Connect with us

Sport

Kina nuk pranon miqësoret e Argjentinës, shkak bëhet mungesa e Lionel Messi në Hong Kong

Kina nuk do të presë ndeshjet e Argjentinës të parashikuara të zhvillohen në muajin Mars. Shkak është bërë mungesa në fushë e Lionel Messi në miqësoren e Inter Miami pak ditë më parë në Hong Kong.

Kjo solli edhe protestën e tifozëve të cilët kishin paguar deri 570 Euro për të parë Messin. Argjentina, kampione e Botës do të luante me Nigerinë dhe Bregun e Fildishtë në Hangzhou e Pekin.

Kështu nga popullor, sulmuesi argjentinas është kthyer në të padëshiruar. Trajneri i Inter Miami, Tata Martino, deklaroi se kapiteni ekipit nuk ishte në gjendje për të luajtur. Mungesa e yllit të skuadrës në Hong Kong solli edhe reagimin e organizatorëve për mungesën e respektit të treguar nga Messi, duke i kthyer çdo tifozi gjysmën e shumës së paguar për biletën.

Polemikat u shtuan pasi Lionel Messi vendosi aktivizohej rreth 30 minuta në miqësoren e ndaj Visel Kobe në Japoni.

Argjentina mesa duket duhet të gjejë një vend tjetër për të zhvilluar miqësoret e parashikuara./tvkan

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Drilon Islami: Kam qenë tifoz i Shkëndijës, kam ardhur për tituj dhe për aventurën europiane

Pasi tashmë zyrtarisht është futbollist i Shkëndijës, mefshori defanziv nga Kosova, Drilon Islami ka folur për herë të parë si kuqezi. 25 vjeçari me bindje ka zgjedhur të pranojë ofertën e Shkëndijës, duke besuar në ecuri pozitive me fanellën kuqezi.

Drilon Islami: “Shkëndija, pasi është një nga klubet më të organizuara shqiptare edhe çdo vit synon titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Europë. Këto janë ambiciet e mia dhe kjo është arsyeja pse unë e kam zgjedhur Shkëndijën. Nuk e kisha të vështirë të vendos, aspak.”

…përshtypjet në klub…

Drilon Islami: “Përshtypjet janë shumë të mira, pasi si klub janë shumë të organizuar si në administratë, ashtu edhe në fushë dhe ky është një motiv shtesë për mua që së bashku me klubin t’i arrijmë qëllimet dhe objektivat tona.”

…ecuria evropiane…

Drilon Islami: “Më është dukur shumë e mirë, pasi kanë investim të madh në futbollin e Maqedonisë dhe shqiptari në përgjithësi. Mendoj së është shumë mirë dhe mendoj se çdo vit Shkëndija duhet të jetë në grupet e Ligës së Konferencës dhe për të synuar sa më larg.”

…ke ndjekur ndeshjet evropiane…

Drilon Islami: “Po patjetër, i kam parë ndeshjet dhe i kam shikuar me vëmendje të gjitha duelet e Shkëndijës. I kam ndjekur edhe më herët ndeshjet e Shkëndijës, por këto të Europës tani më shumë, pasi janë motiv shumë i madh për mua për të luajtur së bashku me ekipin që kam ndjekur dhe për të vazhduar edhe më shumë të jemi në garat e Conference League.”

…ke bërë tifo ndeshjet e fundit…

Drilon Islami: “Po, sidomos në ndeshjen e fundit që e keni humbur, e kam shikuar dhe kam qenë tifoz i madh, pasi për mua tani që jam pjesë e Shkëndijës me rëndësi është ecuria e klubit dhe së bashku ti arrijmë objektivat e caktuara.”

…gjysmësezoni pranveror…

Drilon Islami: “Normalisht, kam ardhur në një klub që është shumë i organizuar dhe që dihet që çdo sezon synohet titulli dhe pjesëmarrja në Europë. Unë gjithashtu kam ardhur me objektiva të qarta për tu bërë kampion dhe për ti ndihmuar klubin si në kampionat ashtu edhe në garat europiane.”

…”Ballistët”…

Drilon Islami: “Patjetër, është kënaqësi të luaj para tifozëve të flaktë si “Ballistët” dhe shpresoj që në fund të sezonit do ti gëzojmë ata si me titullin kampion dhe me pjesëmarrjen në Europë.”

…si duket Shkëndija nga jashtë…

Drilon Islami: “E kam ndjekur një kohë të gjatë Shkëndijën në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe punën e medias dhe rrjeteve sociale. Nga jashtë duket shumë e organizuar, por tani që jam brenda këtu është diçka krejtësisht tjetër. Unë kam luajtur edhe në klube tjera, por Shkëndija është tjetër nivel, mund të them nivel europian. Besoj që të gjitha këto kushte të mira duhet t’i përkthejmë në rezultate të mira e tituj dhe ti gëzojmë të gjithë si tifozët, si veten dhe klubin.”

Continue Reading

Sport

Beqiri dhe Ibraimi: Ky është vit historik për ne, duam të vazhdojmë më tej

Shkëndija e Tetovës të enjten në Shkup përballet me kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislava në kuadër të raundit të pestë të UEFA Conference League, ndërsa për pritjet para mediave folën trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi.

Jeton Beqiri: “Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej. Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive. Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shprsoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë se i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë të sigurojmë një rezultat, i cili pastaj në ndeshjen e fundit do të na jep një komoditet të mund të plasohemi në mesin e 24 skuadrave më të mira”.

Besart Ibraimi“Sa u përket tifozëve, normal se ato janë një motiv shtesë për ne. Nesër pres që të jenë në një numër sa më të madh. Pres mbështetjen e “Ballistëve”, pasi ata janë numri jonë i 12-të dhe besoj që do të na i lehtësojnë që të vijmë deri te fitorja”.

