuesi kërcënonte se do t’i bënte publike. Gruaja paraprakisht kishte denoncuar disa herë për kërcënime në polici dhe në prokurori, nga ku kishte kërkuar edhe mbrojtje.

Continue Reading

Lajme

Fronti Evropian zgjedh Ziajdin Selën për kryetar të Kuvendit

Fronti Europian ka mbajtur seancë simuluese konstitutive të Kuvendit nga zgjedhjet e 8 majit. Me seancën ka udhëhequr kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Fillimisht u konfirmuan deputetët, ndërsa më pas u zgjodh edhe kryetarin i Kuvendit, shkruan SHENJA.
Me 120 vota nga të pranishmit votuan që Zijadin Sela të jetë kryetari i Kuvendit.
Pas zgjedhjes së Ziajdin Selës, u kalua në pikën e radhës ato të ndryshimeve kushtetuese.
U kërkua që të ndryshohet kushtetuta dhe të shtohen edhe populli Bullgar.
Po ashtu u kërkua që edhe presidenti të votohet në Kuvend me 2/3 e votave.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Çdo individë do përfitojë nga 10 mijë euro nga aksionet e ndërmarrjeve shtetërore

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, premtoi se qytetarëve do t’u shpërndahen 49% e aksioneve shtetërore, që i bie nga 10 mijë euro për secilin individë.
“Një ndër masat ekonomike që do të ndërmerren do të jetë vendosja e ndërmarrjeve shtetërore në dorë të qytetarëve. Ne do të ju shpërndajmë të gjithë qytetarëve të RMV-së 49% të aksioneve të ndërmarrjeve shtetërore, pra do të shpërndajmë aksione me vlerë 10 000 euro për secilin individ”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Edhe kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, u shpreh se rrogat janë problem në vendin tonë, dhe se me ardhjen e tyre në pushtet rroga mesatare do të jetë 800 euro.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 hours ago

Burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë, goditi 40 herë me thikë gruan e tij

Gjykata Themelore e Koçanit ka sjellë një vendim me burg të përjetshëm. Bëhet fjalë për një burrë i cili e...

Lajme10 hours ago

Fronti Evropian zgjedh Ziajdin Selën për kryetar të Kuvendit

Fronti Europian ka mbajtur seancë simuluese konstitutive të Kuvendit nga zgjedhjet e 8 majit. Me seancën ka udhëhequr kryetari i...

Lajme10 hours ago

Mexhiti: Çdo individë do përfitojë nga 10 mijë euro nga aksionet e ndërmarrjeve shtetërore

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, premtoi se qytetarëve do t’u shpërndahen 49% e aksioneve shtetërore, që i bie nga...

Sport2 days ago

FSHF në Tiranë priti takim të nivelit të lartë me presidentët e 11 Federatave anëtare të UEFA-së

Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të...

Sport3 days ago

Rikthehet Champions League, Barça e pret PSG-në e Dortmundi, Atleticon

Sonte në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë  dhe në stadiumin “Signal Iduna Park”  të Dortmundit  do të zhvillohen ...

Lajme3 days ago

Pasi vodhi veturën, fëmija nga Tetova gjatë vozitjes u përplas me një veturë tjetër

Një fëmijë nga Tetova është ndaluar nga policia pasi i njëjti pasi kishte marrë një veturë në mënyrë të paligjshme,...

Lajme3 days ago

Një 28-vjeçare nga Shkupi është rrahur nga bashkëshorti dhe prindërit e tij

MPB ka njoftuar se 14.04 në ora 20:15 në SPB Shkup një grua 28 vjeçare ka raportuar se rreth orës...

Lajme3 days ago

BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian kanë reaguar pas një dekalrate të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili...

Lajme3 days ago

Krimi që tronditi Pejën: Burri dyshohet se e vrau bashkëshorten në banesën e tyre

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e...

Lajme4 days ago

Çmimet e naftës bien pas sulmit të Iranit

Çmimet e naftës kanë rënë pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit. Në bursën e Londrës çmimi arriti në 90...

Trending