Connect with us

Lajme

Taravari: Tërmeti filloi sot, më 8 maj do të jetë ndryshimi

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari në konferencë për media, pas përfundimit të procesit zgjedhor për raundin e parë, falënderoi të gjithë qytetarët që kaun votuar.

Ai tha se këto zgjedhje kanë pjesëmarrje më masovike dhe se çdoherë kur ka masivitet paralajmëron ndryshimin.

Taravari u shpreh se si VLEN jaën të lumtur se kanë fituar vota në përgjithësi nga shqiptarët.

“Të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit tanë janë atë që e kanë në dorë fitoren. Do të garantojmë çdo votë se është e sigurt. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Tërmeti nisi sot, por dridhja do të jetë më 8 maj kur do të jenë zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Në garën për president do të dilnim me një kandidat të përbashkët shqiptar, VLEN e prishi marrëveshjen dhe kandidoi Taravarin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M, ka shprehur mirënjohje për marrjen e një sërë nderimesh si qytetar nderi në disa qytete, duke përfshirë Tropojën, Prizrenin dhe kryeqytetin e Shqipërisë, në njohje të kontributit të tij për çlirimin kombëtar. Kjo iniciativë ka ardhur para zgjedhjeve parlamentare dhe ka gjetur mbështetje të gjerë politike, me Vetëvendosjen që ka votuar për të në Prizren dhe komunën e Junikut që ka bërë kërkesën për të njëjtin titull.

Në një zhvillim të ri politik, lideri ka ndarë detaje rreth përpjekjeve për konsensusin politik në Maqedoninë e Veriut, duke propozuar një personalitet të papërfshirë në politikë për postin e presidentit, një ide që nuk u realizua. Si rezultat, BDI ka nxjerrë kandidatin e vet, Bujar Osmanin.

“Inicjative për ta marrë titull qytetarë nderi ka qenë që shumë më herët, para zgjedhjeve parlamentare, unë jam shpallur qytetarë nderi i Tropojs, të Prizrenit, dhe të kryeqitetit të Shqipërisë, si kontribues për çlirim kombëtar dhe asnjë njeri kundër nuk ishte. Vetëvendosje ka votuar që unë të zgjidhem qytetarë nderi në Prizren, kërkesa ka qenë prej komunës së Junikut që unë të shpallem qytetarë nderi. I pari ma ka uruar Ftos Nano, i dyti ma ka uruar Driton Shehu.
Unë kam përcjell 9 kryeministria, por mua më ka përzgjedh populli. Kemi biseduar me zotin Taravari i kam propozuar zotit Taravari që të gjejë një personlitet që nuk është përfshirë në fuhën politike, të cilin do ta votonin të gjithë, sespe nuk bëmë konsensus për president me palën maqedonase. Më tha a ke ide, thash për të ta lehtësuar kandidat i mirë do të ishte Imer Selmani i cili një her ka qenë kandidat, dhe padyshim që të gjitha partitë politike do ta mbështetnin. Kjo pastaj nuk ndodhi dhe unë nuk kisha rrugë tjetër dhe nxorrëm kandidatin tonë Bujar Osmanin./tvklan.mk/

Continue Reading

Lajme

Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se qëllimi i vetëm i vendit të tij me pezullimin e tregtisë me Izraelin është të detyrojë Tel Avivin të shpallë armëpushim ndaj ofensivës vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

“Qëllimi ynë i vetëm është të detyrojmë në armëpushim qeverinë e kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, e cila ka dalë jashtë kontrollit për shkak të mbështetjes së pakushtëzuar nga Perëndimi”, tha Erdoğan teksa iu drejtua anëtarëve të një grupi kombëtar biznesi në Istanbul.

Erdoğan në fjalimin e tij para anëtarëve të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur, iu referua një vendimi të shpallur nga Ministria e Tregtisë e Türkiyes sipas së cilit Ankaraja kishte pezulluar të gjitha operacionet e eksportit dhe importit me Izraelin për shkak të “agresionit të saj kundër Palestinës në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat njerëzore”.

Duke kritikuar edhe një herë vendet perëndimore për mbështetjen e qeverisë së Netanyahut, Erdoğan tha se ai priste që këto vende të “sulmojnë” Türkiyen për vendimin e saj.

