Connect with us

Lifestyle

Festë në familjen e Adelina Ismailit

Sot ka festë në shtëpinë e Pop Divës Adelina Ismaili dhe bashkëshortit të saj Val Krasniqit.

Djali i tyre Uliksi, feston shtatëvjetorin e lindjes,

Adelina në profilin e saj në Instagram ka uruar të birin në ditën e veçantë të tij.

“Urime ditëlindjen e shtatë jeta jonë. Qofsh gjithmonë i lumtur. Të duan mami e babi me së shumti ne botë,” shkroi Adelina në postimin e saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Një këngë, mijëra histori: Ori sjell “Abuzues” për të gjitha gratë që janë ringritur

Ori rikthehet me projektin e ri muzikor “Abuzues”, një baladë emocionuese që sjell në qendër forcën, ndjeshmërinë dhe qëndresën e femrës. Pas një periudhe të suksesshme aktiviteti artistik në Londër, këngëtarja vjen para publikut me një këngë që pritet të lërë gjurmë në skenën muzikore shqiptare.
“Abuzues” është publikuar zyrtarisht nga Fole Publishing dhe përfaqëson një kapitull të ri në rrugëtimin artistik të Orit. E vendosur prej vitesh në Londër, ajo ka vijuar të jetë aktive në muzikë, duke performuar në evente të ndryshme dhe duke ruajtur një lidhje të fortë me publikun shqiptar.
Kënga vjen si një baladë e ndjerë, ku emocionet e jetës reale shndërrohen në art. Muzika është realizuar nga Roi Records, ndërsa teksti mban firmën e vetë artistes, duke e bërë projektin edhe më personal. Përmes vargjeve dhe interpretimit të saj, Ori përcjell një mesazh që prek çdo grua që ka kaluar sfida, zhgënjime apo momente të vështira në jetë.
Me “Abuzues”, artistja sjell jo vetëm një këngë, por një rrëfim të sinqertë që flet për plagët, ringritjen dhe forcën për të ecur përpara.

Continue Reading

Lifestyle

“Kthehu”, projekti më i ri i Florim Gegës që po rrëmben vëmendjen e publikut

Këngëtari Florim Gega ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Kthehu” me tekst dhe muzikë nga Granit Gashi, një baladë e fuqishme që vjen me një ndjesi të thellë emocionale dhe një interpretim të ndjerë që nga nota e parë deri në fund.

“Kthehu” trajton temën e dashurisë së humbur dhe dëshirës për rikthim, duke e sjellë historinë në një mënyrë të thjeshtë, por shumë prekëse. Vokali i Florim Gegës qëndron në qendër të projektit, duke e bërë këngën të komunikojë drejtpërdrejt me dëgjuesin, pa nevojë për elemente të tepruara muzikore.

Ajo që e veçon këtë projekt është edhe videoklipi, i cili vjen me një realizim të nivelit shumë të lartë. Për herë të parë në këtë stil, shfaqet një video me cilësi të jashtëzakonshme vizuale dhe standard modern produksioni, ku çdo skenë është ndërtuar me kujdes artistik, duke i dhënë këngës një dimension kinematografik.

Kombinimi i muzikës së ndjerë me një klip të punuar profesionalisht e ngre “Kthehu” në një projekt të kompletuar, që nuk mbetet vetëm një këngë, por një përjetim i plotë artistik.

Në tërësi, “Kthehu” vlerësohet si një nga baladat më të realizuara të momentit, duke konfirmuar Florim Gegën si një emër të qëndrueshëm në skenën e muzikës së ndjerë dhe emocionale. përcjell Zhurnal.mk .

Continue Reading

Lifestyle

Super energji në projektin e ri, Blerta Veseli publikon projektin ”Business”

Këngëtarja Blerta Veseli ka ardhur fuqishëm me projektin e saj më të ri muzikor, duke sjellë një atmosferë krejt tjetër në skenën shqiptare. Me stilin e saj unik, energjinë “gangsta” dhe paraqitjen plot karakter, Blerta po dëshmon se di si të tërheqë vëmendjen që në sekondat e para.

Kënga e re vjen me beat të fortë, ritëm modern dhe një vibe urban që e bën projektin të duket si një super produksion ndërkombëtar. Interpretimi i Blertës është i guximshëm, i sigurt dhe plot attitude, ndërsa klipi sjell skena dinamike, luks, stil rruge dhe një estetikë që përputhet perfekt me frymën e këngës.

Pas këtij produksioni qëndron emri i njohur NURTEEL, i cili edhe kësaj radhe ka sjellë një sound modern dhe mjaft të kapshëm për publikun. Në realizimin vizual është përkujdesur XL FILMS, duke i dhënë klipit pamje kinematografike dhe atmosferë të fuqishme urbane, ndërsa producent ekzekutiv i projektit është LABINOT NURAJ.

Blerta Veseli në këtë projekt shfaqet më e guximshme se kurrë, duke kombinuar muzikën ritmike me një paraqitje që reflekton vetëbesim, stil dhe identitet artistik. Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke e cilësuar projektin si një nga publikimet më “hard” dhe më të veçanta të momentit.

Në kohën kur tregu muzikor po mbushet me projekte të ngjashme, Blerta duket se ka zgjedhur të vijë ndryshe — me personalitet, energji dhe një frymë “street vibe” që e bën projektin të dallohet menjëherë.

Kënga tashmë është publikuar në YouTube dhe po merr reagime të shumta nga publiku e fansat e muzikës urbane.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 hours ago

Mexhiti uron Kurtin për fitoren: Kosova sot votoj për vazhdimësi dhe besim në rrugën e nisur

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se fitorja e VV-së, është një konfirmim i qartë i besimit të...

Lajme17 hours ago

Abdixhiku: Shënojmë rritjen më të madhe! Kemi fituar 20 deputetë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në konferencën për media u shpreh se Kosova edhe njëherë dëshmoi prekuri demokratike....

Lajme17 hours ago

Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye ta refuzojë emrin tim për presidente

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fare arsye që ta refuzojë...

Lajme17 hours ago

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

Kanë mbetur edhe rreth 11% deri në përfundim të numërimit të votave. Nga publikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i...

Lajme21 hours ago

Haxhilerët e BFI-së nga Shkupi, nesër kthehen nga tokat e shenjta

Myftinia e Shkupit Informon familjarët e haxhinjëve të BFI – së nga Shkupi se kthimi nga vendet e shenjta të...

Lajme21 hours ago

Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij

Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalur me një thirrje publike. Kurti ka kërkuar që të ruhet...

Lajme21 hours ago

Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve

Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja...

Lajme24 hours ago

Mexhiti: Nuk ka rëndësi me çfarë bandenteri miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti nuk e cilëson si problematik faktin që propozim ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat...

Lajme24 hours ago

“I kemi paguar” – qytetarët përballen sërish me gjoba të vjetra

Në redaksinë e Alsat kanë arritur ankesa nga qytetarë të cilët thonë se po pranojnë dokumente për pagesën e gjobave...

Lajme1 day ago

Ahmeti bënë të ditur formimin e “Komitetit të Veteranëve” të BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Çairit, ku theksoi rëndësinë e unitetit, respektit...

Trending