Connect with us

Lajme

Angelov: Jo VMRO-ja, luftën në 2001 e nisi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti!

Joserioze dhe e papërgjegjshme është deklarata e Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, se luftën në vitin 2001 e nisi VMRO-DPMNE-ja dhe se sot e kësaj ditë dëshiron luftë – ka shkruar në Facebook, Kryetari i partisë “Dinjiteti” dhe ish-gjenerali i “branitellave”, Stojançe Angelov.

Sipas Angelovit, deklarata e Petrovskës është dhënë gjatë një mitingu partiak të LSDM-së, më 28 Prill në përvjetorin e vrasjes së 8 pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë në Vicë të Tetovës.

Në reagimin e tij, Angelovi shkruan se luftën në vitin 2001, nuk e nisi VMRO-DPMNE-ja, por UÇK-ja, duke u thirrur në komunikatën numër 4. Madje ai pretendon se “branitellat” kanë shpëtuar Maqedoninë nga ndarja.

“Ministre Petrovska, jo VMRO-DPMNE-ja por Ali Ahmeti dhe UÇK-ja nisën luftën që të shkëpusin një pjesë të territorit maqedonas. Por, ne “branitellat” nuk lejuam që të shkëputet asnjë pëllëmbë toke maqedonase” – tha Angelov.

Por, kjo deklaratë e Angelovit, bie ndesh me pohimet ish-kreut të UÇK-së, Ali Ahmetit. Gjatë një tubimi në Dibër, Ahmeti u shpreh se UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë nga ndarja, duke zbuluar prapaskena të vitit të trazuar 2001.

“Unë e kam patur në dorë propozimin e qeverisë së atëhershme për ndarjen e Maqedonisë dhe ky ka qenë momenti më i vështirë i imi për të marrë vendime. Nuk kam qenë udhëheqësi i një klubi, as nuk kam qenë udhëheqës dhe dirigjent artistik. 12.000 ushtarë kam patur” – tha Ali Ahmeti.

Ndryshe, përvjetori I ngjarjeve të 28 prillit të vitit 2001 në Malësi të Tetovës ka qenë në fokusin e aktiviteteve parazgjedhore të partive opozitare maqedonase, kurse në retorikën parazgjedhore liderë partiakë nuk kanë hezituar ta implikojnë vitin 2001 në fushatën zgjedhore. /tvklan.mk/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe koalicionin VLEN, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga Bagkogk- Tailandë.
Siç dihet Fetai është larguar nga skena politike, ndërsa paralajmërimet janë se shkarkimi i tij nga Qeveri do të ndodhë pas rikonstruimit të Qeverisë.

Continue Reading

Lajme

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike (Përzhinos), raporton SHENJA

Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.

Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.

Continue Reading

Lajme

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.

Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.

Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.

Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.

Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle6 hours ago

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që...

Lajme18 hours ago

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe...

Lajme21 hours ago

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit...

Lajme21 hours ago

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me...

Lajme21 hours ago

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe...

Lajme21 hours ago

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.Prej atje, as nuk e kanë mohuar e...

Lajme1 day ago

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhani, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda...

Lajme1 day ago

A do të mbetet Hungaria strehë e sigurt për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski?

Kur Nikolla Gruevski dezertoi nga Maqedonia e Veriut në Hungari, Fidesz, partia simotër e VMRO-DPMNE-së së tij, ishte në pushtet...

Lajme1 day ago

Sali: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5 për qind

Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali, sipas të cilit, ai...

Lajme1 day ago

Mehmetaj: “Kurti me 51% “vendosi të mos qeverisë më veç se i pengojke që presidentja i flet anglisht”

Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes...

Trending