Lajme
Mickoski: Ka ikur koha kur Reçica mund të shantazhonte
Dje Artan Grubi ka dhënë kushtin e BDI-së për mbështetje në raundin e dytë zgjedhor. Ai tha se është e nevojshme të pranohet zgjedhja e presidentit në Kuvend, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Mesazhi ynë nuk është për korrierin, por për atë që ka dalë me atë kusht dhe mendon se kështu do të mobilizojë votuesit – nuk do të ketë një ndryshim të tillë kushtetues. Ne nuk e pranojmë një ndryshim të tillë kushtetues, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Duke e parë këtë popull, tha Mickoski, se si bashkohen rreth Gordanës, rreth VMRO-DPMME-së dhe koalicionit Maqedonia juaj, dua të them se kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur.
“Populli do të diktojë tani e tutje. Pas këtyre zgjedhjeve populli po e kthen Maqedoninë. Dhe kriminelëve nuk mund të them për të gjithë, por atyre pakëve në krye të BDI-së po u them se me 8 maj mbaron Maqedonia që të jeni shtet në të cilin do të jeni të parët. Do të përgjigjeni për gjithçka që i keni bërë Maqedonisë”, tha Mickoski.
Mickoski drejtoi edhe një pyetje drejt kandidatit për president nga LSDM.
“Nëse për Stevon ky diktim i ardhur nga Reçica është i pranueshëm siç ishte edhe diktatimi bullgar. A është e pranueshme për ju që disa njerëz të vendosin se kush do të jetë president i Maqedonisë apo ky popull që nuk doni ta shihni me sy, siç thatë një ditë më parë”, pyeti Mickoski.
I bëj thirrje LSDM-së dhe Stevo Pendarovskit, shtoi Mickoski, në vend që të bëjnë plane të fshehta me BDI-në, i bëj thirrje për bashkim kombëtar dhe të dalin së bashku për ndryshim kushtetues me të cilin do të fshihet regjistrimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mos ketë kusht në mënyrë që askush të mos shantazhojë.
Lajme
Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat rriten për rreth 140 denarë
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i ngrohjes për konsumatorët e EMV-së të rritet mesatarisht me 5,96%, duke e rritur faturën mesatare mujore për rreth 140 denarë (nga 2.353 në 2.493 denarë), përcjell TV21. Për konsumatorët që furnizohen përmes ish-Ngrohtores “Shkup Veri”, tani kompania Energy Ecolink, çmimi do të rritet mesatarisht me 3,6 për qind, ndërsa për shfrytëzuesit e ESM Energjetika shtrenjtimi do të jetë rreth 5 për qind. Sipas KRRE-së, vendimi është marrë pas analizave ekonomike dhe teknike, ndërsa gjatë sezonit të kaluar sistemit të ngrohjes i janë bashkuar 1.521 konsumatorë të rinj.
Lajme
BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë një epërsi të rreme përmes, siç i quan, “anketave të fabrikuara”.
Sipas BDI-së, anketa nuk ofron transparencën e nevojshme, pasi, sipas reagimit, nuk dihet se kush e ka porositur dhe financuar, si është përzgjedhur mostra, kur është zhvilluar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota të anketimit.
Në reagim thuhet gjithashtu se agjencia që ka realizuar anketën nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit gjatë dy viteve të fundit dhe se është riaktivizuar pikërisht në periudhën kur, sipas BDI-së, VLEN-it i nevojiten rezultate për të mbuluar rënien e mbështetjes politike.
BDI përmend edhe emrin e Vesna Kuzmanoviq, duke ngritur dyshime se, sipas saj, nuk bëhet fjalë për një matje të mirëfilltë të opinionit publik, por për një “operacion propagandistik” me qëllim krijimin e një perceptimi të favorshëm për VLEN-in.
Në fund të reagimit, BDI vlerëson se publikimi i anketave nuk mund të ndryshojë vullnetin e qytetarëve, duke e cilësuar materialin e publikuar si “propagandistik” dhe duke akuzuar VLEN-in për, sipas saj, servilizëm në Qeveri, degradim të përfaqësimit shqiptar dhe përpjekje për të fshehur dobësinë politike.
Lajme
“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës
Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili.
Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet palëve, drejtuesit e skuadrës debutuese në elitën e futbollit vendor arritën ta bindin futbollistin shkupjan që të veshë fanellën kuqezi.
Adili vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Gjatë karrierës së tij ai ka ndërtuar një eksperiencë të pasur, duke mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura, si Shkëndija e Tetovës, Bylisi, Vllaznia, Shkupi, Žalgirisi dhe UTA Arad.
Me afrimin e 31-vjeçarit, Shkëndija e Haraçinës synon të fitojë më shumë siguri në repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e tij në sezonin e parë në elitën e futbollit. /SHENJA/
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
