Connect with us

Lajme

Sela: Taravari po i shërben Mickoskit duke mbështetur një “kushtetutë qytetare”

Aleanca e Ziadin Selës i ka reaguar Taravarit për një deklaratë tjetër.

Theksohet se dënojnë në formë të prerë deklaratat e nxitura fillimisht nga VMRO-DPMNE dhe të plasuara së fundmi edhe nga Arben Taravari për Kushtetutë “qytetare” dhe për fshierjen e bashkësive etnike nga Kushtetuta. “Ky propozim na kthen 25 vjet pas, fshin shqiptarët dhe të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë, shfuqizon Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet Kushtetuese për barazi të shqiptarëve, Ligjin për përdorimim e gjuhëve, mekanizmin e Badenterit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe shumë të drejta të tjera të fituara në dy dekadat e fundit”, theksohet në komunikatën e krahut të Selës, në Aleancën për Shqiptarët.  “Taravari me deklaratat e këtilla dëshiron të bëjë me shtetin, atë që nuk arriti të bëjë me Aleancën për Shqiptarët kur propozonte që ta riemërtojë si Aleanca për Qytetarët. I bëjmë thirje edhe një herë që të heq dorë nga skenaret e rrezikshme të Mickoskit dhe VMRO-së dhe të mos vën dorë në të drejtat e shqiptarëve për të arritur qëllime karrieriste personale”, theksohet në fund të deklaratës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Çmimet e naftës bien pas sulmit të Iranit

Çmimet e naftës kanë rënë pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit. Në bursën e Londrës çmimi arriti në 90 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane çmimi u ul me 29 cent, ose 0,3%, në 85,37 dollarë për fuçi.

Sulmi me më shumë se 300 raketa dhe dronë ka ngritur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal që pritet të ketë ndikime negative nëpër tregjet e Lindjes së Mesme. Çmimet gjatë javëve të fundit janë rritur duke prekur nivelet e tyre më të larta që nga tetori i vitit të kaluar. Analistët e “City Research” kanë bërë të ditur se tensionet e zgjatura gjeopolitike gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kanë çuar kryesisht naftën në 85-90 dollarë për fuçi.

Analistët shprehen se reagimi i Izraelit ndaj sulmit do të jetë kyç për tregjet globale në ditët dhe javët në vijim. Mes të tjerash ata parashikojnë se ato mund të rriten fuqishëm nëse Izraeli ndërmerr veprime hakmarrëse ndaj Iranit.

Irani është prodhuesi i 7-të më i madh i naftës në botë, sipas Administratës së Energjisë së SHBA-së, dhe anëtari i tretë më i madh i kartelit të prodhuesve të naftës OPEC. Analistët thonë se një rritje e çmimit të naftës në vazhdim do të ndikohet transporti përmes Ngushticës së Hormuzit. Meqenëse Irani aktualisht prodhon mbi 3 milionë fuçi naftë bruto në ditë si një prodhues kryesor brenda Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), rreziku i furnizimit përfshin sanksione më të rrepta të naftës dhe se përgjigja e Izraelit mund të përfshijë shënjestrimin e infrastrukturës energjetike të Iranit.

Ngushtica e cila është midis Omanit dhe Iranit është një rrugë thelbësore detare, pasi rreth 20% e furnizimit të përgjithshëm të naftës në botë kalon përmes saj. Anëtarët e OPEC-ut, Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku dërgojnë pjesën më të madhe të naftës që eksportojnë përmes kësaj ngushtice.

Continue Reading

Lajme

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për VMRO-DPMNE-në. Sipas ish presidentit të Shqipërisë, nga fitorja e VMRO-së do të kenë përfitim të gjithë qytetarët e Maqedonisë, shkruan SHENJA.

“Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!”, ka shkruar Meta.

Continue Reading

Lajme

Ndryshimet në platformën X të Elon Musk, përdoruesve nuk do t’u jepet ky opsion

Platforma X nuk i lejon më përdoruesit të fshehin distinktivët e tyre blu të verifikimit, pavarësisht nëse kanë paguar për shërbimin premium apo jo. Ndryshimi në platformën X vjen pasi shërbimi filloi të verifikonte përdoruesit me ndikim që nuk u regjistruan për veçoritë premium.

Aplikacioni ka filluar të njoftojë përdoruesit se opsioni për të fshehur shenjën e tyre X Premium do të hiqet së shpejti.

Ky ndryshim vjen menjëherë pasi X filloi papritur të shtojë një verifikim blu në llogaritë dhe influencuesit që kanë të paktën 2500 ndjekës që paguajnë për një abonim premium.

Edhe pse Elon Musk sugjeroi që ky ndryshim duhet të jetë i përshtatshëm, disa përdorues nuk janë të kënaqur me shfaqjen e shenjës blu në llogaritë e tyre.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 day ago

Çmimet e naftës bien pas sulmit të Iranit

Çmimet e naftës kanë rënë pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit. Në bursën e Londrës çmimi arriti në 90...

Lajme1 day ago

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për VMRO-DPMNE-në. Sipas ish presidentit të Shqipërisë, nga...

Lajme1 day ago

Ndryshimet në platformën X të Elon Musk, përdoruesve nuk do t’u jepet ky opsion

Platforma X nuk i lejon më përdoruesit të fshehin distinktivët e tyre blu të verifikimit, pavarësisht nëse kanë paguar për...

Lajme1 day ago

Mickoski: Ka ikur koha kur Reçica mund të shantazhonte

Dje Artan Grubi ka dhënë kushtin e BDI-së për mbështetje në raundin e dytë zgjedhor. Ai tha se është e...

Lajme2 days ago

Arben Taravari njofton se VLEN anulon tubimin, shkak aksidenti tragjik

Arben Taravari kandidat për president nga VLEN nëpërmjet një video mesazhi ka njoftuar se tubimi në Gostivar anulohet përshkak të...

Sport2 days ago

Shkëndija dhuron spektakël në Tetovë, e mund Sileksin 6:1

Elita e futbollit vendor ka sjell pasditën e sotme tre ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të në program. Shkëndija...

Lajme2 days ago

Osmani: Dënojmë sulmin iranian, Izraeli të mbajë përgjegjësi për civilët në Gaza

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media, ka dënuar fuqishëm sulmin masiv të Iranit...

Lajme3 days ago

Fronti Europian në Zhelinë/ Sulejmani: Do të jemi fitues absolut, në vazhdimësi bisedojmë se cila do të jetë diferenca, e jo fitorja, sepse fitorja është e padiskutueshme

Fronti Europian sonte është ndalur për bashkëbisedim me banorët e komunë së Zhelinës. Përveç kandidatit për president, Bujar Osmanit të...

Lajme3 days ago

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Drejtori i Ndërmarjes për transport “Tetova transport”, z. Arbër Ajdini pak javë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin...

Lajme4 days ago

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Tetovë

SPB Tetovë ka dalë me informacione zyrtare në lidhje me të shtënat që ndodhën pak më herët në qytetin e...

Trending