Lajme
Vuçiç: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij pritet të përballet me sfida gjithnjë e më serioze lidhur me Kosovën, kjo për shkak të aleancave të reja ushtarake që po formohen në rajon.
– Advertisement –
Në një intervistë për televizionin “Prva”, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit përbëjnë shqetësim për sigurinë e Serbisë.
“Pas aleancës ushtarake Tiranë-Prishtinë-Zagreb, është formuar edhe një aleancë shtesë Zagreb-Lubjanë. Është e qartë se ajo nuk ka të bëjë me Austrinë, e cila është neutrale, por me Serbinë. Ka pritshmëri që edhe Bullgaria t’i bashkohet kësaj aleance. Ministri kroat i Mbrojtjes e ka përsëritur këtë disa herë”, deklaroi Vuçiç.
Sipas tij, Serbia nuk ka marrë asnjë shpjegim nga institucionet evropiane për arsyet pse po krijohen këto aleanca.
“Nuk mund të marrim përgjigje. Këto zhvillime konsiderohen krejtësisht normale, edhe pse Kosova nuk është shtet, jo vetëm për ne, por edhe për katër vende anëtare të NATO-s dhe pesë vende të BE-së. Megjithatë, askush nuk është i interesuar të flasë për këtë”, tha presidenti serb.
Vuçiç theksoi se prioriteti i qeverisë së tij mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai shtoi se Serbia po investon në ushtri jo për nxitje lufte, por për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm.
“Ta ruajmë paqen sepse vetëm në paqe ecim përpara. Të mbajmë stabilitetin, sigurinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh ai.
Lajme
Çmime të reja të naftës për festën e Bajramit
Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë rriten me 0.5 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të rriten me 0.50 denarë për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk do të ndryshojë.
Çmimi i naftës M-1 NS do të rritet me 0.330 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 51.144 denarë.
Lajme
Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë
Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë siç e quajti ai, fitoren e përbashkët.
Mexhiti theksoi se bashkë me partnerët e qeverisë kanë gjetur zgjidhje, jo vetëm për provimin e Jurisprudencës, por edhe të gjitha provimeve tjera profesionale.
“Nuk ka nevojë për protestë. Ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhje, por jo vetëm për Jurisprudencës, por për të gjithë provimet profesionale që nuk janë zgjidhur për 25 vite. Zgjidhjen e kemi promovuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e ka thënë edhe kryeministri”.
“Studentët i përgëzoj për organizimin, për protestat, për mendimin ndryshe. Por dua të potencoj se studentët nuk kanë nevojë të protestojnë, por duhet të festojnë fitoren e përbashkët”, tha Mexhiti.
Lajme
Sela propozon Ligj të ri për përfaqësim të drejte dhe adekuat: Ky ligj realizon të drejtat e qytetarëve, nuk është ligj dosido
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sela tha se kjo e drejtë buron nga kushtetua dhe e cila është e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.
“Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat është kauzë e ASH-së, kauzë kjo e sjellë që në krijimin e ASH-ës, me të cilën kemi bërë edhe kampanjë në fushatën e vitit 2020 që është e drejtë e qytetarëve dhe jo e aktorëve politik dhe e qeverive dhe si e tillë duhet të respektuar”, tha Sela.
Ai shtoi se ligji i propozuar i përfaqëson qytetarët dhe ua realizon të drejtat e tyre dhe jo një ligj do si do, i cili, sipas tij, ka për qëllim ta bëj të pazbatueshme.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
