Lajme
A e dini pse hurmat janë kaq fantastike për organizmin
Hurmat të ashtuqujtura “arabe” janë një lloj fruti që konsumohet më së shumti gjatë muajit të agjërimit mysliman, Ramazanit. Këto lloj hurmash, të cilat gëzojnë dhe statusin e ushqimit profetik, kanë një gamë të gjerë vlerash shëndetësore dhe kjo është arsyeja pse ato konsiderohen më të shëndetshmet.
200 gramë hurma ofrojnë më shumë se 6.5 për qind të dozës së rekomanduar të kalciumit dhe fosforit së bashku me 14 për qind magnez – një mineral i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe ruajtjen e strukturës së duhur të tyre. Kaliumi, vitamina K dhe mangani në hurma janë gjithashtu të rëndësishme për shëndetin e kockave. Konsumimi i rregullt në mëngjes i hurmave përmirëson densitetin e kockave dhe mund të parandalojë osteoporozën.
E favorshme për gratë shtatzëna dhe laktuese
Konsumimi i rregullt i hurmave ndihmon në forcimin e muskujve të mitrës dhe ndihmon trupin të përgatitet për fazën përfundimtare të shtatzënisë. Pas lindjes, ato veprojnë si një mjet i dobishëm për nënat me gji dhe nxisin laktacion më të mirë. Ato ndihmojnë gjithashtu tkurrjen më të shpejtë të muskujve të mitrës dhe mundësojnë rikuperim më të shpejtë.
Po pse rekomandohet prishja e agjërimit me hurma?
Hurmat janë të pasura me fibra dhe janë një burim i fuqishëm i lëndëve ushqyese që parandalojnë problemet e stomakut dhe metaplazinë e zorrëve. Për shkak të këtyre lëndëve ushqyese, si dhe efektit antioksidues, rekomandohet fundi i agjërimit me hurma.
Pas disa orësh urie, ajo që trupi ka më shumë nevojë është sheqeri. Hurma është e pasur me këtë, prandaj është shumë e rëndësishme që agjëruesi ta prishë agjërimin me hurmë, sepse trupi merr atë që i nevojitet më shumë dhe meqë nuk merr ushqim të rëndë, nuk do të ketë probleme me fryrje dhe dispepsi.
Përveç kësaj, duke qenë se japin ndjenjën e ngopjes, në vend të konsumimit të tepërt të ushqimit, iftari duhet të jetë proporcional. Pas hurmave, ujit dhe lëngut të mishit, agjëruesi tashmë ndjen një ngopje të lehtë dhe në këtë mënyrë sigurohet ekuilibri i trupit.
Hurmat janë gjithashtu shumë të pasura me vitaminë B, dhe vitamina B lejon qelizat të rigjenerohen shpejt. Përveç kësaj, ato janë të pasura me magnez dhe magnezi zvogëlon rrezikun e problemeve shëndetësore si dobësia, dhimbje koke dhe stresi gjatë ditës.
Nga ana tjetër, nëse nuk ka hurma, ekspertët rekomandojnë prishjen e agjërimit me ullinj. Rekomandohen dy ullinj pak të kripur dhe një gotë ujë. Ashtu si hurmat, ullinjtë e pasur me fibra janë efektivë për shëndetin e stomakut. Ullinjtë përmbajnë edhe substanca që stimulojnë punën e hormoneve në organizëm. /tesheshi.com/
Lajme
Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net
Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.
“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.
“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
