Lajme
Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, duke folur rreth marrëdhënieve Türkiye-Shqipëri tha se “Türkiye dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb”, raporton Anadolu.
Këtë vlerësim Fidan e bëri pas takimit të tij me homologun shqiptar Igli Hasani në Tiranë.
Ai falënderoi Hasanin për mikpritjen duke shtuar se edhe më parë është gjendur në Shqipëri për detyra të ndryshme.
Fidan tërhoqi vëmendjen se me homologun e tij ka zhvilluar “një takim shumë të frytshëm”, duke shtuar se gjatë vizitës së tij do të takohet edhe me presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë.
Kryediplomati turk theksoi se mes liderëve të të dyja vendeve ka “një miqësi dhe solidaritet të sinqertë. “Türkiye dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb”, tha Fidan.
Fidan nënvizoi se Türkiye dhe Shqipëria janë të vendosura për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe në çdo fushë. Ai tha se të dyja vendet vazhdojnë të punojnë në shumë fusha të ndryshme si ekonomia, tregtia, diplomacia, çështjet rajonale dhe kultura.
Duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të ndikojë në zhvillimin rajonal, Fidan tregoi se ka mekanizma të krijuar për ta çuar këtë edhe më tej. Fidan tha se në vitin 2024 synojnë të zhvillojnë takimin “E parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë”. “Ne kemi një vendosmëri që në fazën e parë të rrisim vëllimin e tregtisë mes dy vendeve në 2 miliardë dollarë”, u shpreh Fidan.
Kryediplomati turk informoi se në Shqipëri ka patur rastin të takohet edhe me biznesmenë turq dhe theksoi nevojën për avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
– Lufta kundër terrorizmit
Fidan më tej njoftoi se me homologun e tij kanë shkëmbyer mendime në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë rajonale.
“Ritheksuam ndjeshmërinë e Türkiyes lidhur me pastrimin edhe të mbetjeve të fundit të FETO-s në Shqipëri. Ne patëm mundësinë të diskutonim se çfarë lloj masash mund të ndërmerren për këtë çështje dhe si të veprohet”, tha Fidan.
Ai gjithashtu rikujtoi se Shqipëria në vitin 2023 ka marrë përsipër anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), duke e vlerësuar këtë periudhë si të suksesshme dhe një arritje të rëndësishme për diplomacinë shqiptare.
“Bashkëpunimi rajonal dhe solidariteti i Türkiyes do të vazhdojë me Shqipërinë si në platformat globale ashtu edhe në ato rajonale”, tha Fidan duke përgëzuar Shqipërinë për marrjen e presidencës së radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi nga Türkiye.
Ai e cilësoi këtë platformë të rëndësishme duke e theksuar nevojën e rigjallërimit më tej dhe se duhet të zbatohen projekte të kualifikuara.
Fidan tha se në takim gjithashtu kanë biseduar rreth çështjeve rajonale dhe globale. “Në veçanti, diskutuam për ndikimin e luftës Rusi-Ukrainë në Evropë, ndikimin e saj në sigurinë e Evropës, ndikimin e saj në ekonominë evropiane, ndikimin e saj në ekonominë dhe sigurinë globale”, tha Fidan.
Lajme
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit, nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun president
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të saj për emrin e Bekim Sejdiut për president.
“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër.
“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.
“Nëse PDK-ja është kundër Sejdiut atëherë unë u them shpreheni me votë. Mos votoni për, veç votoni. Ndoshta është momenti i tillë që ndoshta 6 nga deputetët e LDK-së mund të na bashkëngjitet. Unë besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte ‘jo nuk do ta shpëtojë Kosovën’”, ka thënë Kurti.
Lajme
Artan Grubi ofroi 335 mijë euro garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak
Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”, ka ofruar rreth 335 mijë euro si garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, shkruan Portalb.mk.
“Mbrojtja ofroi pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335.707 eurosh si garanci se i akuzuari do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Propozimi i mbrojtjes i është dërguar Prokurorisë Publike për mendim. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të vendosë nëse do ta pranojë garancinë.
Nga Gjykata bëjnë të ditur se aktakuza për rastin e Lotarisë Shtetërore është dorëzuar më 13 gusht 2026. Sipas nenit 470 të Ligjit për Procedurë Penale, masa e arrestit shtëpiak për Grubin skadon më 13 tetor 2026, pas përfundimit të afatit ligjor prej 60 ditësh nga dorëzimi i aktakuzës.
“Masa e arrestit shtëpiak për këtë të akuzuar skadon më 13 tetor 2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Lajme
Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune.
“Parimisht mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski.
Me këtë, kryeministri praktikisht nuk e mbështeti propozimin e Odës për ndryshimin e zgjidhjes aktuale, sipas së cilës, nëse një festë shtetërore bie të dielën, dita e ardhshme është ditë jo pune.
Oda Ekonomike propozon ndryshime me të cilat do të ulej numri i ditëve jo pune, me arsyetimin se festat e shpeshta ndikojnë në produktivitet dhe krijojnë kosto shtesë për kompanitë.
Kundër kësaj iniciative janë shprehur edhe sindikatat, të cilat vlerësojnë se shkurtimi i ditëve jo pune do të nënkuptonte cenimin e të drejtave të punëtorëve të fituara tashmë.
Sipas qëndrimit të Mickoskit, Qeveria nuk ka ndërmend të mbështesë një zgjidhje që do t’u hiqte punëtorëve të drejta që tashmë i gëzojnë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
