Connect with us

Lajme

Çmimet e naftës bien pas sulmit të Iranit

Çmimet e naftës kanë rënë pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit. Në bursën e Londrës çmimi arriti në 90 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane çmimi u ul me 29 cent, ose 0,3%, në 85,37 dollarë për fuçi.

Sulmi me më shumë se 300 raketa dhe dronë ka ngritur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal që pritet të ketë ndikime negative nëpër tregjet e Lindjes së Mesme. Çmimet gjatë javëve të fundit janë rritur duke prekur nivelet e tyre më të larta që nga tetori i vitit të kaluar. Analistët e “City Research” kanë bërë të ditur se tensionet e zgjatura gjeopolitike gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kanë çuar kryesisht naftën në 85-90 dollarë për fuçi.

Analistët shprehen se reagimi i Izraelit ndaj sulmit do të jetë kyç për tregjet globale në ditët dhe javët në vijim. Mes të tjerash ata parashikojnë se ato mund të rriten fuqishëm nëse Izraeli ndërmerr veprime hakmarrëse ndaj Iranit.

Irani është prodhuesi i 7-të më i madh i naftës në botë, sipas Administratës së Energjisë së SHBA-së, dhe anëtari i tretë më i madh i kartelit të prodhuesve të naftës OPEC. Analistët thonë se një rritje e çmimit të naftës në vazhdim do të ndikohet transporti përmes Ngushticës së Hormuzit. Meqenëse Irani aktualisht prodhon mbi 3 milionë fuçi naftë bruto në ditë si një prodhues kryesor brenda Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), rreziku i furnizimit përfshin sanksione më të rrepta të naftës dhe se përgjigja e Izraelit mund të përfshijë shënjestrimin e infrastrukturës energjetike të Iranit.

Ngushtica e cila është midis Omanit dhe Iranit është një rrugë thelbësore detare, pasi rreth 20% e furnizimit të përgjithshëm të naftës në botë kalon përmes saj. Anëtarët e OPEC-ut, Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku dërgojnë pjesën më të madhe të naftës që eksportojnë përmes kësaj ngushtice.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tetovë: Dy shoferë kapen duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohen

Më 07.12.2025 në orën 02:00, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë – f. Jazhincë, në f. Leshkë, e kanë privuar nga liria personin D.T. (54) nga f. Rataj. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e tipit “Fiat Punto”, të cilin e drejtonte D.T., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.96 promilë alkool në gjak.
Gjithashtu, në orën 02:40, në rrugën rajonale Tetovë – f. Vollkovi, në f. Brvenicë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.S. (40) nga f. Brvenicë. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e tipit “Mercedes”, të cilin e drejtonte N.S., dhe pas masave të marra është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.63 promilë alkool në gjak.
Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve do t’u hartohen parashtresa përkatëse sipas nenit 297-a “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Continue Reading

Lajme

Gashi dhe Al-Ghanim diskutojnë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe parlamentar

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit.
“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar.
Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilateral”, ka deklaruar Gashi.

Continue Reading

Lajme

Shtatë të vdekur dhe 11 të plagosur në përplasjen tragjike mes autobusit dhe kamionit në Turqi

Shtatë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën këtë të shtunë në një aksident të rëndë rrugor në Turqinë jugore, pasi një autobus ndërurban u përplas me pjesën e pasme të një kamioni të ndalur në autostradën që lidh qytetet Adana dhe Gaziantep. Sipas autoriteteve, kamioni ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, në momentin kur autobusi u përplas me rimorkion e tij rreth 90 kilometrave në perëndim të Gaziantepit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e përparme të autobusit të dëmtuar rëndë, ndërsa të gjitha viktimat dhe të plagosurit ishin pasagjerë të tij. Autoritetet po vijojnë identifikimin e tyre dhe punën hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, është marrë në paraburgim. Ndërkohë, policia ka mbyllur përkohësisht segmentin rrugor për të kryer veprimet hetimore dhe për të garantuar sigurinë e trafikut.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme24 hours ago

Tetovë: Dy shoferë kapen duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohen

Më 07.12.2025 në orën 02:00, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, në rrugën rajonale...

Lajme24 hours ago

Gashi dhe Al-Ghanim diskutojnë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe parlamentar

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan...

Lajme1 day ago

Shtatë të vdekur dhe 11 të plagosur në përplasjen tragjike mes autobusit dhe kamionit në Turqi

Shtatë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën këtë të shtunë në një aksident të rëndë rrugor në...

Lajme1 day ago

MPB: Me “Safe City” edhe ndalesat “vetëm 5 minuta” në rrugë, do të sanksionohen pa përjashtim

Kreu i SPB Shkup, Sasho Topallovski, njoftoi një shtrëngim serioz të kontrollit të parkimit në kryeqytet, me qëllim vendosjen e...

Lajme1 day ago

Shkupi jep lejen për tubimin pro-UÇK-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski doli kundër protestës që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, në...

Lajme1 day ago

Taravari: VLEN është e pamundur që të bashkohet, vetëm Mickoski mund t’i bëj bashkë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN është i pamundur të unifikohet si subjekt i...

Lajme1 day ago

Tollovia me veturat zyrtare në RMV: Qeveria nuk e di sa kilometra kanë bërë, ndërsa për institucionet tjera nuk merr përgjegjësi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna të detajuara se sa kilometra kanë lëvizur veturat zyrtare, ndërsa ka...

Lajme3 days ago

Festa e Flamurit, MPB-ja me kundërvajtje ndaj Mendi Qyrës

Policia në Strugë dorëzoi kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Komunës së Strugës dhe kryetarit Mendi Qyra për një...

Lajme3 days ago

Bastisje në Shkup dhe Kumanovë për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”

Për shkak të dyshimit për vepër penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, Ministria e Punve te Brendshme (MPB), në koordinim me...

Lajme3 days ago

19-vjeçari gjendet i vdekur në rrethinë të Shkupit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në fshatin Ognjancë të Shkupit është gjetur i...

Trending