Lajme
Kurti: Në historinë e çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari ka një hise shumë të madhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës kujtoi heroizmin e Jasharajve dhe ngjarjet historike paraprake që sipas tij sollën lirinë e Kosovës.
“Ja ku sërish vjen marsi e ne mblidhemi për të kujtuar ditët e 5 të viti 1998 si data e tre ditëve kur populli i Kosovës bëri një kapërcim të madh në rrugën e gjatë për liri.”, tha Kurti
Ai shtoi se në këtë datë Kuvendi mblidhet si për askënd tjetër për ta kujtuar rezistencën e Jasharajve.
“Në rastin e qëndresës së Jasharëve të Prekazit kjo provë është kaluar suksesshëm qysh para 25 vjetësh kur në një vjetorin e kësaj qëndrese me 6 mars 1999 trupa artistike “Hamëz Jashari e UÇK-së” e ideoi shënimin e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu udhëtimi që ka nisur qysh në mars në vitin 1999 në zjarrin e luftës në Prekaz dhe ku e mori emrin Epopeja e UÇK-së ndër vite ka zënë vend në institucionet e Kosovës e deri sot kur po e shënojmë 26 vjetorin e saj”, tha Kurti.
Ai tha se Kosova është çliriuar nga Serbia pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën Adem Jasharit
“Nga kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet dhe forcohet edhe shteti ynë”, tha Kurti.
Ai tha se rezistenca e Jasharëve është unike në vetvete por që ka bazë në historike duke iu referuar edhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kurti shtoi se në historinë e çlirimit të Kosovës, Adem Jashari zë një vend kryesor.
“E në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njëri një historinë e kombit të tij.”, tha ai.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
