Lajme
Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet
Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve.
Ai theksoi se rrugëtimi i dy viteve ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm për të ndërtuar një kulturë të re qeverisjeje të bazuar në përgjegjësi dhe besim.
“Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për t’i llogaritur muajt ose për t’i radhitur projektet që i kemi realizuar, por për të folur për një rrugë që e kemi kaluar së bashku… Kur themi 24 muaj VLEN-i në punë, nuk e themi si slogan, por si përgjegjësi,” u shpreh Mexhiti.
Ai shtoi se filozofia e qeverisjes është ndryshuar thelbësisht, duke e vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes.
“Besuam se politika mund të jetë mjet shërbimi. Se institucionet mund të punojnë për qytetarin. Dhe se besimi fitohet me vepra, jo me fjalë,” deklaroi ai.
Duke përmendur reformat kryesore, Mexhiti theksoi miratimin e Ligjit për Medresenë “Isa Beu”, avancimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si dhe masat e ndërmarra kundër industrisë së lojërave të fatit, përfshirë mbylljen e platformave ilegale dhe kufizimin e kazinove pranë shkollave.
Ai veçoi edhe reformat në arsim, duke theksuar se studentët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, së bashku me dhjetëra provime dhe licenca profesionale
Në fushën e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës, Mexhiti përmendi 306 projektet në komunat shqiptare, investimet në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbeu”, Spitalin e Tetovës, si dhe projektet strategjike si Autostrada Shkup–Bllacë, Korridori 8 dhe One Stop Shop në pikat kufitare.
Në përmbyllje, ai tha se ndryshimi tashmë është i prekshëm për qytetarët.
“Për 24 vjet ndryshimi dukej si premtim. Për 24 izetmuaj ai u bë realitet që qytetarët mund ta shohin dhe ta prekin,” u shpreh Mexhiti.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
