Lajme
Njësia Zgjedhore gjashtë peshon mbi 5 milionë euro – milioneri Thaçi vlen sa i gjithë “VLEN”-i
Njësia e gjashtë dhe e fundit zgjedhore, sikurse edhe pesë të tjerat, konsiston në njëzet mandate parlamentare, nga të cilët tetë mandate janë të rezervuara për Frontin Evropian të BDI-së dhe koalicionin “VLEN”, pastaj për tre deputetë të VMRO-DPMNE-së me koalicionin dhe një për deputetin e LSDM-së, shkruan Qendra për gazetari hulumtuese “SKUP – Maqedoni”.
Fronti evropian në këtë njësi zgjedhore “peshon” mbi 3.1 milionë euro – e nga deputetët milioner është Menduh Thaçi
Koalicioni i Frontit Evropian në krye me BDI-në dhe shtatë deputetët në përbërjen e re parlamentare për të cilët kemi të dhëna nga fletët anketuese kanë deklaruar pasuri në vlerë prej 3.108.197 euro. Në mesin e tyre, më shumë veçohet kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi, i cili ka deklaruar pasuri prej 1.230.000 euro, që e bën atë disa herë më të pasur se kolegët e tjerë. Pas Thaçit vjen deputeti Bejxhan Iljas, i cili ka deklaruar një pasuri prej 430.000 euro, ndërsa në TOP 3 deputetët më të pasur të Frontit Evropian u gjet edhe deputeti Ilir Demiri me pasuri prej 406.497 euro. Deputetja Rina Ajdari ka deklaruar pasuri prej 353.089 euro, pas saj vjen kolegia Ilire Dauti me pasuri prej 297.000 euro, ndërsa deputeti dhe ish-kryeministri Тalat Xhaferi “peshon” 251.189 euro. Më i varfëri në mesin e deputetëve të koalicionit të BDI-së është kryetari i BDI-së, Аli Ahmeti , i cili për dallim nga të tjerët ka deklaruar pasuri prej 140.422 euro “modeste”.
Deputeti Sali Murati nuk gjendet në regjistrin online të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPК) dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në hulumtimin tonë.
Ali Ahmeti “më i varfëri” – por lidhet me skandale për sjellje korruptive
Afera “Magjar Telekom” në Maqedoni nuk përfundoi me një vendim gjyqësor, por në SHBA drejtorët hungarezë u shpallën fajtorë. Dëshmisë së ish-punonjësit të shërbimeve të inteligjencës Sllobodan Bogoevski se ish-kryeministri Vllado Buçkovski, si dhe zyrtarë të BDI-së, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Abdulhalim Kasami kanë marrë ryshfet nga Telekomi, Buçkovski menjëherë i është përgjigjur se fjalët e Bogoevskit janë trillime, ndërsa nga BDI-ja thanë se dëshmia është konstruksion i ngjarjeve dhe rrethanave inekzistente, se është absolutisht e pavërtetë dhe se është në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Bogoevski tha se deklarata se ish-funksionarët e lartë dhe aktualë kanë marrë ryshfet prej 2,5 milionë euro nga “Magjar Telekom” është pranuar menjëherë nga gjykata kompetente në SHBA.
“Gjykimi përfundoi sepse të akuzuarit e pranuan fajësinë për dhënie ryshfeti ndaj politikanëve maqedonas, rasti u mbyll”, tha Sllobodan Bogoevski për SAKAMDAKAZAM.MK pasi dje pasdite SEC (Komisioni Amerikan për Letrat me Vlerë) njoftoi se janë kanë rënë dakord me drejtorët hungarezë që të paguajnë gjobë për ryshfetin e dhënë.
Milioneri Menduh Thaçi i akuzuar në rastin “Titanik” – mori dënim me kusht
Deputeti më i pasur në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ishte një nga të akuzuarit në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik“ që kishte të bënte me marrëveshjen për votim për ankesat në favor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë.