“Ne e dimë mirë se si Perëndimi do të na sulmojë për shkak të kufizimeve tona tregtare kundër Izraelit”, tha ai, duke pohuar se Türkiye do të “bëhej një shembull” për vendet e tjera në rajon.

“Kur të arrihet armëpushim dhe të lejohet ndihmë e mjaftueshme në Gaza, qëllimi ynë do të jetë i përmbushur. Veprimi i Türkiye-s do të jetë shembull për shtetet tjera”, tha ai.

Duke bërë thirrje për qetësi në rajon, presidenti turk tha: “Ne nuk kërkojmë armiqësi apo konflikt me asnjë vend në rajonin tonë. Ne nuk duam të shohim përleshje, gjak dhe lot në rajonin tonë”.

Më herët gjatë ditës, Erdoğan kishte thënë se qeveria e tij ndaloi të gjithë tregtinë me Izraelin, e cila arrin në rreth 9.5 miliardë dollarë.

Duke folur me gazetarët pas faljes së namazit të xhumasë në Istanbul, presidenti turk tha se ata “e mbyllën atë derë” në tregtinë me Izraelin në mes të sulmeve të vazhdueshme në Rripin e Gazës.

“Kishte një vëllim tregtar prej 9.5 miliardë dollarësh mes nesh”, tha Erdoğan, duke iu referuar Türkiyes dhe Izraelit dhe duke shtuar: “Duke injoruar këtë vëllim tregtar, ne mbyllëm derën”.

Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në enklavën palestinezë që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, për të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afër 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 34.600 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 77.800 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.

Më shumë se gjashtë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Nuk më shkon ndërmend të flas për ndarje të resorëve pa kaluar 8 maji

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se përveç deklarimeve publike nuk ka patur lloj tjetër të komunikimit me askënd.

Sa i përket spekulimeve për ndarje të resorëve, dhe asaj se Izet Mexhiti, do të drejtojë ministrinë e Punëve të Brendshme, Mickoski tha se ata personalisht ajë të fokusuar në arritjen e rezultatit historik në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Synojmë të kemi shumicë në kuvend, synojmë 61 deputetë, e kam informuar opinionin për telefonatën me Taravarin kur ja urova rezultatin kualitativ në zgjedhje….Ditëve të fundit po flitet për ndarje të resorëve… As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje të kuadrove deri sa nuk kalon 8 maji, deri sa nuk shihen rezultatet dhe numrat”, tha Mickoski.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 days ago

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Në garën për president do të dilnim me një kandidat të përbashkët shqiptar, VLEN e prishi marrëveshjen dhe kandidoi Taravarin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M, ka shprehur mirënjohje...

Lajme2 days ago

Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se qëllimi i vetëm i vendit të tij me pezullimin e tregtisë me...

Sport2 days ago

Derbi të shtunën, Shkupi pret Shkëndijën në Çair

Fundjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Të...

Lajme2 days ago

Mickoski: Nuk më shkon ndërmend të flas për ndarje të resorëve pa kaluar 8 maji

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se përveç deklarimeve publike nuk ka patur lloj tjetër të komunikimit me askënd....

Lajme3 days ago

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Një rast i dhunës mes grave në Bit Pazar qëndron në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme....

Sport3 days ago

Struga ia beson pankinën Meriton Gegës

Vetëm pak orë pasi njoftuan ndarjen me trajnerin Shpëtim Duron, kampionët aktual të Strugës drejtimin e skuadrës ia kanë besuar...

Lajme3 days ago

Angelov: Jo VMRO-ja, luftën në 2001 e nisi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti!

Joserioze dhe e papërgjegjshme është deklarata e Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, se luftën në vitin 2001 e nisi VMRO-DPMNE-ja...

Lajme3 days ago

Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirët në histori

Kryetarit të Bashkimit Demokratitk për Integrim, Ali Ahmeti, i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë. Kreu i Bashkisë së...

Lajme3 days ago

Ahmeti: I dashur Edi, sot edhe ju e keni Skënderbeun në qendër të Tiranës, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në fjalën e tij...

Lajme3 days ago

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi”. Kryeministri Edi Rama u bë...

Trending