Lajme
Kompanitë e sigurimeve do të vendosin nëse do t’ua kthejnë paratë qytetarëve të RMV-së
Rreth 10 mijë automjete janë siguruar në ditët kur kompanitë e sigurimit e rritën policën me 15%. Është kthyer çmimi i vjetër, por pyetja mbetet se kush do t’i dëmshpërblejë më shtrenjtë qytetarët që kanë siguruar një makinë.
Propozimi për rikthimin e çmimeve të vjetra ka kaluar në Qeveri, pritet botimi i tij në Fletoren Zyrtare. Ndaj kësaj kanë reaguar ashpër kompanitë e biznesit të sigurimeve, me mesazhin se vendimi është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar të sektorit, njoftoi Telma.
Ata pretendojnë se e kanë marrë vendimin për çmimin më të lartë të policës për shkak se ka më shumë se 10 vjet që nuk ka ndryshuar, ndërkohë që shpenzimet e tyre janë rritur. Por analizat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve rezultuan se rritja e çmimit ishte e pabazuar.
Lajme
Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota.
Ai ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët nuk është e njëjtë.
“Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, deklaroi Osmani,.
Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve të preferuar”.
“Ne kishim një garë të rëndë me VLEN-in dhe kemi fituar. Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Evropian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre nuk vlen? Ky debat është serioz. Marrëveshja e Ohrit ka sjellë mekanizma për mbrojtje të bashkësive joshumicë. Dhe kjo nuk është e BDI-së. Kjo do t’i hidhërojë të gjithë shqiptarët, për shkak se ata do të vendosin të ndjenjë se vota e tyre është e pavlefshme, dhe do të hap shumë tema dhe tema të tilla nuk janë të nevojshmë”, ka thënë Bujar Osmani për Kanal5 , ka shtuar ai.
Lajme
E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.
– Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur në lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.
Lajme
Krerët e Frontit Evropian bëhen bashkë: Bashkë për fitoret e radhës!
Në rrjetin social facebook, krerët e Frontit Evropian kanë publikuar një fotografi së bashku.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në mbishkrimin ka shkruar: Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!
Në fotografi përveç Ahmetit shihet edhe Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas, Fatma Osmanovska, Skender Rexhepi-Zejd, Munir Kolashinac.
-
Lajme3 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lifestyle3 days ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme3 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 week ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Sport7 years ago
These ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Lajme3 months ago
Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar