Connect with us

Lajme

Taravari: Kam marrë qindra-mijëra mesazhe, ndryshimi ka filluar!

Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!
E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme!
Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi I Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!
Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!
Martin Luther King Jr do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…
Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!
Me respekt e nderim për të gjithë!
Arben Taravari!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

A do të lirohet dizeli nën 100 denarë nga e hëna?

Pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve këtë javë, lëvizjet në bursat botërore po tregojnë një trend të kundërt. Nëse nuk ka zhvillime të reja gjeopolitike, të hënën Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE) mund të vendosë për ulje të çmimeve, me mundësi që ulja të jetë më e theksuar te dizeli.

Nafta Brent e mbyll javën rreth 89 dollarë për fuçi, rreth 5,3 për qind më lirë krahasuar me javën e kaluar. Ndërkohë, nafta amerikane WTI ka shënuar rënie prej rreth 4,3 për qind.

Rënie është regjistruar edhe te vajgazi, një nga treguesit kryesorë për çmimin e dizelit në Evropë. Kontratat e së ardhmes në Londër kanë zbritur nga rreth 1.125 dollarë në rreth 1.066 dollarë për ton, që paraqet rënie prej më shumë se pesë për qind.

Kjo vjen pas rritjes së çmimeve të vendosur nga RKE më 24 gusht. Dizeli u shtrenjtua me 3,50 denarë dhe aktualisht shitet me çmim maksimal prej 101,50 denarë për litër. Benzina BS-95 u rrit në 93 denarë, ndërsa BS-98 në 95 denarë për litër.

Në favor të një uljeje të mundshme është edhe dobësimi i dollarit. Kursi i tij këtë javë ka lëvizur kryesisht mes 52,6 dhe 52,8 denarë, krahasuar me kursin mesatar prej 52,9935 denarë që RKE përdori në llogaritjen e mëparshme.

Sipas lëvizjeve aktuale të tregut, dizeli mund të lirohet për rreth 1,5 deri në 2 denarë për litër, ndërsa te benzina mund të ketë një ulje më të moderuar. Megjithatë, këto janë vetëm vlerësime dhe jo llogaritje zyrtare të RKE-së.

Tregu mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, veçanërisht situatës rreth Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit. Çdo zhvillim i ri mund të ndikojë në lëvizjen e çmimeve.

RKE pritet ta bëjë llogaritjen e rregullt të hënën, ndërsa çmimet e reja zakonisht hyjnë në fuqi nga e marta në orën 00:01.

Continue Reading

Lajme

Pakënaqësi në Telekom: Drejtori prej një muaji nuk paraqitet në punë, ndërsa paguhet rreth 20 mijë euro në muaj

Pakënaqësi ndaj drejtorit aktual të . Një pjesë e strukturave drejtuese janë të revoltuara për shkak të mungesës së drejtorit të përgjithshëm, Goran Markoviq, i cili, sipas tyre, prej rreth një muaji nuk është paraqitur në vendin e tij të punës në Shkup.

Sipas informacioneve të siguruara nga A1on përmes burimeve brenda kompanisë, Markoviq gjatë rreth 30 ditëve të fundit nuk është paraqitur asnjëherë në selinë e Telekomit të Maqedonisë. Sipas të njëjtave burime, gjatë kësaj periudhe ai ndodhet në Mal të Zi, prej nga edhe e ka origjinën.

Ajo që ka shkaktuar veçanërisht revoltë te një pjesë e drejtuesve është fakti se, gjatë mungesës së drejtorit të përgjithshëm, pjesën më të madhe të detyrimeve dhe përgjegjësive të punës e kanë marrë përsipër drejtuesit e tjerë të kompanisë.

Pakënaqësi shtesë, sipas burimeve, shkakton edhe lartësia e kompensimit të tij mujor. Sipas informacioneve të transmetuara nga burime brenda kompanisë, Goran Markoviq merr të paktën 20 mijë euro në muaj.

Në krahasim me të, të ardhurat mujore të drejtuesve të tjerë në Telekomin e Maqedonisë janë dukshëm më të ulëta, gjë që, sipas burimeve të njëjta, e rrit edhe më tej pakënaqësinë brenda kompanisë.

