Sport
Për një vit shteti përfitoi 87 milionë euro nga sigurimi i automjeteve
Për sigurimin e detyrueshën të automjeteve gjatë vitit të kaluar janë paguar 87 milionë euro, prej të cilave 21 milionë euro janë paguar për kartonin e gjelbër, informoi Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti. AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE. Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale). Numri total i automjeteve për të cilët pronarët kanë blerë policat e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike në vitin 2023 është rritur me 5 për qind krahasuar me vitin 2022.
AMS
“Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS, çdo automjet i tretë i siguruar ka pasur edhe karton jeshil për udhëtim jashtë vendit. Gjatë vitit 2023, të 11 kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar 260 815 kartona jeshilë – sigurim i nevojshme dhe i detyrueshme për drejtimin e automjeteve jashtë vendit. Numri i kartonëve jeshilë të lëshuara vitin e kaluar u rrit me gati 20,000, pra 8 për qind më shumë se në vitin 2022. Në karton jeshil, në vitin 2023, të siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë ose 21,16 milionë euro”.
Numri i policave të lëshuara për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për në vend dhe jashtë vendit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022 është rritur për 6 për qind, ndërsa vlera totale e tyre është më e lartë për 6.5 për qind. Sigurimi i detyrueshëm ligjor i auto-përgjegjësisë dhe kartoni jeshil kanë çmime me normë të cilat i përcakton dhe i kontrollon Qeveria përmes komisionit kompetent profesional.
Sport
Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg
Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet në ring më 19 shtator 2026, në kuadër të eventit të madh të FAIR Fighting Championship, që do të zhvillohet në Glückauf-Halle në Duisburg të Gjermanisë. Në kategorinë K1, deri në 73 kilogramë, Hysenaj do të përballet me holandezin Jeffrey van Duijn, në një duel që premton shumë ritëm, teknikë dhe spektakël. Hysenaj, i cili përfaqëson Amrani Palace Oberhausen, vlerësohet për stilin agresiv, kombinimet e shpejta dhe presionin e vazhdueshëm në ring. Organizatorët e përshkruajnë shqiptarin si një luftëtar që hyn në çdo përballje me goditje të sakta, kombinime të fuqishme dhe mentalitet fitues, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë hapësirë për të marrë kontrollin e duelit.
Përballë tij do të jetë Jeffrey van Duijn nga Holanda, pjesë e Aihato Gym Groningen, i njohur për disiplinën, teknikën e pastër të kickboxingut dhe shpejtësinë në momentet vendimtare. Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë te Mexhit Hysenaj, i cili synon të tregojë edhe një herë potencialin e tij në një skenë të rëndësishme të kickboxit në Gjermani. Teknikë kundër teknikës, shpejtësi kundër shpejtësisë dhe presion kundër disiplinës. Kështu promovohet kjo përballje, ndërsa për Hysenajn 19 shtatori mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm përpara në karrierën e tij.
📍 Glückauf-Halle, Duisburg, Gjermani 📅 19 shtator 2026 🥊 K1 – 73 kg 🇦🇱 Mexhit Hysenaj vs. Jeffrey van Duijn Një duel i madh po vjen – dhe sytë do të jenë te Mexhit Hysenaj!
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
