Lajme
Sondazhi: VMRO e para, BDI e dyta – AKI me 2:1 para VLEN-it (FOTO)
VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë Market Vision, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, ndërsa shihet se VLEN do të humbasë nga BDI me rezultat gati 2:1 në zgjedhjet e 19 tetorit. Anketa po ashtu tregon se pas zgjedhjeve, koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike, shkruan gazeta KOHA.

Konkretisht, në pyetjen se “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22.9% e të anketuarve kanë thënë për për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5.9% mbështetje, BDI 6.0%, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) 0.7%, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) 1.2%, Levica 3.3%, ZNAM-i 1.8%, VLEN – Alternativa 1.4%, VLEN – Lëvizja Demokratike 1.6%, VLEN – BESA 1.6%…
<span;>I madh është numri i atyre kanë thënë se nuk do të dalin në votime (12.4%) dhe atyre nëse do të votojnë apo jo (23.0%).

Sondazhi ka treguar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, rezulton të ketë përqindjen më të lartë të besimit mes qytetarëve, por mbi 40 për qind e të anketuarve thonë se nuk u besojnë asnjë lideri politik.
I dyti me besueshmëri dhe mbështetje renditet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 6.3%, duke lënë pas edhe Venko Filipçen e LSDM-së me 4.8% mbështetje.
Dimitar Apasiev i Levicës ka marrë mbështetje 3.2%, Maksim Dimitrievski (ZNAM) 2.2%, Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) 2.1%, Bilall Kasami (BESA) 1.8%, Afrim Gashi (Alternativa) 1.1%, Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) 1.1%, si dhe liderë të tjerë 2.2%.

Ndryshe, anketën kanë nis ta shpërndajnë edhe zyrtarë të lartë të VMRO-së, si për shembull, Nikolla Micevski, koordinatori i Grupit parlamentar i VMRO-së. (koha.mk)
Lajme
Agron Demiri: Unë nuk e kam parë LSDM-në si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare
Në emisionin “Debat në Shenja”, Agron Demiri, përfaqësues i LSDM-së, foli për përfshirjen e tij në politikë dhe proceset e brendshme në parti.
Demiri tha se LSDM-në e sheh si një parti qytetare dhe jo si një parti të një etnie të caktuar. Ai u shpreh se mundësitë që i janë dhënë brenda LSDM-së nuk beson se do t’i kishte pasur në ndonjë subjekt tjetër politik.
Sipas tij, që nga zgjedhjet lokale, partia ka ndërmarrë reforma të brendshme dhe ka zhvilluar procese për zgjedhjen e forumeve partiake. Ai tha se pret që të rinjve t’u jepen më shumë hapësira reale për përfshirje dhe vendimmarrje.
Demiri theksoi gjithashtu se është pjesë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, nën udhëheqjen e kryetarit Venko Filipçe, duke shtuar se ndan vlera të përbashkëta me partinë.
Duke folur për përvojën e tij politike, ai tha se ka arritur të fitojë mbështetje edhe në zona me shumicë shqiptare, duke përmendur se në Zhelinë ka marrë mbi 1.000 vota.
“Unë nuk e kam parë LSDM si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare. Mundësia që më është dhënë në LSDM, jam i sigurt se nuk do të më ishte dhënë në ndonjë parti tjetër. Nga zgjedhjet lokale e këndej, dukshëm, kemi reforma dhe kemi zgjedhje të forumeve dhe uroj që të rinjve tu jepen hapësira reale. Argumenti i dytë, unë me liderin e ri Venko Filipçe, jam në bordin ekzekutiv. Unë ndaj vlera me këtë parti dhe kam thyer barriera. Mu banorët e fshatit Zhelinë më kanë dhënë mbi 1000 vota. LSDM i theu gjithë ato barriera, nuk kishte tensione ndëretnike. ky është një faktë i pamohueshëm”, tha Demiri.
Lajme
Ylli Paçuku: Rrethanat e viteve të fundit më shtynë të angazhohem në politikë
Në emisionin “Debat në Shenja”, Ylli Paçuku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe përfaqësues i BDI-së, foli për angazhimin e tij politik dhe proceset e fundit brenda partisë.
Paçuku tha se kohët e fundit e ka ndjekur më nga afër politikën, pasi sipas tij ajo ndikon në shumë aspekte të jetës së qytetarëve. Ai shtoi se fillimisht kishte planifikuar të përfshihej në politikë më vonë, por zhvillimet e dy viteve të fundit e kanë shtyrë të angazhohet më herët.
“Unë poitikën e kam ndjekur kohëv të fundit, pasi politika prek cdo aspekt të jetës tonë. Kyçjen e kam menduar edhe pak më vonë, por duke i parë rrethanatë në dy vitet e fundit e kam parë të domosdoshme të bëhem pjesë e kësaj bote. SI një i ri mendoj se nuk ka shembull më të mirë për të parë angazhimin politik të kryetarit tonë, Ali Ahmeti, i cili rinin tonë ia ka kushtuar çështjeve kombëtare. BDI është partia politike më e fuqishm, më e mobilizuar, më e etabluar në RMV. Për mua kanë rëndësi arsyet e krijim të partive”, tha Paçuku.
Ai u ndal edhe te Kongresi i fundit i BDI-së, i mbajtur më 25 dhjetor, duke thënë se partia ka nisur një proces reformash pas analizimit të qëndrimeve të votuesve.
Sipas tij, rreth 83 përqind e strukturave janë reformuar, ndërsa të rinjtë që kanë marrë përgjegjësi në parti duhet të dëshmojnë punën e tyre dhe të justifikojnë besimin e dhënë.
Lajme
Mexhiti në TV Sitel: VLEN synon të marrë një të tretën e ekzekutivit
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në paraqitjen e tij në edicionin e lajmeve të TV Sitel, deklaroi se VLEN synon të sigurojë një të tretën e përfaqësimit në ekzekutivin qeveritar në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.
Sipas Mexhitit, si përfaqësues i shqiptarëve, VLEN pretendon të ketë një të tretën e posteve ministrore, duke theksuar se koalicioni jo vetëm që do t’i ruajë pozicionet aktuale, por synon t’i forcojë ato.
“Ne si përfaqësues të shqiptarëve pretendojmë të kemi një të tretën e ekzekutivit, të ministrave. Atë që mund të them është se për nga numri do t’i mbajmë pozicionet, madje fakti që VLEN tashmë është një ka potencial më të madh, më shumë kuadro, më të përgatitur dhe jo vetëm që do t’i mbajmë, por do t’i forcojmë pozicionet tona në Qeveri”, deklaroi Mexhiti.
Ai vlerësoi se unifikimi i VLEN-it ka rritur kapacitetin politik dhe profesional të koalicionit, duke e bërë atë më të përgatitur për të marrë përgjegjësi më të mëdha në ekzekutiv.
Deklarata e Mexhitit vjen në kohën kur partnerët e koalicionit qeveritar po zhvillojnë negociata intensive për rikonstruimin e Qeverisë, proces i cili pritet të finalizohet në ditët në vijim.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