Markoviq është drejtor i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë. Mungesa e tij më e gjatë nga selia e kompanisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai nuk i kryen formalisht detyrimet e tij. Megjithatë, mënyra se si është organizuar puna gjatë periudhës së mungesës së tij është bërë shkak për pakënaqësi te një pjesë e strukturave drejtuese.

Sipas burimeve brenda kompanisë, në Telekomin e Maqedonisë veçanërisht komentohet diferenca e madhe mes kompensimit të drejtorit të përgjithshëm dhe të ardhurave të drejtuesve dhe punonjësve të tjerë, ndërsa barra e funksionimit të përditshëm të kompanisë gjatë mungesës së tij bie mbi anëtarët e tjerë të menaxhmentit.

Pretendimet për mungesën e drejtorit dhe shumën e kompensimit të tij nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga kompania.

Continue Reading

Lajme

Kolona në kufi, pritje deri në 45 minuta me Greqinë dhe Serbinë

Rrugët e kryeqytetit sot janë më të qeta se zakonisht. Më pak njerëz në qendër, më pak automjete në rrugët kryesore, ndërsa destinacioni i shumë prej atyre që mungojnë nga qyteti janë plazhet e Greqisë, e vende të tjera në rajon. Fundjava solli fluks të shtuar në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut. Bogorodica, në drejtim të Greqisë, është ndër pikat ku është regjistruar ngarkesë e shtuar, ndërsa fluks ka edhe në Tabanoc, në drejtim të Serbisë.

Kolona automjetesh dhe qarkullim i shtuar janë regjistruar që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare Bogorodicë, ku për dalje nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, pritja arrin deri në 40 minuta.

https://alltrafficcams.com/live/border-crossings/north-macedonia/greece/bogorodica-evzonoi/

“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në kalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 45 minuta, ndërsa nuk ka vonesa të konsiderueshme për hyrje apo dalje në kalimet e tjera kufitare në anën maqedonase”. – Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut.

Por sot Kolona të gjata janë vërejtur edhe në Tabanoc, në kufirin me Serbinë. Për hyrje dhe dalje nga vendi, qytetarët prisnin deri në 30 minuta.

Fluksi pritet të mbetet i shtuar gjatë gjithë ditës, veçanërisht në drejtim të pikave kufitare me Greqinë dhe Serbinë. Qytetarëve u rekomandohet që para nisjes, të informohen për gjendjen në kufi dhe të llogarisin kohë shtesë për udhëtimet e tyre. Autoritetet kanë parashikuar se fluksi mund të vazhdojë deri në fundjavën e parë të shtatorit, ndërsa më pas pritet relaksim i qarkullimit. /Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

A do të lirohet dizeli nën 100 denarë nga e hëna?

Pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve këtë javë, lëvizjet në bursat botërore po tregojnë një trend të kundërt....

Lajme3 hours ago

Pakënaqësi në Telekom: Drejtori prej një muaji nuk paraqitet në punë, ndërsa paguhet rreth 20 mijë euro në muaj

Pakënaqësi ndaj drejtorit aktual të . Një pjesë e strukturave drejtuese janë të revoltuara për shkak të mungesës së drejtorit...

Lajme3 hours ago

Kolona në kufi, pritje deri në 45 minuta me Greqinë dhe Serbinë

Rrugët e kryeqytetit sot janë më të qeta se zakonisht. Më pak njerëz në qendër, më pak automjete në rrugët...

Sport3 hours ago

Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit

Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në...

Lajme3 hours ago

Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me debatin për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë,...

Lajme3 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) Menduh Thaçi në një mega-intervistë per “Lajm TV dhe gazeta “Lajm”, ndër të tjera...

Lajme23 hours ago

Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin

Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë...

Lajme23 hours ago

Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti...

Lajme23 hours ago

E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi

Egzon Bytyçi, i cili privoi nga jeta gruan e tij, Jetlira Foniqi, ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme...

Lajme23 hours ago

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale...

Trending