Jeton Beqiri: “Sa i përket grupit të futbollistëve, kemi pengesa si gjithë skuadra në këtë fazë. Për ndeshjen e nesërme nuk do të kemi mundësi të llogarisim te mesfushori Al Hasan për arsyje të tre kartonave të verdhë dhe Tambën për shkak të dëmtimit”.

Besart Ibraimi: “Normal se jemi të kënaqur të gjithë ne, këtë vit shkruam historinë. Por, ne nuk duhet të ndalemi këtu, nesër duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen dhe pse mos të kualifikohemi më tej”.

Jeton Beqiri: “Është një edicion historik për ne. Unë mendoj që në katër ndeshjet e kaluar, skuadra ka marrë më pak sa që ka dhënë në fushën e lojës. Konkretisht mendoj në dy ndeshjet e fundit, sipas mendimit tim meritonim diçka më shumë sa i përket pikëve. Por, futbolli e ka ashtu, në momente të veçanta jemi me fat, në momente të caktuara mund të penalizojë edhe fati. E rëndësishme është që të jemi akoma në lojë për kualifikim. E rëndësishme është që Shkëndija edhe në mesin e dhjetorit luan në Kupat Europiane. Ne duhet të bëjmë çmos që të marrim rezultate sa më të mira të mundshme në këto dy ndeshje që na kanë mbetur”.

Besart Ibraimi: “Normal ndikon kjo, kur të gjitha ekipet shkojnë në pushim, ne kemi ndeshje në Europë. Por, na jep fuqi kur e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe me një fitore mund të kualifikohemi më tej dhe ne jemi të gatshëm, jemi të motivuar, do të japim maksimumin. Në dy ndeshjet e fundit, fati ska qenë në anën tonë, besoj që me pak fat, nesër ta fitojmë këtë duel”.

Jeton Beqiri: “Është shumë e pazokontë, pasi viteve tjera, futbollistët menzi i pritnin të përfundojnë ndeshjet në kampionat dhe të shkojnë në pushimin e merituar, ndërsa këtë vit neve do të na duhet edhe disa ditë shtesë që ti luajmë këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme si për ne si për klubin si për futbollistët, por edhe për opinionin dhe tifozët. Unë personalisht në emrin tim, do të kisha dëshiruar që Shkëndija çdo vit të ketë këtë eksperiencë dhe besoj që nëse kjo eksperiencë vijon të përsëritet edhe vitet e ardhshme, atëherë besoj se me kalimin e kohës, Shkëndija do ta ngrit nivelin dhe do të jetë diçka e zakonshme”.

Shkëndija ngadalë mbyll përgatitjet për ndeshjen e të enjtes me Slovan Bratislavën e Sllovakisë në kuadër të xhiros së pestë të UEFA Conference League. Kuqezinjtë sonte kanë seancën e fundit stërvitore. Dueli do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit të enjten me fillim në orën 18:45.

Continue Reading

Lajme

Takim i rëndësishëm në Tetovë, Destani, Duka e Omeragic diskutojnë për stadiumin

Qyteti i Tetovës ka mbledhur emra të mëdhenj si Lazim Destani, Armand Duka, Masar Omeragiq dhe Bilall Kasami, në një takim vendimtar për të ardhmen e stadiumit të Tetovës, projekt që tashmë po merr formë.

Pronari i Shkëndijës dhe dy krerët e federatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shprehur jashtëzakonisht optimistë, duke theksuar se Tetova është shumë pranë realizimit të një impianti modern, të standardeve të UEFA-s, ku Shkëndija pritet t’i zhvillojë ndeshjet europiane para publikut vendas.

Stadiumi i ri premton edhe më shumë, përmasa dhe infrastruktura e tij mund ta bëjnë Tetovën pritëse të ndeshjeve të përfaqësueses, duke hapur rrugën që në të ardhmen Maqedonia të luajë sfida të elimintoreve ndërkombëtare./Sportmania/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 days ago

38% e adoleshentëve janë duhanpirës: A do ta kufizojë më në fund Maqedonia duhanin?

Në këtë vend, pirja e duhanit prej kohësh është konsideruar jo vetëm një zakon, por edhe një simbol i lirisë...

Lajme2 days ago

Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 24 centimetra

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, prej -7 gradë Celsius, është regjistruar në Shkup, pranë Petrovcit, njofton Drejtoria për...

Lifestyle2 days ago

“Jam shpirt i lirë, s’më mban peng se gjërat kanë mbaruar” – Limi ia thotë troç Albës

Në një bisedë të hapur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Limi ka folur për marrëdhënien e tij...

Lajme2 days ago

NPK-Sharri njofton: Një pjesë e Tetovës pa ujë për shkak një defekti

“Për shkak të një defekti në rrugën Bllagoja Toska, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në një pjes të...

Lajme2 days ago

Edhe 30 ditë paraburgim për ish-avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Fehmi Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e një procedure të nisur kundër tij...

Lajme2 days ago

Deri të premten mot i qëndrueshëm, gjatë fundjavës shi dhe borë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë...

Lajme3 days ago

Incident në Pallaticë: Qytetarët raportojnë kërcënime pas një debati mes bashkëfshatarëve

Një rast kërcënimi është raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë nga A.B. (64) nga fshati Pallaticë, komuna e...

Lajme3 days ago

Për një vit, mbi 11 mijë punëtorë nga Maqedonia kanë marrë leje pune në Kroaci

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafillov në një postim në Facebook thotë se mbi 11 mijë punëtorë...

Lajme3 days ago

LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE

Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM. “Një...

Lajme3 days ago

Në Berovë -12 gradë, në Kodër të Diellit 26 centimetra borë

Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matir -12 gradë, -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi,...

Trending