Lajme
Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirët në histori
Kryetarit të Bashkimit Demokratitk për Integrim, Ali Ahmeti, i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij, u shpreh se Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë dhe se është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë.
ERION VELIAJ, KRYETAR I BASHKISË SË TITRANËS
“Tirana, i ka me pikatore qytetarët e nderit, dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani, kryetari ynë, lider, misionar kryemësues, Ali Ahmeti. Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmend një ekskursion të shkurtër, dhe dalin pa lënë asnjë shenjë. Disa i hynë politikë me përfytyrimin si aksesor, ku thjesht t’i shtojnë xhaketës së tyre një medalje, apo një rresht në CV e tyre, edhe këta të padukshëm dhe kollaj të harrueshëm në rrugëtimin e tyre. Kurse disa të tjerë i hyjnë politikës të shtyrë nga vokacioni i tyre dhe bëjnë vepra, madje kryevepra. Këta janë ata që mbeten në histori dhe sot jemi dëshmitarë Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë. Ky është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë”.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, e cilësoi Ahmetin si një ndër shqiptarët më të mirë të historisë tonë kombëtare. Teksa vlerësoi maksimalisht rolin e Ahmetit në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve që jetojnë në RMV, Rama bëri thirje për bashkim mes shqiptarëve dhe dënoi përçarjet.
EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
“Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë tonë kombëtare. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të fuqive të mëdha, dikur që për ta Shqipëria ishte një shprehje e bezdishme gjeografike, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, të cilët deri disa dekada më parë e shihnin shqiptarin si atavizëm të padurueshëm historik në trevat e këtij rajoni provincial mes Lindjes dhe Perëndimit, por edhe për shkak shqiptarësh të këqij që armët e luftës dhe të diplomacisë i përdornin kundër njëri-t jetrit”.
Rama deklaroi se pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e atij shtetit.
Në fjalën e tij falënderuese, Ahmeti tha se rruga ka nisur me planin për bashkimin e tokave shqiptare, por se me ndryshimin e rrethanave u ndryshua edhe strategjia. Ndër të tjera, Ahmeti bëri dhe batuta duke thënë se nëse nuk e mban flamurin shqiptar në zyrë gjobitet me 5 mijë euro.
Lajme
Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!
Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.
Në një status në gjuhën maqedonase, Bogojeski pretendon se brenda dhjetë vjetësh gjykatësit shqiptarë do të gjykojnë qytetarë maqedonas përmes përkthyesve, pasi, sipas tij, nuk do ta njohin gjuhën maqedonase.
“Për një kohë të shkurtër (10 vjet), do të kemi një gjykatës shqiptar etnik që do të gjykojë dy maqedonas etnikë me përkthyes, sepse nuk do ta dijë gjuhën maqedonase. Ose një prokuror…”, shkruan Bogojeski.
Ai e cilëson këtë skenar si të paqëndrueshëm dhe pretendon se përdorimi i gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor mund ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt kantonizimit ose federalizimit.
Bogojeski shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se, sipas tij, ndarja mbi baza etnike mund të përhapet edhe në arsim, shëndetësi dhe administratë.
Në reagimin e tij, ai kundërshton përdorimin e shqipes si gjuhë institucionale paralele dhe kërkon që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ta mësojnë gjuhën maqedonase.
“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se në Maqedoni duhet ta mësojnë dhe ta dinë gjuhën maqedonase. Shqipja është e tyre, e padiskutueshme, por nuk mund të jetë gjuhë paralele sistemore”, shkruan ai.
Në fund, Bogojeski ironizon edhe mundësinë që institucionet të përdorin përkthyes për gjuhët e vendit, ndërsa statusin e përmbyll me shprehjen “Maqedoni e mjerë”.
Lajme
NPK “SHARRI”: Uji në Tetovë i sigurtë për pije
NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik Tetovë, rezultatet e dokumentuara konfirmojnë se mostrat e analizuara të ujit i plotësojnë kriteret e përcaktuara për ujë të pijshëm.
Për transparencë të plotë, NPK Sharri ka bashkangjitur edhe dokumentet laboratorike dhe njoftimin zyrtar të Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë.
Në postimin në Facebook të NPK Sharri që e ka shpërndarë edhe Komuna e Tetovës shtrohet pyetja: Pse mund të ndihet një erë karakteristike në ujë?
Sipas tyre, Gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht pas reshjeve të shiut dhe rënies së gjetheve në rajonin e Malit Sharr, në ujë mund të shfaqet përkohësisht një erë karakteristike e bimësisë.
Kjo dukuri mund të lidhet me lëndët organike që çlirohen gjatë shpërbërjes së gjetheve dhe materialeve të tjera bimore, të cilat arrijnë në burimet ujore.
Por, a është uji i sigurt për pije? – shtrohet pyetja tjetër.
Prania e një ere të tillë nuk nënkupton domosdoshmërisht përkeqësim të cilësisë së ujit. Siguria e tij përcaktohet përmes analizave laboratorike dhe jo vetëm në bazë të erës apo shijes.
Sipas rezultateve të bashkëngjitura të kontrollit, uji i analizuar i plotëson kushtet për pije.
NPK „SHARRI“ – Tetovë u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë ndryshime të theksuara të erës, shijes apo pamjes së ujit, që ta informojnë këtë ndërmarrje duke treguar rrugën ose lagjen ku është vërejtur dukuria.
Lajme
Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.
“E kallëzuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore, ndërsa pas miratimit dhe pagesës së mjeteve financiare, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e të kallëzuarës së parë dhe të dytë.
“Ndërkaq, të kallëzuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe dispozicionin e mjeteve financiare, duke i mundësuar kështu të kallëzuarës së parë dhe të dytë të përfitojnë kundërligjshëm pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarë”, thonë nga MPB.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 week agoÇmimi i naftës shënon rënie
