Sport
Derbi të shtunën, Shkupi pret Shkëndijën në Çair
Fundjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha sfidat e kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën.
Ndeshja që spikat në këtë xhiro është ajo që do të zhvillohet në Çair, ku Shkupi do të pret Shkëndijën në duelin direkt për titullin e kampionit. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo që do të luhet në Strugë, aty ku kampionët në fuqi do të përballen me Gostivarin. Skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport në këtë xhiro do të takohet me Sileksin e Kratovës, ndërkohë që në ndeshjet tjera përballen Vardari me Makedonija Gjorçe Petrovin, Rabotniçki luan kundër Tikveshit dhe Brera do ta sfidoj Bregallnicën.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të në elitën e futbollit vendor do të luhen nesër, duke nisur nga ora 17:00. /SHENJA/
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Sport
Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg
Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet në ring më 19 shtator 2026, në kuadër të eventit të madh të FAIR Fighting Championship, që do të zhvillohet në Glückauf-Halle në Duisburg të Gjermanisë. Në kategorinë K1, deri në 73 kilogramë, Hysenaj do të përballet me holandezin Jeffrey van Duijn, në një duel që premton shumë ritëm, teknikë dhe spektakël. Hysenaj, i cili përfaqëson Amrani Palace Oberhausen, vlerësohet për stilin agresiv, kombinimet e shpejta dhe presionin e vazhdueshëm në ring. Organizatorët e përshkruajnë shqiptarin si një luftëtar që hyn në çdo përballje me goditje të sakta, kombinime të fuqishme dhe mentalitet fitues, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë hapësirë për të marrë kontrollin e duelit.
Përballë tij do të jetë Jeffrey van Duijn nga Holanda, pjesë e Aihato Gym Groningen, i njohur për disiplinën, teknikën e pastër të kickboxingut dhe shpejtësinë në momentet vendimtare. Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë te Mexhit Hysenaj, i cili synon të tregojë edhe një herë potencialin e tij në një skenë të rëndësishme të kickboxit në Gjermani. Teknikë kundër teknikës, shpejtësi kundër shpejtësisë dhe presion kundër disiplinës. Kështu promovohet kjo përballje, ndërsa për Hysenajn 19 shtatori mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm përpara në karrierën e tij.
📍 Glückauf-Halle, Duisburg, Gjermani 📅 19 shtator 2026 🥊 K1 – 73 kg 🇦🇱 Mexhit Hysenaj vs. Jeffrey van Duijn Një duel i madh po vjen – dhe sytë do të jenë te Mexhit Hysenaj!
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
