Lajme
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar
Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për këtë rajon, po mbahet në Kotor të Malit të Zi më 16 maj.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, dhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, po ashtu po marrin pjesë në samitin, nikoqir i të cilit është kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.
Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.
Samiti po organizohet nën sloganin: “Një rajon, vizion i përbashkët”.
Më herët gjatë këtij muaji, Këshilli i BE-së miratoi Planin e Rritjes Ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që i dedikohet mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Planin synon përshpejtimin e reformave dhe rritjen ekonomike në rajon.
Nga kjo shumë, 2 miliardë do të jenë grante dhe 4 miliardë kredi të buta, që do t’i japë BE-ja.
Gjatë samitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje Serbisë që të ndjekë penalisht personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Në shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova fajëson Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.
“I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar”, tha Kurti.
Radoiçiq aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se nuk ka asnjë mesazh për Malin e Zi sa i përket miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Votimi për këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është caktuar për 23 maj.
“Pyetja është se cili është kuptimi i rezolutës. Dhe çfarë është ajo përveç se vendosje e fajit kolektiv, pasi fajësia individuale tashmë është përcaktuar”, tha ai.
Në samitin në Kotor, nënsekretari James O’Brien tha se prioritete të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë krijimi i një tregu të përbashkët të monedhës, ulja e kostove, lehtësimin e lëvizjes së tregut dhe krijimi i më shumë vendeve të punës.
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Borjana Kristo, tha se shteti i saj është pajtuar për 110 reforma nga 113, sa fillimisht ishin propozuar nga BE-ja.
“Rruga evropiane është qëllimi kryesor i politikës së jashtme për të cilën ka konsensus në Bosnje e Hercegobinë”, tha Kristo.
Përveç udhëheqësve dhe ministrave të shteteve të rajonit, në samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane për Investime, Bankës Botërore, NATO-s, nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe përfaqësues të komunitetit të energjisë dhe transportit.
Një ditë para mbajtjes së samitit, më 15 maj u takuan ministrat për Çështje Evropiane dhe të Financave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Ministrat po ashtu diskutuan për Zonën e Përbashkët për Pagesa me Euro (SEPA), për lehtësimet në tregti dhe transport mes shteteve të rajonit dhe anëtarëve të BE—së, përmirësimit të furnizimeve me barna esenciale dhe tema të tjera.
Në muajt paraprak, samite të ngjashme ministrore dhe rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor u mbajtën në Shkup dhe Tiranë.
Lajme
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.
Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.
“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.
Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.
Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.
Lajme
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.
Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.
Lajme
Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.
Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.
Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.
“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
