Lajme
Ky është shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së, që ua “thajti pështymën” dhe ia ndali opozitës blicat në Tetovë
“Fronti Europian” në zgjedhjet presidenciale të 24 Prillit në Tetovë përmbysi rezultatin duke përmbysur rezultatin në qytetin më të madh të shqiptarëve në Tetovë duke i siguruar Bujar Osmanit 14.726 vota në raport me VLEN-in dhe kandidatin e tyre Arben Taravari 14.030.
Por kush është shefi i shtabit zgjedhorë të BDI-së që ua “thajti pështymën” dhe ua ndali blicat.
Xhemail Jusufi në zgjedhjet e 24 Prillit ishte shef i shtabit zgjedhorë të BDI-së në Tetovë, dhe me një koordinim të jashtzakonshëm me të gjitha shtabet dhe shefat e shtabeve të zonës ata aritën që të fitojnë kryesisht gati të gjitha vendbanimet shqiptare, shkruan Top24
Në një prononcim për Top24, Jusufi shkurt tha:
“Falemnderit çdo qytetari, çdo votuesi dhe çdo aktivisti për çdo sekondë angazhim në qëllimin fisnik për ti thënë Jo Rusisë Po Europës. Jusufi më tej shtoi se 8 Maj do të jetë diçka më e madhe dhe shuumë më ndryshe”.
Lajme
VLEN – VMRO, Gashi: Bukur mirë, jemi në rrugë të mbarë
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Afrim Gashi nga VLEN, deklaroi se bisedimet për formimin e qeverisë së re me VMRO-DPMNE-në po shkojnë mirë dhe se rezultatet nga këto negociata do të jenë shumë të mira, në veçanti për shqiptarët.
“Është bukur mirë. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Besojmë shumë shpejt se do dalim me rezultate shumë konkretedhe të mira për shqiptarët në përgjithësi por edhe për shtetin edhe për rajonin”, tha Afrim Gashi.
Lajme
Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota.
Ai ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët nuk është e njëjtë.
“Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, deklaroi Osmani,.
Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve të preferuar”.
“Ne kishim një garë të rëndë me VLEN-in dhe kemi fituar. Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Evropian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre nuk vlen? Ky debat është serioz. Marrëveshja e Ohrit ka sjellë mekanizma për mbrojtje të bashkësive joshumicë. Dhe kjo nuk është e BDI-së. Kjo do t’i hidhërojë të gjithë shqiptarët, për shkak se ata do të vendosin të ndjenjë se vota e tyre është e pavlefshme, dhe do të hap shumë tema dhe tema të tilla nuk janë të nevojshmë”, ka thënë Bujar Osmani për Kanal5 , ka shtuar ai.
Lajme
E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.
– Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur në lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.
-
Lajme3 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lifestyle3 days ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme3 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 week ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Sport7 years ago
These ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Lajme3 months ago
Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar