Lajme
Aksidenti në Tabanoc, 49 vjeçarja është goditur nga një këngëtar serb
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer kontroll në vend të aksidentit të rëndë trafiku në afërsi të vendkalimit kufitar Tabanovcë ku një person ka humbur jetën, ndërsa janë lënduar tre të tjerë. Sipas informacioneve fillestare, përplasja fillestare në mes të dy veturave, një “Volksvagen Polo” me targa të Kumanovës dhe një “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, ka ndodhur kur drejtuesi i njërës nga veturat me siguri ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërligjshëm.
PROKURORIA PUBLIKE
“Pas asaj përplasje fillestare, pasagjerja nga vetura me targa të Kumanovës ka dalë nga vetura dhe në atë moment e ka përplasur vetura “Opel Insignia” me targa sërbe. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja, nga e cila ka ndërruar jetë”.
Është dhënë urdhër për autopsi të të ndjerës, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës të pjesëmarrësve të tjerë që aktualisht ndodhen në spital me lëndime të lehta. Janë grumbulluar gjurmë dhe prova materiale, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit rrugor, njoftojnë nga prokuroria .
Në aksident në veturën me targa sеrbe ishte i përfshirë edhe këngëtari i njohur sеrb Gjorge David. Ai tha për shtypin serb se pamja ishte e tmerrshme, se policia i bëri një test alkooli që rezultoi se nuk kishte alkool në gjak dhe se ai kishte qepur dorën e lënduar në spital. David tha për mediat se menjëherë u kuptua se ai nuk ishte fajtor për aksidentin, por fajin dyshohet se e kishte gruaja që drejtonte makinën dhe që ishte në makinë me nënën e saj dhe që doli nga automjeti. Ai do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut deri në përfundimin e procedurave ligjore.
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
