Sport
Ferid Agushi emërohet zëvendës seleksionues i Maqedonisë në futsall
Ferid Agushi është emëruar për zëvendës seleksionues te përfaqësuesja e A e Maqedonisë në futsal. Ish reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri aktual i Futsal Prishtina 01 do të jetë ndihmës i seleksionuesit, Vasko Skenderovski.
“Është privilegj i madh për mua për të qenë pjesë e stafit teknik në përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë në futsal. Falenderoj Federatën e Futbollit të Maqedonisë që më besuan një rol të tillë. Maqedonia ka kualitet dhe besoj shumë që me punë dhe përkushtim të madh mund të arrijmë shumë më shumë si ekip përfaqësues. Me shumicën prej reprezentuesve dhe stafit kemi bashkëpunuar dhe njihemi prej më herët. Besoj që do të kemi mirëkuptim ndërmjet veti dhe atmosferë pozitive për të realizuar gjëra të mëdha”, deklaroi Ferid Agushi.
Ferid Agushi pas vetes ka mbi 100 ndeshje të luajtura me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, ku debutimin e kishte në dhjetor të vitit 2010, ndërsa në nivel klubesh ka një karrierë të pasur me shumë trofe dhe tituj të fituar me kluve të ndryshme të vendit dhe jasht tij. Ai pas pensionimit nga futsali i luajtur u pajisë me licencë të trajnerit nga UEFA dhe fillimisht mori drejtimin e futsal Shkupit në sezonin 2021/22, duke u shpallur kampion në dy sezone dhe udhëheqi ekipin nga Çairi në 50 ndeshje. Ndërkohë aktualisht është trajner i Futsal Prishtina 01, ku regjistron rezultate të mira në Europë dhe ligën e futsalit në Kosovë.
Sport
Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh
Norvegjia ka hedhur kandidaturën për të qenë një nga surprizat e mundshme të Kupës së Botës pas fitores 3-2 përballë Senegalit në ndeshjen e dytë në grup, duke u bërë gati për “finalen” përballë Francës që do të përcaktojë kreun, pasi të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër.
Në një ndeshje të dominuar nga norvegjezët që në start, ishte Pedersen ai që u dha avantazhin në fundin e pjesës së parë.
Më pas, e kishte radhën Haland të shënonte dy herë, duke bërë të pavlefshme tentativat e ekipit afrikan për të marrë diçka nga kjo sfidë me dy golat e Sarr që shërbyen vetëm për statistikë.
Kështu, Norvegjia fitoi për herë të parë dy ndeshje në një edicion të Kupës së Botës dhe Haland mbeti në garë për “Këpucën e Artë” të turneut duke mos iu ndarë dyshes Mesi-Mbape. Kurse Senegali, mban ende gjallë shpresa për kualifikim mes të tretave më të mira nëse mund Irakun.
Sport
Francë – Irak, publikohen 11-shet zyrtare: Deschamps bën lëvizje në repartin ofensiv
Është gjithçka gati për ndeshjen mes Francës dhe Irakut, e vlefshme për javën e dytë të Grupit I në Kupën e Botës 2026.
Pas fitores së thellë në takimin e parë, Franca synon të vulosë kalimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Iraku hyn në këtë përballje me objektivin për të marrë pikët e para në kompeticion.
Trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, duke i besuar vijës së sulmit të udhëhequr nga Kylian Mbappé, së bashku me Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Bradley Barcola.
Nga krahu tjetër, irakianët do ta kërkojnë befasinë me Basil në portë dhe me Hussein në sulm, përballë një prej skuadrave që konsiderohet favorite e turneut.
Francezët paraqiten në këtë duel me vetëbesim të lartë pas suksesit në debutim, aty ku u dalluan Michael Olise dhe Kylian Mbappé. Ndërkohë, Iraku do të përpiqet të përballojë presionin e “Les Bleus” dhe të mbetet në garë për kualifikim.
Formacioni i Francës: Maignan, Digne, Upamecano, Koundé, Saliba, Koné, Rabiot, Dembélé, Mbappé, Michael Olise, Barcola.
Formacioni i Irakut: Basil, Ali, Tahseen, Hashim, Doski, Bayesh, Iqbal, Alammari, Ismael, Qasem, Hussein.
Sport
Arijan Topallaj brutal para çekut, momneti kur e mposhti me “submission”
Kampioni shqiptar i MMA-së, Arijan Topallaj, ka shënuar një fitore të rëndësishme në karrierën e tij, sfidë ku i pranishëm ishte edhe ylli i Kosovës Fisnik Asllani.
Topallaj triumfoi ndaj çekut Jan Stanovsky në meçin e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, duke treguar edhe një herë cilësitë e tij në kafaz.
Përballja zgjati deri në raundin e dytë, kur shqiptari e detyroi kundërshtarin të dorëzohej pas një “submission”, duke siguruar kështu fitoren në mënyrë bindëse.
Me këtë sukses, “The Albanian Eagle” e çon bilancin e tij në 10 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në karrierën profesionale.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
