Connect with us

Lajme

Shënohet 100-vjetori i xhamisë “Burmali” – bërthama e identitetit qytetërimor të Shkupit

Në përputhje me shpalljen e vitit 2024 si vit i shënimit të kthesave të mëdha historike për shqiptarët, ITSHKSH sot shënoi 100-vjetorin e rrënimit të xhamisë “Burmali”, duke hapur kështu një cikël aktivitetesh kulturore dhe shkencore, që nisën me promovimin e pullës postale me figurën e xhamisë “Burmali” në kuadër të aktivitetit të sotëm.

Në fjalën e tij të rastit, drejtori i ITSHKSH Skender Asani, paraqiti një pasqyrë historike për duke u bazuar në fakte dhe dokumente të gjetura në arkivat të rajonit. “Me rrënimin e xhamisë Burmali, më 1924, u bë përpjekja për ta rrënuar dhe betonizuar identitetin shqiptar në Shkup. Pushteti serb e rrënoi xhaminë, e mbylli Xhemietin dhe kështu e vijoi planin për realizimin e reformës agrare dhe kolonizimin, që në thelb kishte për qëllim t’i shpërngulë shqiptarët nga vatrat e tyre autoktone”, deklaroi drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani.

Këtë ngjarje e nderoi dhe përfaqësia e Bashkësisë Fetare Islame, në cilësinë e së cilës myftiu i Shkupit Qenan Ismaili vlerësoi rëndësinë e rezistencës aktive kundrejt angazhimeve të ndryshme historike dhe aktuale për tjetërsimin e vendit dhe shoqërisë, duke falënderuar veçanërisht Institutin për përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Ndërkaq, këshilltari shkencor i ITSHKSH Zeqirija Ibrahimi vlerësoi: “Rrënimi i xhamisë “Burmali” nuk është thjesht rrënim i një faltoreje myslimane, sepse në Shkup janë rrënuar mbi 100 të tilla dhe askush nuk i ndërmend. Por, rrënimi i xhamisë “Burmali” është njësoj sikur t’i rrënohet Romës Koloseumi ose Kisha e Shën Pjetrit, sikur Stambollit t’i rrënohet Aja Sofija ose Parisit t’i rrënohet Porta Triumfale. Xhamia “Burmali” ishte bërthama e identitetit qytetërimor të Shkupit, andaj rrënimi i saj ishte tendencë për ta zhdukur atë shtresë qytetërimore.”.

Në përurimin që iu bë pullës re postale me figurën e xhamisë Burmali, drejtori i Filatelisë së Postës së RMV-së Gani Dardhishta tha se me lëshimin e saj mbahet gjallë kujtimi i kësaj xhamie si një simbol qindravjeçar i qytetit të Shkupit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nga Maqedonia drejt fqinjëve: Toshkovski zbulon destinacionin e barnave ilegale

Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër për tregjet e vendeve fqinje, deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Sipas tij, hetimi është zhvilluar mbi bazën e veprimeve të mëparshme operative dhe provave të siguruara nga telefonat celularë të sekuestruar, të cilat kanë çuar në zbulimin e grupit të dyshuar kriminal.

Procedurë është ngritur ndaj tetë personave, ndërsa hetimi përfshin dyshime për kontrabandë, mashtrim doganor, ryshfet dhe pastrim parash.

Toshkovski tha se aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike dhe se hetimet për rastin vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

Nga ASH thonë se rasti kërkon një përgjigje të menjëhershme nga koalicioni VLEN, duke rikujtuar premtimet e bëra më herët lidhur me ndalimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në kufijtë e Maqedonisë së Veriut.

“Më 15 mars 2025, Izet Mexhiti deklaronte publikisht se ishte arritur marrëveshje që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndaloheshin më në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe premtonte një zgjidhje sistemore, ligjore dhe të përhershme. Një çerek shekulli në pushtet dhe në funksione publike, ndërsa Izet Mexhiti ende u flet shqiptarëve me premtime për ‘zgjidhje të përhershme’. Sot, realiteti po dëshmon diçka tjetër”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia rikujton edhe rastet e mëparshme të ndalimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur Blerim Ramadanin, i cili u arrestua në korrik të vitit 2024, si dhe Emin Bajramin, i ndaluar në shkurt të vitit 2025.

“Çfarë ndodhi me atë marrëveshje? Sepse ky nuk është rasti i parë. Blerim Ramadani u arrestua në korrik të vitit 2024. Emin Bajrami u ndalua në shkurt të vitit 2025. Sot kemi rastin e Fadil Pushkollit. VLEN duhet t’i tregojë opinionit publik se çfarë vlere kanë premtimet e tyre kur ish-pjesëtarë të UÇK-së vazhdojnë të përballen me fletëarreste të lëshuara nga Serbia në territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga ASH.

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga institucionet kompetente transparencë të plotë për rastin e Pushkollit, respektimin e të drejtave të tij dhe sqarimin e bazës juridike mbi të cilën është bërë ndalimi.

Continue Reading

Lajme

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer pronarit një shumë prej 11 mijë eurosh, shkruan Strugalajm.

Paratë i kishte humbur Denisi nga Labunista, i cili pas rikthimit të shumës ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij ndaj Nikut për gjestin e treguar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denisi e ka falënderuar publikisht Nikun nga Veleshta, duke e cilësuar si një njeri me shpirt të pastër dhe ndërgjegje.

“Faleminderit BOSSI NIKU, ZOTI SHËNDET”, shkruan Denisi në mesazhin e tij të falënderimit.

Rasti është pritur pozitivisht, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej 11 mijë eurosh, e cila u rikthye te pronari i saj.((StrugaLajm.com)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme20 hours ago

Nga Maqedonia drejt fqinjëve: Toshkovski zbulon destinacionin e barnave ilegale

Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa...

Lajme20 hours ago

ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, nga autoritetet e Maqedonisë së...

Lajme20 hours ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer...

Lajme20 hours ago

Sërish gëzim në Klinikën e Fëmijëve në Shkup! Bajrami i vogël fitoi betejën e vështirë me sëmundjen

Edhe një rast suksesi në Klinikën për Fëmijë në Shkup, përcjell TV21. Zilja e fitores ka kumbuar sërish, këtë herë për Bajramin,...

Lajme20 hours ago

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Shasivari: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin

Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari për vendimin e Gjykatës Speciale...

Lajme20 hours ago

Kasami: Krerët e UÇK-së janë dënuar me dëshmi nga Beogradi

Deklarimet e fundit të ministrit të Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, për sa i përket dënimeve të shqiptuara...

Sport2 days ago

Adrian Hadribeaj, krenaria shqiptare e MMA në SHBA, takon Edi Ramën në Michigan: Një ëndërr e madhe për Tiranën

Kampioni shqiptar i MMA-së në SHBA, Adrian Hadribeaj, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një mbrëmjeje me...

Lajme2 days ago

Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i...

Lajme2 days ago

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti...

Lajme2 days ago

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar. “Më 21.09.2026 në...

Trending