Connect with us

Lajme

Ahmeti: I dashur Edi, sot edhe ju e keni Skënderbeun në qendër të Tiranës, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, Ahmeti nuk la pa përmendur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tha se Tirana e Shqipëria i mbajti në gjirin e saj.
“Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, është Tirana edhe e Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt, që ka qenë… si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë, Tirana, Shqipëria, ka qenë e varfër, por ne na ka mbajt ngrohtë në gjirin e saj me qindra janë dëshmorë, heronj të kombit që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajt. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë, na tha: ‘mos e falënderoni njëri-tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm puna e mbarë të thuhet për të gjitha punët kur bëhen’, mirëpo vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë e zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, por janë shqiptarët në Maqedoni shtetformues”.

“Unë e kam thënë botërisht që kur kemi nisur veprimtarinë, e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, dhe nuk kam asnjë rezervë, sepse ka edhe të asisoji që thonë se e kemi nisur për demokraci e të ngjashme, por ne e kemi nisur për bashkimin e trojeve shqiptare. Rrethanat ndryshuan dhe edhe ne e ndryshuam strategjinë, duke i parë gjeopolitikat e gjeostrategjitë, dhe u përkushtuam në çlirimin e Kosovës, por pa garanca kryeministrit të asaj kohe, zotëri Dano, që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni sepse shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme por edhe e përpunueshme shumë më herët se shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar, të margjinalizuar, të mbivotuar, pa simbole kombëtare, pa gjuhë, pa universitete…”.

“I dashur Edi, sot edhe ju e keni Skenderbeun në qendër të Tiranës, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër”, deklaroi mes tjerash Ahmeti në fjalën e tij gjatë pranimit të titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe koalicionin VLEN, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga Bagkogk- Tailandë.
Siç dihet Fetai është larguar nga skena politike, ndërsa paralajmërimet janë se shkarkimi i tij nga Qeveri do të ndodhë pas rikonstruimit të Qeverisë.

Continue Reading

Lajme

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike (Përzhinos), raporton SHENJA

Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.

Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.

Continue Reading

Lajme

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.

Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.

Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.

Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.

Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle4 hours ago

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që...

Lajme16 hours ago

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe...

Lajme20 hours ago

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit...

Lajme20 hours ago

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me...

Lajme20 hours ago

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe...

Lajme20 hours ago

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.Prej atje, as nuk e kanë mohuar e...

Lajme1 day ago

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhani, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda...

Lajme1 day ago

A do të mbetet Hungaria strehë e sigurt për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski?

Kur Nikolla Gruevski dezertoi nga Maqedonia e Veriut në Hungari, Fidesz, partia simotër e VMRO-DPMNE-së së tij, ishte në pushtet...

Lajme1 day ago

Sali: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5 për qind

Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali, sipas të cilit, ai...

Lajme1 day ago

Mehmetaj: “Kurti me 51% “vendosi të mos qeverisë më veç se i pengojke që presidentja i flet anglisht”

Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes...

Trending