Lajme
Putin: Me Trump po shohim “dritë në fund të tunelit” për marrëdhëniet Rusi–SHBA
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta e dytë botërore. Por Putin theksoi se me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë gjërat kanë ndryshuar dhe se po shikon dritë në fund të tunelit. Putin theksoi se Washingtoni dhe Perëndimi ka përgjegjësinë më të madhe për uljen e tensioneve
“Sa i përket marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, ato janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore. E kam thënë këtë shumë herë. Por me ardhjen e Presidentit Trump po fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe kohët e fundit kemi pasur një takim shumë të mirë dhe të sinqertë në Alaska. Kontaktet vazhdojnë në nivel ministror, zyrtar dhe biznesi. Shpresoj vërtet që hapat e parë që janë ndërmarrë janë vetëm fillimi i një rivendosjeje të plotë të marrëdhënieve tona (midis Rusisë dhe SHBA-së). Kjo nuk varet nga ne. Varet para së gjithash nga partnerët tanë perëndimorë. Në kuptimin më të gjerë. Sepse SHBA-të janë të lidhura nga detyrime të caktuara në shoqata të ndryshme, përfshirë Bllokun e Atlantikut të Veriut. Prandaj, hapat e ardhshëm tani varen nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara. Por jam i sigurt se cilësitë e lidershipit të presidentit aktual, Presidentit Trump, janë një garanci e mirë se marrëdhëniet do të rivendosen. Dhe shpresoj që ritmi i punës sonë të përbashkët mbi këto baza do të vazhdojë”, tha Putin.
Lajme
Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon
“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
Lajme
Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”, një projekt infrastrukturor që, sipas tij, është realizuar sipas standardeve moderne.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet!
Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosja e anësoreve dhe asfaltimi i rrugës!
Ju qoftë përhajr banorëve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
