Sport
Në Danimarkë por rritet një yll i ri i futbollit, prezantojmë Donart Bexhetin
Sulmues i talentuar që luan në qendër, si dhe në krahë të repartit ofenziv po rritet në Kopenhagen të Danimarkës, derisa në moshë shumë të re është kyçur në ekipin e parë të Helsingor, si dhe ka marrë ftesë për tu bashkuar me moshat e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Populli shqiptar historikisht është përballur me situata jetësore që jo pak njerëz për arsye nga më të ndryshmet kanë detyruar të zgjedhin rrugën e mërgimit. Sot, disa dekada më vonë prej fillimit të kësaj “prakse”, realiteti ynë është se si komb jemi të pranishëm gjithandej. Nuk gjen vend ku s’ka shqiptarë dhe jo vetëm kaq, pasi tashmë nuk na gjen do kudo, por edhe në pozita të rëndësishme e në fusha suksesi. Shqiptarët më s’janë vetëm punëtorë krahu, apo shembull për të keq. Po bëhemi të rëndësishëm, të suksesshëm dhe reklamë për kombin tonë. Po pra, fatkeqësinë për të qenë të shkapërderdhur nëpër botë, e kompensojmë me kënaqësinë që të gjithë dijnë për ne si model suksesi përmes sakrificës, insistimit, punës e disiplinës.
Nga shumë e shumë raste, po prezantojmë sot djaloshin 17-të vjeçar nga Shemshova e Tetovës, Donart Bexheti. Në moshë shumë të re ai tashmë është pjesë e ekipit të parë të skuadrës daneze FC Helsingor dhe jep shenja shumë pozitive për një yll të futbollit në ardhje. Donarti ka lindur në Tetovë dhe me futbollin u njoftua te Shkëndija që nga mosha 6 vjeç.
Si 13 vjeç (2019) duhej të shkëputet nga vendi i lindjes, për një bashkim familjar në Danimarkë ku vite më parë ishte vendosur babain e tij për sigurimin e një jete më të mirë.
“Prej kur mbaj mend për veten unë jam shoqëruar nga një top futbolli dhe isha shumë i vogël kur familja më regjistroi te Shkëndija. Kam mësuar shumë nga trajnerët aty dhe jam shumë falemenderues gjithë trajnerëve” flet për fillimet e tij Donarti.
Shpërngulja në Kopenhagë nënkuptonte një fillim komplet të ri për Donartin. Vendi, shkolla, shokët, padyshim edhe futbolli sepse në asnjë moment nuk kishte ardhur në shprehje ndarja me sportin e tij të dashur.
“Ishte ndryshim i madh për mua. Gjithçka e re, çdo gjë niste nga fillimi. Barriera e gjuhës, miqtë, në shtëpi, në shkollë, thjesht gjithkund. Ishte shumë e vështirë, por unë në kokë kisha një gjë, të më japin shans të stërvitem sepse kur do isha në fushë futbollit do të gjendesha në terren të njohur, aty do flisja me gjuhën e futbollit dhe aty me siguri do ja dilja”, shtoi tetovari.

Babai Bujari, do ta regjistronte Donarti te moshat e ekipit lokal, FA 2000 (Frederiksberg Alliancen), e ku duke u zhvilluar si futbollist në vitin 2022 në një ndeshje të Kupës së Danimarkës për moshat U17, Donart Bexheti shkëlqeu duke shënuar 3 gola përballë FC Helsingor, duke kualifikuar ekipin e tij FA në fazën pasardhëse. Kaq mjaftoi të nga tabori i FC Helsingor të bien në “dashuri” me shqiptarin, duke arritur ta bindin të transferohej në radhët e tyre.

“Ftesa nga Helsingor paraqiste avansim në karrierë për mua dhe u desh pak të mendojmë për të pranuar. Fatmirësisht deri tani gjërat kanë ecur mirë dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, shton ai.
Dajloshi me një fizik admirues po zhvillohet sipas planit dhe te Helsingori përveç skuadrës U19 sulmuesin e kanë kyçur edhe me ekipin e parë, derisa paraqitjet te klubi i tij nuk kanë ngelur pa tërhequr vëmendjen e përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut ku djaloshi ka marrë ftesë dhe do të bashkohet për ndeshjet e radhës.
“Sigurisht se për mua paraqet vlerësim ftesa nga përfaqësuesja e Maqedonisë. Besoj të marr shans për të luajtur dhe të dëshmoj në fushë se nuk kanë gabuar që kanë besuar”, thotë me modesti Donarti, që duket se më shumë pëlqen të flasë në terren.
E aty deri tani po flet goxha mirë, potenciali dhe puna që bën janë garanci për një talent serioz, ndërsa nëse gjërat ecin sipas planit, Donart Bexheti është ylli i radhës shqiptar i cili pritet të pushtojë terrenet e futbollit në Danimarkë e jo vetëm.
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Sport
Shkëndija e Tetovës fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës Haraçinës
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkëndijës së Tetovës që triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Fillimisht tetovarët avansuan me Trumçin, teksa skuadra nga Haraçina përmbysi përkohësisht me Nuhijën dhe Livarekën. Megjithatë, kuqezinjtë tetovar gjetën dy herë tjetër rrjetën me Kërstevskin dhe Meliqin për fitore dhe rezultat final 3:2.
Ndërkohë ndeshja tjeter gjysmëfinale ndërmjet Ohridit dhe Sileksit u mbyll me barazim 1:1. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës do të luhen me 6 maj. /SHENJA/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
