Lajme
Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!
Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari mbrëmë pas mesnate pas numërimit të gjitha kutive të votimit shkroi: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!
Kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani në konferencën për media, tha se ata kanë korrur fitore edhe në Gostivar.
Përndryshe nga 100% të vendvotimeve, Arben Taravari ka fituar 9 895 vota kurse Bujar Osmani 9 820 vota.
Lajme
Ali Ahmeti: Përballë kemi VMRO-në e jo Opozitën Shqiptare
Me plis të bardhë në Hasanbeg, në tubime në Likovë e Haraçinë, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, sërish u bëri thirrje shqiptarëve që të reshtohen me Frontin Evropian, pasi sipas tij, përmes këtij fronti vendi do të hapërojë drejt integrimit evropian.
Ahmeti I bëri ftesë edhe opozitës shqiptare që të bashkohet në këtë Front.
“Askujt nuk i pëlqen uniteti i shqiptarëve. Ne përballë kemi VMRO-në, të vegjël janë këto tanët. Le të vijnë me ne. Ne I kemi vëllezër të gjithë. Vërtetë keni për cka të votoni për drejtues të mirëfilltë, do ja shohim hajrin të gjithë”, u shpreh Ahmeti.
Ali Ahmeti kishte edhe një mesazh për bashkëqytetarët maqedonas. Ai tha se Traktati I Miqësisë me Bullgarinë dhe Ndryshimi i Kushtetutës nuk rrezikon popullin maqedonas.
“Nuk ka të bëjë me asgjësim e tjetërsim të bashkëqytetarëve taë maqedonas, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Ndryshimi I Kushtetutës. Asgjë nuk e rrezikoi Marrëveshja paqësore e Ohrit, as identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas as integritetin e shtetit”, tha Ahmeti.
Ndryshe, Fronti Evropian, sonte në ora 20.00 mban tubimin përmbyllës për zgjedhjet e 8 majit.
Tubimi do të mbahet në sheshin e Tetovës, ku pritet të jenë pjesëmarrës të gjithë partitë pjesë e këtij fronti.
Lajme
Mickoski: Nuk do të habitem nëse kemi 61 deputetë
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka dekalruar se në këto zgjedhje është afër shumicës në Parlament dhe nuk do të habitet nëse do të kenë 61 deputetë.
“Besoj se të mërkurën do të kemi fitore bindëse të dyfishtë, Gordana Siljanoska Davkova do të jetë presidentja e ardhshme e Maqedonisë, ndërsa koalicioni “Maqedonia jote” dhe OBRM-PDUKM-ja do të kenë 61 deputetë”, deklaroi Mickoski para Kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit”.
Sipas tij, suksesi para së gjithash, është ajo që ndodhi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe deklaroi se pret një numër të madh të votuesve edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Mirënjohje për qytetarët maqedonas. Falënderoj të gjithë ata që votuan për presidenten e ardhshme Gordana Siljanovska Davkova dhe paraprakisht falënderoj të gjithë ata qytetarë të cilët ndjej se do të dalin masivisht në zgjedhjet e së mërkurës dhe masivisht do të votojnë për presidenten e ardhshme dhe për koalicionin “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja”, shtoi Mickoski.
Lajme
Kasami: Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar VLEN-in
Sot bartësi i listës nga Koalicioni VLEN në NJZ 6 dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbajti një konferencë shtypi ku shpalosi ofertën e Koalicionit VLEN e cila ka të bëjë me mërgimtarët. Kasami, përcjell SHENJA, tha se koalicioni VLEN angazhohet për subvencionim të taksave dhe tatimeve të mërgimtarëve që kthehen në vend, si dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin dhe aplikim të sistemit të kredive.
“Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit, priten ende të vijnë edhe sot edhe në ditët në vijim deri në 7 maj, kur do të vijnë edhe kontixhenti i fundit i mërgimtarëve. Ne urojmë që ata të mos kenë pengesa në kufi, sepse kemi informata që pushteti I BDI-së tenton të problematizojë ardhjen e tyre dhe kemi informata që kanë nxjerrë militantë partiakë të punësuar në doganat e Maqedonisë dhe në policinë e shtetit për të penguar dhe për të orientuar se kë do votojnë”, ka deklaruar Bilall Kasami.
-
Lajme2 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Sport7 years ago
These ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Lajme3 months ago
Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar
-
Lajme3 months ago
Etiketat me shenjën NMK për targat do të jenë pa pagesë për qytetarët
-
Lajme2 months ago
Vrasje në Bllacë të Shkupit
-
Lajme4 months ago
Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrahë për vdekje i riu nga Podujeva (VIDEO)
-
Lajme3 months ago
39 vjet burg për të akuzuarit për rastin “Llaskarca”