Lajme
Rikonstruimi/ Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, Mucunski në Eurointegrime, Miloshoski në MPJ, nuk preken Nikoloski, Toshkovski e Hoxha
Partnerët e koalicionit qeveritar ende nuk kanë përmbyllur të gjitha bisedimet për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë. Pasi gjatë fundjavës që kaloi kryeministri Mickoski takoi partnerët e koalicionit, bisedimet do të vazhdojnë përsëri deri në fund të muajit.
„Në bisedimet e para mund të them se mbizotëron ambient konstruktiv. Gjatë kësaj jave do të kemi përsëri takime, pres që këto të jenë përfundimtare, gjatë vikendit të formalizohen me emra e mbiemra dhe specifika të tjera. Përndryshe po ekziston mundësia për shkëmbim të resorëve dhe për këtë është biseduar”theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Nga VLEN shprehen se kanë ndjekur punën e funksionarëve dhe të sugjerimet do të shqyrtohen brenda koalicionit qeveritar.“Edhe nga partia VLEN edhe nga partnerët e koalicionit ka data baza të mirëfillta për çdo njërin funksioner i cili ka ushtruar veprimtarinë apo ka udhëhequr institucion me të dhëna të sakta dhe të njëjtat do të diskutohet brenda koalicionit. Nuk është çudi nëse ndërrohen edhe dikasteret ose edhe ndonjë nga funksionarët e lëshon pozitën”, tha Muhamet Elmazi nga VLEN.
Ashtu edhe pritet të ndodhë. Disa nga funksionarët do të braktisin funksionet e disa resorë do të shkëmbehen. Ashtu siç kanë njoftuar paraprakisht nga VLEN, Fatmir Limani nuk do të jetë kuadër i tyre në Qeveri por informacionet e fundit thonë se Limani nuk do të jetë më fare pjesë e Qeverisë. Ky vendim vjen pas prishjes së raporteve mes Limanit dhe VLEN-it, gjë të cilën e kanë konfirmuar të dy palët. Më tej, pritet shkëmbim i resorëve të Arsimit dhe Shëndetësisë. Flitet se Vesna Janevska nuk do të jetë më ministre e Arsimit e as Azir Aliu ministër i Shëndetësisë. Ky i fundit përflitet të kalojë në Arsim ndërsa me Shëndetësinë me shumë gjasë do të udhëheqë drejtori aktual i spitalit “8 Shtatori” Sinisha Stojanoski. Më tej, ministri i jashtëm Timço Mucunski pritet të marrë funksionin ministër për çështje evropiane në vend të Bekim Sali por Ministria e Jashtme t’i ngelë përsëri VMRO-DPMNE-së ndërsa emri që përmendet se do jetë në krye të këtij dikasteri flitet Antonio Miloshoski. Emrat dhe dikasteret që nuk pritet të pësojnë ndryshime janë Pançe Toshkovski në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Aleksandar Nikollovski në krye të Ministrisë së Transportit.
Të gjitha propozimet më tej pritet të dorëzohen në Kuvend në fillim të muajit korrik për çka, kreu i Kuvendit Afrim Gashi njoftoi se do të vendosen për votim në afat sa më të shpejtë të jetë e mundur.
Lajme
Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës
Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.
Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.
Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.
Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.
Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