Kështu, në vend të dy viteve burg, me aq sa kryetari i PDSH-së u dënua nga gjykata e shkallës të parë, Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të KSHZ-së (Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev), me ndryshimin e pjesshëm të aktgjykimit të Gjykatës Penale, dënohen ligjërisht me dënime me kusht prej dy vjetësh burgim nëse në katër vitet e ardhshme të vlefshmërisë ë aktgjykimit nuk kryejnë vepër të re. Të katër janë ndjekur për veprën penale të shkeljes së të drejtës së votës.
“VLEN” në njësinë e gjashtë zgjedhore vlen më shumë se 1.3 milion euro – vetëm Snopçe ka deklaruar pasuri prej më shumë se gjysmë milioni euro
Nga gjithsej tetë për pesë deputetët e koalicionit “VLEN” për të cilët kemi të dhëna kanë deklaruar një pasuri shumë më të “varfër” se rivali i tyre në bllokun shqiptar, BDI-ja, dhe atë në vlerë prej 1.374.434 euro.
Pasuri më të madhe në fletën e tij anketuese ka deklaruar deputeti Halil Snopçe, i cili “peshon“ 550.000 euro. Pas tij vjen kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me 351.961 euro, ndërsa pas tij, në pozitën e tretë në njësinë zgjedhore numër gjashtë ndodhet deputetja Мimoza Musa me 253.000 euro. Saranda Imeri Stafai ka deklaruar një pronë në vlerë prej 214.473 euro, ndërsa deputet me pasuri më të vogël është deputeti Bekim Qoku me një pasuri prej rreth 5.000 euro.
Për deputetët Fatmir Limani, Sadik Sulejmani, Imërlije Saliu – Fetai nuk kemi të dhëna për fletët e tyre anketuese në regjistrin online të KPSHK-së.
Dyshja e VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore “peshon” mbi gjysmë milioni euro
Në njësinë e gjashtë zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni fituan tre mandate parlamentare, dy prej të cilave janë gra, Dafina Stojanovska dhe Valentina Marçevska, e për të cilat kemi të dhëna për fletët anketuese. Deputetja me stazh në Kuvendin e Maqedonisë, Dafina Stojanovska ka deklaruar pasuri në vlerë prej 321.235 euro, ndërsa kolegia e saj, Valentina Marçevska posedon pronë në vlerë prej 214.829 euro.
Për deputetin Aleksandar Veljanovski nuk kemi të dhëna për fletën e tij anketuese dhe vlerën e pasurisë së tij.
Vlera e përgjithshme e pasurisë së dy deputeteve të VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore është 536.064 euro.
Sllavjanka Petrovska ka deklaruar pronë me vlerë prej 180.000 euro
Ish-ministrja e mbrojtjes dhe deputetja aktuale në përbërjen e re parlamentare është deputetja e vetme e LSDM-së dhe koalicionit nga njësia e gjashtë zgjedhore. Petrovska në fletën anketuese ka deklaruar pronë në vlerë prej 180.199 euro.
Vlera e përgjithshme e pasurisë të deputetëve të njësisë së gjashtë zgjedhore është 5.198.894 euro. Më të pasurit janë deputetët e koalicioneve me më shumë anëtarë, Fronti Evropian i BDI-së (3,2 milionë euro) dhe ata të koalicionit “VLEN” (1,3 milionë euro). Pasuri më të madhe ka deklaruar kryetari i PDSH-së si pjesë e Frontit Evropian, Menduh Thaçi me mbi 1,2 milionë euro, që e bën atë disa herë më të pasur se pjesa tjetër e deputetëve për të cilët kemi të dhëna për vlerën e pronave nga fletët anketuese. Më i varfëri është deputeti Bekim Qoku me 5.000 euro. Mesatarisht, një deputet i njësisë së gjashtë zgjedhore posedon një pasuri prej 346.592 euro.
Lajme
Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës
Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.
Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.
Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.
Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.
Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
